
ANTON ÇETTA, MIRË SE VJEN NË GJAKOVË ! KUR ?
“Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar…”.(Anton Çetta)
“Ishte 9 maj 1990, festa e “Shën Kollit” “… në fshatin Sellagrazhdë, famullia Velezhës, komuna e Prizrenit “. Kishim vendosur që për këtë festë të kremtonim edhe pajtimin e gjaqeve në ato hapësira, së bashku shqiptarët katolikë dhe myslimanë. Kjo e kishte “turbuar” Serbinë, sidomos pas ngjarjes historike të Verrat e Llukës /1 maj 1990/, ku NDODHI POPULLI.
Më 3 maj 1990 Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë me dekret e kishte ndaluar pajtimin e gjaqeve në Kosovë dhe më gjerë me këto arsye:
• Sepse populli shqiptar nuk ka traditën e faljes së gjaqeve, (gjë kjo që nënkuptonte dëshirën e tyre: le ta vazhdojnë traditën e vrasjeve! (vr. ime).
• Këtë lëvizje e udhëheq Anton Çetta, me “njëfarë” prifti katolik shqiptar, Don Lush Gjergji, edhe pse shumica e shqiptarëve janë myslimanë;
• E tërë kjo lëvizje është kryekëput kundër popullit serb në Kosovë dhe kundër Serbisë.
Prof. Anton Çettën e kishin ndalur dhe burgosur, mua më kishin kërcënuar deri me vdekje dhe me pushkatim, popullin e kishin keqtrajtuar në format më të vreshta, por kot, sepse tashmë Shqiptarët e shijonin pajtimin, vëllazërinë gjithshqiptare, bashkimin në dallime.”
Përkujtojmë sot më 3 janar prof. Anton Çetën, gjakovarin e madh, intelektualin e ndritur, mbledhësin e shquar të folklorit, shkrimtarin e njohur e pajtuesin e palodhur të gjaqeve, në përvjetorin e lindjes.- thoshte Don Lush Gjergji.
Po sot si ta kujtojmë ? Me një Shatore të madhe në qendër të Gjaokovës. Kur?Gjakovari Prof. Anton Çeta lindi në Gjakovë më 3 janar 1920. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Tiranë, në Korçë e në Milano të Italisë. Deri në vitin 1950 studioi romanistikë në Universitetin e Beogradit ku, posa u diplomua, nisi punën e asistentit në katedrën e albanologjisë.Me hapjen e fakultetit filozofik të Prishtinës, Prof. Anton Çeta u emërua ligjërues për letërsinë e vjetër shqipe. Nga viti 1968 e deri sa doli në pension, vijoi të punonte së bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke kryesuar degën e folklorit dhe botimin e revistës “Gjurmime albanologjike” – folklor e etnologji.
Gjakovarit Prof. Anton Çeta me një shtaore në Gjakovë.Krenaria e Gjakovës dhe e mbarë shqiptarisë.
“Me shumë bindje dhe kënaqësi mund të them se pata fatin, rastin, dhuratën dhe hirin e Zotit që të isha një ndër bashkëpunëtorët e të palodhshmit, të paprintueshmit dhe të pavdekshmit prof. Anton ÇETTA në lëvizjen e madhe të pajtimit të gjaqeve. Ai gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së tij të mëhershme ishte “Bleta” që mblodhi “nektarin” më të mirë të popullit shqiptar, me letërsinë dhe traditën gojore, etnografike dhe folklorike, me grumbullimin dhe sistemimin e thesarit të rëndësishëm dhe të çmuar popullor për ne dhe për brezat e ardhshme.- shkruan Don Lush Gjergji “
Anton Çeta ndoshta më mirë se akush prej nesh e njihte fare mirë dhe për së afërmi dhe në brendi e thellësi shpirtin e lënduar dhe të robëruar të popullit shqiptar nga vuajtja, vetmia, izolimi, kërcënimi i gjak – hakmarrjes, e cila nuk ishte asgjë tjetër përpos vëllavrasje dhe përfundimisht vetëvrasje – bashkëpunim me sundimtarët e huaj. Shi për këtë ai ishte tejet i motivuar, gjithnjë i frymëzuar më tepër se kurrë në këtë nisje fatbardhe dhe të bekuar, do të thoja edhe më tepër, providenciale.
Së bashku me rininë tonë, me botën e kulturës dhe të artit, me krijuesit e profileve të ndryshme, me hoxhallarë dhe meshtarë, me një fjalë me të gjithë, kishte krijuar një “orkestër” unik të pajtimit të gjaqeve, të cilin ai e “dirigjonte” me shumë mjeshtri dhe me dashuri.
Pranvera e madhe e vitit 1990 me Pajtimin e Gjaqeve, Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nëna Terezë”, Luftën kund Analfabetizmit, që shprehej me krijimin e sistemit paralel shkollor dhe shëndetësor, e kishte vetëm një Protagonist, Popullin Shqiptar, një Prijës dhe Frymëzues, Prof. Anton Çetën, një qëllim dhe përcaktim, takimin, afrimin dhe bashkimin e mbarë popullit rreth një ideali, LIRISË DHE PAMVARËSISË.
Atë kohë ishim më shumë se sot!
Të tjerët po na vrasin vazhdimisht, a duhet atëherë edhe ne të vritemi me njëri-tjetrin?… Jo, duhet të jemi si kurrë më parë afër dhe së bashku me njëri-tjetrin, sepse na presin sprova dhe rreziqe të ndryshme edhe më të mëdha…” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo un popolo che perdona, EMI, Bologna, 1997, fq. 48: Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 31-105).
Gjakmarrja , një e keqe e ardhur dhe e futur në gjakun tonë nga turqit !-thot Kadareja
Falja e gjakut është trimëri kulmore, kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës sonë, sepse pa flakjen e kësaj dukurie, kancerit shpirtëror shqiptar, nuk ka liri dhe demokraci të mirëfilltë….
Pajtimin e gjaqeve nuk e kërkonim kurrë në emër të vrastarit dhe kriminelit, por në emër të të pafajshëmve, mbi të gjitha në emër të Zotit dhe të Popullit shqiptar, të fëmijëve dhe të rinisë, për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë.E keqja kurrë nuk e mund të keqen, por vetëm e mira, falja dhe pajtimi nuk lejojnë që “zinxhiri” i traditës t’na ngulfat dhe t’na fundosë paskajshmërisht në vëllavrasje dhe vetëvrasje.
Ja si e përshkruante Anton Çetta këtë lëvizje: “Në fillim të shkurtit 1990, disa studentë të Pejës me disa mësimdhënës kishin themeluar “Këshillin e Pajtimit” për ta pajtuar popullin. Tentimi i parë ishte disi i suksesshëm, kemi pajtuar një rast vrasje, ndërsa në pesë raste tjera kemi marrë “besën” për tre muaj. Fillimi ishte në fshatin Lumbardh dhe Raushiq afër Pejës… Rinia ka punuar shumë me javë të tëra për t’i zbuluar këto raste, për t’i përgatitur njerëzit për paqe. Sipas mendimit tim janë katër arsye kryesore të pajtimit. Në rend të parë ishte një propozim human dhe kishte për qëllim kryesor “paqen mes njerëzve”. Në rend të dytë propozimi ishte në duar të njerëzve të vlefshëm, të rinisë dhe të inteligjencës… Populli fill e përqafoi këtë propozim… S’duhet harruar edhe momentin historik të ngjarjeve si dhe domosdoshmërinë e pajtimit për krijimin e shoqërisë pluraliste dhe demokratike…” (Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex-Jugoslavia, EMI, Bologna, 1993, fq. 70-71. Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 25-80).
“Baca Anton ishte dukshëm i lodhur, por edhe i disponuar. Më tha kështu: “Don Lush, prekma pak shpinën. A kam ende shpinë?”.Unë iu përgjigja: “Si jo, në shpinën tënde është mbarë Kosova, edhe më tepër, populli shqiptar!”.Ai si në hoka më tha: “Nuk e di a kam më shpinë, aq jam këputur… A ka ndonjë vend ku mund të mbështetemi pak para se të dalim para popullit në kremtimin e pajtimeve të gjaqeve?”.Dhe u mbështetem në një odë të madhe, ai me një skaj, unë dhe bashkëpunëtorët tjerë, në një skaj tjetër, diku afro një ore. Pas këtij pushimi kaq të nevojshëm, baca Anton më tha: “Tash mund të qëndroja në bisedime edhe për ndonjë ditë dhe natë… Ja, kështu është puna me popull dhe për popull. Njeriu i tejkalon edhe nevojat biologjike, çdo pengesë… Këtë e kemi sprovuar shpeshherë gjatë pajtimeve të gjaqeve… Motivimi dhe dashuria bëjnë mrekulli!…”.
Shtatorja e gjakovarit Anton Çetta në Gjakovë , nderë ,obligim ,shpirtbardhësi dhe falënderim për Anton Çettën. Lavdi !
Fahri Xharra, 20.06.15 Gjakovë
Literatura :
http://www.revistadrini.com/2012/01/gjakovari-prof-anton-ceta-ne-pervjetorin-e-lindjes-1920-1995/
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_32510/Don-Lush-Gjergji:-Anton-%C3%87etta-Babai-i-Pajtimit.html
http://tribunashqiptare.net/?p=18962
http://botasot.info/kosova/59147/1ZEjBGR/
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
PAJTIMI I GJAQEVE, NGJARJE HISTORIKE E LAVDISË

AJTIMET E VITIT 1990, ORA MË E MADHE SHQIPTARE E NGJARJEEVE TË SHEKULLIT PËR HISTORINË TONË
Viti 1990 padyshim ishte viti më i organizuari dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetemrimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e univesitetit, gazetave e mjeteve tjera tëinfotmimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm. Kjo lëvizje u emrua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh Dr.Ibrahim Rugova, njeriu i cili i dinte hallet e popullit dhe atdheut. Natyrisht se Dr. Rugova kishte pranë vetes edhe njerz të njohur si atdhetar, njerz të vendosur, të urtë dhe se me sjelljet e Tij ua hapte popullit rrugen që të hapin fronte të reja të zhvillimit të pluralizmit politik, të vetorganizimit dhe të aksioneve tjera me karakter kombëtar. Pajtimet filluan. Dikush thoshte se e filloi Avdi Kelmendi nga Lipjani, dikush thonin se nisi në Lumbardh por kjo skishte rëndësi atë vit.Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun. Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çettës dhe profesorve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualve kudo që gjendeshin, akademikëve, puntorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike. Nuk kishte të bardh e as të kuq, nuk kishte të mdhej e të vegjel, nuk kishte bajraktar e agallar, nuk kishte…
Kishte motra e vllëzër, kudo të barabart dhe kudo me entuziazmin patriotik kombëtar, me në krye Prof.Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesoresh, stundentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vllëzër. Heronjët e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin. A ka më bujar e më krenar se falsi? Faleshin qindra e mijëra gjaqesh për atdhe, për flamur e për Anton Çettën, për Ibrahim Rugoven. Kush mundej ti ndalte lotët kur motra falte gjakun e të vetmit vlla. Kur një fals falte tri e kater gjaqe.Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosoves e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime,Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosoves dhe kudo, e kudo në viset tjere, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë. Ky fillim i këtij aksioni madhështor nisi me entuziazmin e popullit, me një vullnet aq të madh saqë askush nuk i mendonte sakrificat sepse përballë kishim një armik gjakpirës. Por askush më smundi ta ndal vrullin e këtij populli liridashës që sot gëzonte konqe, çburgoste fëmijë, burra e gra…sot të gjithë ishim stërnipa të Skënderbeut, priftrinjë e hoxhollarë, profesor e katundar, nxënës e student, ishim pajisur me urti e guxim, për ta çrrënjosë plagen më të rëndë që kishte kombi.
Madhështinë e këtij viti ia shtoi edhe unifikimi i faktorit politik kombëtar. Asnjë nuk ishte as kunder LDK-së e as kundër Presidentit Rugova, por përkundrazi si motra e vllëzër, merrnin shembullin e urtë të Nënes Tereze, të Anton Çettës dhe Ibrahim Rugoves dhe njeriu shqiptar në shekuj. Burrneshat e burrat shqiptar falnin gjakun në emrin e atdheut, flamurit dhe Anton Çetës.Kur shtriheshin duart e pajtimit, milona zemra bëheshin mal, mbi qiellin e Arbërit shkrepnin retë, lëkundeshin bjeshkët, lëkundej edhe vrrija, ndersa rapsodi ua këndonte këngën duke tregua se edhe „Në barkun e nënës gëzohej fëmija“. Vetëdijsimi i mbar një populli ndodhi shpejt dhe se tek të gjithë ishte ngulit ideja kombëtare se gjakmarrja duhet çrrënjosë, ishte e dëmshme dhe trashëgimi të cilën të huajt na e lanë në pragjet tona, dhe se heroniat dhe heronjët e momentit ishin bërë ata që falnin gjaqet, plagët e ngatrresat.Sa gjak që falej për hir të flamurit e atdheut, për liri e ardhmëri, në zemrat shqiptare binin lulet e vllëzrimit, dielli rrezet i shumonte dhe kudo bimonte fara e mbarë e kombit. Rapsodi u këndonte:
Image
„Ai që shtrinë dorën t´pajtimit Ashtë burrë-burri e trim i trimit!“
Sa i përket burrneshave patjeter më duhet ta sjell strofen e fundit të këngës: LUM E LUM NË LUMBARDH NISI” e cila këngë mjaft bukur e përshkruan momentin e faljes së gjaqeve nga nënat, motrat, nuset, vashat e reja. Në ato momente kudo derdheshin lotë gëzimi, derdheshin mijëra shpirtra dëshmorësh të kohrave, dhe bënin sehir se sip o u lehtsohet dheu që i mbulonte. Ja edhe kënga:
E burrnesha kur shtrinë dorë
Lkundet bjeshka plot me bore,
Hapen zemrat si kunorë;
Si kunorë lule n´pranverë,
Përbetohet n´gji e nderë;
Vlla me vlla ma sdo të vritet,
Fis me fis ma sdo të pritet, S
htrije vlla ti dorën shtrije,
T´jemi bashkë si na ka hije,
Me dashni, mik mbas miku ,
Shkamb i fortë përballë rrezikut.
Tani shpesh pyes veten duke i shtruar pyetje e pyetje të cilave spo ua di përgjigjen, por edhe nëse ndonjëres ia di, spo du me e pranue akoma se ky popull I sotshëm më si ngjan për asnjë nuance të athershmit edhe pse akoma është i njejti. Çuditem se si u çmend dhe si ndryshoi i tëri pa përjashtim? Ku mbeti krenaria, besa, bujaria? Ku mbeti njerzorja kombëtare kur luftohej me moton:një kafshat për të gjithë? Ku mbeti humaniteti:të gjithë për një e një për të gjithë? Ndodhte të i humbte ndokuj kuleta me para, dhe menjëherë dorzohej në binë, ftohej personi që i kishte humbë dhe kryhej puna. Sot ta vjedhin dheun ndër këmbë çdokujt dhe mbar atdheun. Me vrasje aq të shumta të mbas luftës, hasmëri, korrupcion, kurvëri, drogë e çdo gjë tjeter e keqe, udhëheqsit e majtë dhe komandantët e luftës jo që e denigruan atdheun, denigruan kombin, UÇK-në dhe vetëveten e tyre, por ia humbën kombit pajtesen, vranë në varr Anton Çetten dhe të gjithë pajtimtrët, vranë krenarinë e kombit. Askush më si kujton ngjarjet madhore të kombit, askush më nuk vret koken e për të menduar se sot ka më shumë fëmijë të mbyllur për shkak të gjakmarrjes, askush nuk mendon se kombi u mbush me spiuj e tradhëtar, me vehabi e tartar, që bashkë me pushtetarët rjepen një komb, një atdhe me synimin final të tkurrjes së mëtutjeshme të kësaj toke të bukur shqiptare për të cilën u flijuan miliona vasha e djelmosha. Ka ardhë koha që dikujt ti bie ndërmend se atdheun se kemi askund!
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
25 VJET NGA NISMA PËR PAJTIMIN E GJAQEVE!

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.
Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetëemërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.
Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun, shkruan KosovaPress.
Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çetës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.
Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.
Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë.
Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani. E fundit ishte dje. Familja Bekteshi nga Hajvalia, ka falur gjakun e të birit, pas pesë vjet hasmërie me familjen Halimi nga Bakshia e Obiliqit.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply