
Djersitja është një fenomen normal sepse nëpërmjet kësaj rregullohet temperatura e trupit. Ja çfarë tregon ajo për gjendjen tone shëndetësore.
Jeni shtatzëna
Çdo gjë qe ndikon tek sistemi juaj endokrin (shtatzënia apo menopauza) mund t’iu beje te djersitni me shume sesa zakonisht. Kjo ndodh për faktin se ndryshimet hormonale prishin funksionimin e termostatit qe keni ne tru duke e bere atë te mendoje se temperatura e trupit është e larte. Kështu nxitet prodhimi i djersës.
Jeni te stresuar
Nëse era e djerse është ne një moment me e forte nga zakonisht kjo do te thotë se jeni shume te stresuar. Zakonisht kur bën shume nxehte djersa përbëhet nga uji dhe kripa, ndërsa kur jeni te stresuar, djersa evakuohet nga gjëndrat apokrine qe ndodhen tek sqetullat. Kjo përbërje ka edhe yndyrna e proteina, te cilat përzihen me bakteret e lëkurës dhe krijojnë erën e forte.
Keni shume vape
Nëse jeni ne një ambient te nxehte apo ju zë dielli largohuni menjëherë dhe pini diçka te freskët, pa kafeine apo alkool sepse përndryshe do djersini me shume.
Keni hipoglicemi
Zakonisht glicemia duhet te jete ne normën 70-100mg/dl, ndërkohë qe nëse bie poshtë 70mg, kjo për shkak te diabetit apo aktivitetit fizik, mund te djersitni pafund. Zakonisht këto djerse janë gjysme te ngrohta dhe gjysme te ftohta e sidomos tej pjesa e qafës.
Gjëndra tiroide nuk ju funksionon si duhet
Nëse djersitni shume dhe neper rrethana jo te zakonshme (për shembull: kur jeni ulur ne një ambient te freskët dhe nuk keni stres) kjo tregon se vuani nga hiperhidroza. Kjo e fundit lidhet me një stimulim te madh te nervave te cilat me pas nxitin gjëndrat e djersës ashtu siç ndodh kur jeni duke vrapuar dhe nuk ndalemi dot menjëherë. Kjo është me e përhapur tek fëmijët, tek adoleshentet dhe tek te rriturit me paraardhës te prekur nga ky problem. Nga ana tjetër, hepertrioza mund te jete edhe një efekt dytësor i një tjetër patologjie si: sëmundja e Parkinsonit apo hipertiroidja. Nëse 5 minuta pas dushit ju mbuloheni menjëherë nga djerset kërkojini mjekut një test për gjëndrën tiroide për te marre vesh nëse ajo funksionon si duhet apo jo.
http://www.albnews.al


Leave a Reply