
Parfumi e tij dhuron kënaqësi të menjëhershme dhe gjallëruese. Aroma imponohet shpejt, si një fllad mëngjesi për t’u takuar më pas me shpirtin mashkullor, por të rafinuar dhe tepër elegant. Pas një nate të gjatë apo një mbledhje të lodhshme, një parfum joshës të çon në botën e magjishme të pyjeve tropikalë, drurëve aromatikë dhe përzierjes së erëzave pikante, për me shumë energji dhe siguri në vete. Por cilët janë parfumet më të vlerësuar dhe të preferuar të meshkujve në ditët e sotme? Kush do t’i përshtatej më mirë karakterit të tij në këto ditë të nxehta vere?
Jeta e ëmbël quhet Zegna Cologna
Një parantezë e lumturisë së qetë, të ngrohur nga përqafimi i diellit mesdhetar…Një shëtitje në një barkë me vela dhe në një çast, profili joshës i një mashkulli të veshur me të bardha. Eleganca është e vetëdijshme, ajo e vërteta që nuk ka kurrë nevojë të përpiqet për t’u vënë re, thjesht sepse është prej natyre kështu. Bëhet fjalë për Zegna Colonia, krijimin e fundit të Maison. Këtu, energjia shpërthyese e qitros siçiliane, është ndjesia e parë, sensualiteti më pas vazhdon me irisin dhe aromën e lules së galbonos, ndërsa flagranca kulmon harmoninë nga përqafimi me mushkun dhe cedrin. Është një eau de toilette i freskët, unik dhe magjepsës, i parezistueshëm për një mashkull, por që do t’u pëlqejë edhe femrave. Zegna Colonia, eau de toilette 75 ml kushton 49,90 euro.
Diellor është veçse Armani Code
Në një arratisje të mrekullueshme, parfumi me nota të qarta orientale bëhet më i qetë dhe sensual kur takon trupin e tij. Aroma e drurëve dhe agrumeve është ndjesia e parë, e cila të bën të ëndërrosh. Versioni veror i Armani Code është një kompozicion ndriçues me bazë agrumesh dhe freski detare. Qitro, limon dhe piper jeshil, përzihen me pijen dehëse për të ndezur më pas ndjesinë e aromës së çmendur të ullirit,të galvanizuar nga tonifikuesi aromatik i barërave egjiptiane, ënbëlsohet nga trëndafili dhe druri i cedrit. Notat e lehta të kësaj arome përftohen pikërisht nga druri i Guajacos së tymosur, qelibari transparent dhe myshku i butë. Armani Code Summer Eau Fraîche uomo, 75 ml kushton 58,00 euro dhe është i limituar.
Një mit gjithmonë aktual, Habit Rouge Sport
Kur flitet për Habit Rouge hyn një një sferë ku padyshim takon legjendën.E krijuar në vitin 1965 nga Zhan Pol Guerlain, kjo flagrancë përdor kontrastet e çuditshme që më parë konsideroheshin të papranueshëm për t’u përdorur nga një mashkull. Kështu në mënyrë interesante janë përzgjedhur vanilja që kurrë më parë nuk kishte qenë pjesë e një parfumi mashkullor për të sjellë në mënyrë perfekte natyrën dhe kulturën, instiktin dhe rafinimin. Pas rreth 40 vjetësh, Maison krijon versionin “Sport”. Eleganca në këtë rast është e njëjta, vetëm freskia dhe dinamizmi vijnë më natyrshëm falë aromës së drurit të bambusë, portokallit të hidhur dhe piperit të kuq. Habit Rouge Sport, Guerlain, eau de toilette 100 ml kushton 71,20 euro.
Ujë dhe çimento, Issey Miyake
Një hap në ujë…Një gjurmë në çimento. Në kërkim dhe eksplorim të të resë, parfumet e Issey Miyake surprizojnë vërtet.
Joshës dhe tundues në flagrancën e përzierjeve të drurit, orientit dhe pasionit të zjarrtë, vjen në versionin më të ri. Në arkitekturën e ndërtesave më gjigande, Issey sjell flakonët e rinj, të cilët për nga ngurtësia dhe rezistenca mund të krahasohen me çimenton, ndërsa uji me parfumin. Lindin kështu dy flagranca (në edicion të limituar): L’Eau d’Issey pour Homme dhe L’Eau d’Issey pour Homme Intense, duke u ofruar dy karaktereve të ndryshme mashkullore një mënyrë shprehjeje shumë aktuale që luan me materien, artin dhe takimin mes flakonit dhe esencës. L’Eau d’Issey pour Homme dhe L’Eau d’Issey pour Homme Intense të Issey Miyake, 100 ml, secili kushton nga 61,08 euro.
Klasiku i ri i freskisë, Hypnôse Homme Cologne, Lancôme
Parfum me personalitet të vendosur mashkullor dhe bashkëkohor, Hypnôse Homme Cologne është një flagrancë energjike që shfaq lirshëm një forcë të pakufijshme. Në këtë version të freskët e modern, Hypnôse Homme e braktis zemrën e tij orientale për t’u prehur diku tjetër, një gjallëri blu në kërkim të freskisë. Në këtë përzierje ndihet qartë edhe aroma e lavandës aromatike, ndërsa forca e agrumeve ndieht vetëm në kontaktin e parë. Portokalli dhe qitroja e Siçilisë, limoni i Kalabrisë: parfumi hapet me një harmoni rrëzëllitëse, një dehje delikate frutash. Pjesë e këtij parfumi të mrekullueshëm janë edhe sandali dhe cedri. Hypnôse Homme Cologne, Lancôme, 100 ml kushton 52,00 euro.
Forca e natyrës, He Wood Rocky Mountain Notes
Bëhet fjalë për frymëzimin e parfumit të më ri dhe energjik që quhet “He Wood Rocky Mountain Notes”, versionin i Dean e Dan Caten (stilistët e Dsquared) menduan të krijonin për të kujtuar më mirë freskinë dhe forcën e maleve kanadeze. Manushaqja, zambaku i ujit dhe piperi i bardhë krijojnë një aromë të pastër dhe sublime, për nga forca autentik, por e pastër si kristal. “He Wood Rocky Mountain Notes, Dsquared”, 50 ml kushton 55,00 euro.
ALBANIA


Leave a Reply