
Nga Gjergj Meta
Po sigurisht që e ka. Më ndiqni me kujdes se nuk është e gjatë ;-( !
Qysh në faqet e para të Biblës thuhet se Zoti e krijoi njeriun në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e tij (Zan 1,27), çka do të thotë se njeriu është si të themi një lloj profili i Hyjit në jetën e tokës. Nëse face dhe book janë dy fjalë që thonë fytyrë dhe libër ndaj mund të themi se njeriu është pikërisht një libër ku Hyji ka vendosur fytyrën e tij, madje e ka gdhendur atë. Ndonjëherë e keni dëgjuar se është thënë jepini Cezarit çka i takon Cezarit e Hyjit çka i takon Hyjit (Mt 22,21). Mirë pra, ndërsa Cezarit i përket monedha me fytyrën e tij, Hyjit i përket njeriu me fytyrën e Tij e cila është e gdhendur në të.
Imagjinoni për pak çaste njeriun si një profil fb password-in e të cilit e ka Zoti, por që njeriun e ka caktuar administrator të faqes së tij, duke ia lënë të hapur, ndërsa password-in e mban gjithmonë ai vetë, spese vetëm ai ka në dorë “kodin” e pemës së jetës, të së mirës dhe të së keqes (Zan2,17) . Tek njeriu gjenden të gjitha informacionet rreth Hyjit, aty Hyji poston statuset e tij, vendos emotion symbols e në fytyrën e njeriut mund të shohësh e perceptosh atë çka Hyji është.
Sapo njeriu lind është një profil në fazën fillestare e në fillim ka një fytyrë, më pas një emër e një mbiemër,më pas fillon e shton friends-at. Po ashtu të qarat e të qeshurat e para janë status-et e tij të para të ndrojtura, të një jete që po nis. E menjëherë nisin komentet e para të familjarëve që janë përgjithësisht të qeshura, të bërtitura gëzimi për fëmijën e ardhur dhe ledhat e tij. Sapo dalin kicat e parë janë si foto të hedhura, por që nganjëherë nuk dalin aq mirë se dhëmbët kanë edhe dhimbje e grindje, e kështu emotion symbols nganjëherë janë .
E dalëngadalë fillon rritja, zgjerohet rrethi, të ftojnë në grupe e pages të ndryshme, e aty takon të tjerë si ti e kështu lind një community (bashkësia). Rriten mundësitë e të thuhet se ka shumë njerëz të tjerë që mund të njohësh e të takosh (ku dy ose tre janë të bashkuar në emrin tim unë jam me ta Mt 18,20). Face, Fytyra e Hyjit tregohet në bashkësinë e në jetën njerëzve.
Ja shikojeni vetë buzëqeshjen e një fëmije të vogël. A nuk është buzqëqeshja e Hyjit? Shikoni gëzimin e dy të rinjëve që dashurohen, a nuk është përçimi më i bukur i dashurisë? Një familje që jeton në dashuri e paqe a nuk janë këta fotot më të bukura që njeriu vendos në profilin e tij nga ku të tjerët mund të shohin bekimin e Zotit. E sa ka kështu pambarimisht e pafundësisht çdo ditë :-).
Por nganjëherë e madje shpesh njeriu si administrator i keq krijon profile fallso për vete ose edhe për të tjerët . Po, janë ato maskat që ne vendosim kur i largohemi të mirës e të bukurës. Atëherë flasim nën emra të tjerë, me profile të tjera, mund të bëhemi edhe hackera ose të tjerët përpiqen të na hakerojnë. Vendosim foto që nuk janë fotot tona, identitete që nuk janë identitetet tona. Shkruajmë dhe vendosim atë çka nuk mendojmë e çka nuk jemi. Kështu nis një histori e trishtë gënjeshtre për të tjerët e për vete. Njerëzit mendojnë se po flasin me dike, por në të vertët po flasin me dikë tjetër. Një profil i rremë është një mashtrim i madh. Po, janë ata kompromise që bëjmë gjatë jetës e që shtrembërojnë në fytyrën tone, fytyrën e Hyjit. Në këtë rast ne shpërfytrohemi, nuk jemi më libri që ka të vizatuar fytyrën e Hyjit, por jemi thjesht një diçka tjetër që është e paemër ose me një emër tjetër. Nuk jemi më facebook-u i Zotit … . Për të gjetur fytyrën e Hyjit duhet gërrmuar në history.
Dëshirojmë të lirohemi nga ky profil fallco, nuk e duam, por na mban të tërhequr, na krijon një vartësi nga e cila nuk shkëputemi dot dhe na bren çdo ditë, sepse e keqja bren vetveten.
Atëherë duhet rikthyer mbrapsht gjithçka, edhe një herë në ditët e para kur ishte gjithçka me e bukur, e të shihet ku ka filluar e mbrapshta, ku është këputur filli?
Administratori i madh, i Zoti i profilit, ka ruajtur gjithçka tonën dhe është gati të na e tregojë kur ne ta duam, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ai, edhe pse ne kemi abuzuar me proflin e tij, është gjithmonë në pritje për të na ripërtërirë profilin tonë atë të parin (Lk 15, 11-32), spese atij i intereson që nëpërmjet nesh t’i tregohet botës dashuria e tij. Ndaj kur dhe nëse ne duam ai bën një klik dhe refresh. Ndoshta do kohë të vijë aty ku duhet, por mund të bëhet.
Hyji pra ka Facebook dhe facebooku i tij je ti! He is addicted to you! Lejoje veten të jesh profili i Hyjit në realitetin ku jeton. E tani të lutem një


Leave a Reply