Udhëtimi është në instinktin e zogjve dhe peshqve për të kërkuar mjedisin e klimën e përshtatëshme për raportin seksual. Muaji i mjaltit me ikjen e tij e ka prejardhjen tek turpi. Kështu të martuarit pasi kanë kërcyer gjithë kohën nisen për udhëtim të gjatë nga një qytet në tjetrin ku gjithë ditën lëvizin duke parë e gjithë natën në një manifestim të shfrenuar seksual. Udhëtimet e martesës të bëra kështu sigurisht ndikojnë negativisht në qenien që krijohet. Në vend që të shkohet në vende të qeta ku natyra e bukur, ajri i pastër e pushimi të japin një qetësi olimpike e ndihmojnë nisjen e një jete të re të shëndoshë.
Pas emigracionit vjen folezimi për kafshët dhe shtëpia e dhoma e gjumit për gruan e burrin që formojnë familjen. Të ndjerit pronarë i afron me çdo objekt të asaj dhome, çdo qoshe në të cilën dashuria, dhembja e gëzimi kryqëzohen në intimitetin pa njeri, në drithërimën e turpin lakuriq të shpirtrave e trupave, larg nga njerëzit e nga bota. Balzaku thotë në “Physiologie du mariage” se hasim mënyra të ndryshme për të organizuar lidhjen bashkëshortore në dhomën e gjumit.
1) me dy shtretër paralelë
2) në dy dhoma të ndara
3) në krevat dopio.
Organizimi me dy dhoma të ndara që ka pasë qenë përdorur më parë ka disa të meta të mëdha si psh., gruaja gjendet psikologjikisht në kushte të këqija. Turpi është gjithmonë në anën e saj dhe e ndalon që të kërkojë marrëdhënie kur dëshiron, kurse burri kur do shkon tek gruaja ose e merr në dhomën e tij, pa qenë ajo e përgatitur për të marrë pjesë në kënaqësinë seksuale.
Diçka më mirë është dhoma me dy shtretër paralelë por që sërish për mendimin tim është një hap për të shkuar drejt dhomës me krevat dopio që është organizimi më i mirë. Aty ndjehen më mirë të dy të martuarit, lidhen më shumë në aspektin fizik e shpirtëror, duke u shkrirë në çdo moment, duke qendruar e ndjerë gjithmonë pranë njeri-tjetrit. Të bashkbanosh do të thotë të njihesh gjithnjë e më mirë, të kuptohesh, të shkrihesh në një trup e një shpirt. Kjo shkrirje arrin derisa këto dy qenie t’i ngjasojnë njeri-tjetrit edhe fizikisht edhe shpirtërisht. Kjo ngjashmëri rrjedh, sipas meje, nga bashkimi i dy imazheve që shkrihen nga harmonia bashkëshortore, prej intimitetit e bashkjetesës, fitojnë të njejtën mënyrë në të menduar (aq sa shpesh mendojnë në të njejtën kohë të njejtën gjë që gabimisht quhet telepati), krijohet një mimikë e njejtë, e fitojnë të njejtën mënyrë në të shprehur.
Krevati i vetëm, nuk është thjesht mjet ku kryhet akti seksual, por i shërben bashkimit e shkrirjes së plotë, lidhjes e mirbesimit të plotë, pajtimit e bashkimit të vërtetë në bashkjetesë. Ai i shërben marrëdhënieve seksuale sa edhe bashkëjetesës psikologjike, se ata e kanë njeri-tjetrin afër, sa edhe gjatë natës konsumojnë momente të një seksi të këndëshëm në kushtet e një gjysëm errësire në të cilën gruaja mundet lirisht e zhveshur nga çdo turp të jepet me lakuriqsinë e trupit e të shpirtit. Kështu dashuria e vërtetë bashkëshortore zhvishet gradualisht nga veli i turpit duke iu shfaqur lakuriq njeriut që e pushton trupin e tjetrit milimetër për milimetër (duke pushtuar kështu edhe shpirtin) duke u mësuar me prekjen e ledhatimin e dorës e syrit që rrëshqet dashurimisht edhe kur mosha ka bërë të zbehet bukuria fizike, pa mundur të shkatërrojë kurrë thesarin e pashterrshëm të dashurisë së vërtetë shpirtërore.
Nëna na pushton në vitet e para të jetës në të gjithë lakuriqësinë e trupit tonë që e ledhaton dhe e puth; por turpi do të fshehë shpejt nga sytë e saj format e adhuruara dhe jeta do të na shkëpusë gradualisht prej saj. E pastaj do të jemi vetëm derisa në rrugën tonë të shfaqet një grua, nusja që për ne sakrifikon turpin që është pjesë e shpirtit të saj dhe edukatës, dhe që lë babain dhe nënën për t’u bashkuar me ne. E ne para saj zhvishemi, si një herë para Nënës, vendin e së cilës ajo zë, e është ajo shoqja jonë e vërtetë mbajtësja e çdo sekreti. Më pas një ndjenjë e re do të na shtohet atësia, që në atë krevat ndjen lumturinë tek sheh si ushqehet krijesa e jonë në atë gjoks me gjinjtë e zhveshur që dikur na eksitonin e që tani na bëjnë të mallëngjehemi. Ky është çifti i lumtur që heton, shqetësohet e qesh me fëmijën e tij që vuan, gëzon e luan, me këmbkat, doçkat, duke bërë edhe provat e para të kantos.
Dashurohet vetëm një herë, e vetëm një është gruaja që adhurojmë. Poligamia njerëzore është vetëm trupore, materiale; shpirtërisht asnjë kafshë nuk është monogame si njeriu. Mund të pushtohen shumë femra pra gjatë një kohe ose në të njejtën kohë; por një vetëm është ajo që adhurohet dhe nga e cila adhurohemi (me të cilën kemi afërsi fizike e shpirtërore).
Mundet që si i ve të krijosh një jetë tjetër bashkëshortore (poqese gruaja jote e parë ishte dashuria e vërtetë e madhe, gjë që nuk i takon të hasë çdo njeriu), por nuk do të gjesh kurrë një bashkim të dytë me elementët shpirtërorë si më parë. Martesa e re gati gjithmonë dëmton imazhin e personit të adhuruar si një tradhëti. Edhe më keq kur martohet një i ve me një vejushë, vuajtja dhe mospërputhja është e dyanëshme, elemente të mbetur në kujtesën tonë nga martesa e parë përsëriten deri në aktin seksual krejt të ndryshëm (me preferenca të ndryshme) për të dy.
Dashuria është antidoti më i mirë për dhembjen, kur burimi juaj i pafund duket i fikur, e shoqja juaj ka humbur, kemi gjithmonë atë që ajo ka lënë tek ne shpirtin, kujtimin, idenë, frymëzimin, që na mbajnë edhe shumë pas vdekjes, ndjenja është për ne një lehtësim i madh. Dashuria e vërtetë që nuk mund tashmë të gjejë kënaqësinë lehtësohet nga puna që është antidoti vërtetë më i denjë.


Leave a Reply