
Të nderuar vëllezër shqiptarë kudo që jetoni në mbarë gjeografin shqiptare,mbas tragjedisë kombëtare që na ndodhi me datë 9 dhe 10 maj 2015 në Kumanovë,propaganduesit e kuzhinave antishqiptare çdo ditë e më shumë në opinion po nxjerrin informata skajshmërisht të mjegullta mbi ngjarjet e Kumanovës me të vetmin qëllim futjen e vëllavrasjes mes shqiptarëve përmes parimit “përça e sundo” dhe ky parim i shumë kushtueshëm ndër shqiptarët edhe në këtë rast vjen si urdhër nga lart,për tu zbatuar poshtë nga disa individ që fatkeqësisht flasin edhe shqip.
Tendencat e nxitjes së vëllavrasjes brenda shqiptarëve të përpunuara hollësisht nga kuzhinat antishqiptare janë thikë në këtë rast me shumë tehe,dhe të gjitha tehet e thikës e paralizojnë konsolidimin dhe funksionimin e shqiptarëve si komb në mbarë gjeografin shqiptare.
1. Në opinionin shqiptare tanimë po krijohen dy grupe opinionistësh për ngjarjet në Kumanovë:
-njëri grup mbron tezën se këta djem kanë qenë mercenar të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit;
-grupi tjetër mbron tezën se këta djem luftuan sepse kishin informata se do kryheshte një masakër mbi civilët shqiptarë në Kumanovë.
Dy grupe me mendime diametralisht të kundërta duke e quajtur njëri-tjetrin Esad Pasha dhe Avni Rrustema.
Derisa shqiptarët përplasen mes vete,dikush atje lart ngre dolli sepse shqiptarët nuk po merren me rastin si ngjarje dhe kuptimin e sajë por po merren me nxitjen e vëllavrasjes dhe duke u marre me nxitjen e vëllavrasjes gjurmët e atyre lart në terren poshtë po fshihen dhe enigmen po e lënë ulur këmbëkryq në mesin e shqiptarëve.
2. Duke e nxitur vëllavrasjen mes shqiptarëve, kuzhinat antishqiptare kanë për qëllim ndërprerjen e konsolidimit të shqiptarëve si komb duke i ndarë në pashallëqe se kush qenka më patriot dhe kush qenka më tradhtar shqiptarët që jetojnë në Pashallëkun në Maqedoni,në Pashallëkun e Kosovës apo në Pashallëkun e Shqipërisë. Edhe në këtë rast shqiptarët duke u marrë me këto teza të servuara, ato atje lart cakrrojnë gotat sepse shqiptarët nuk po merren me brendësin e mesazhit të Kumanovës por po shkojnë drejtë vetizolimit dhe duke shkuar drejtë vetizolimit enigma e betejës së Kumanovës po bëhet edhe më e madhe dhe siç duket edhe do të vazhdoj të bëhet edhe më e madhe.
3.Nxitja e vëllavrasjes mes shqiptarëve, kuzhinave antishqiptare u shërben për të përgatitur teren dhe infrastrukturë që në të ardhmen e afërt të na godasin përsëri sepse për fat të keq qëndrimet e fqinjëve tanë janë akoma të njëjta si në vitin 1913 me kërkesat që paraqitën në Konferencën e Londrës.
4. Duke na defokusuar nga ngjarja përmes nxitjes së vëllavrasjes,duke na mbajtur sa më larg nga e vërteta duke mos krijuar hapësirë për të bërë presion që të ketë hetim ndërkombëtar të ngjarjeve të Kumanovës,pikërisht kjo tragjedi vetëm se ka filluar të përdoret si provë para ndërkombëtarëve se shqiptarët janë faktor destabilizues duke mbuluar gjurmët e krimeve shtetërore,se shqiptarët kanë qëllime për krijimin e një ISIS në Europë dhe shumë akuza të tjera nga më monstruozet.
Prandaj duke i nderuar të rënët,tu shërbejmë të gjallëve,tu shërbejmë të gjallëve duke eliminuar çdo tendencë që vjen për vëllavrasje dhe Dosja Kumanova le të jetë gurë në themelet e unifikimit dhe konsolidimit të shqiptarëve si komb,le të shërbej për vetëdijesim kombëtar dhe jo për ndarje,le të shërbej për dhënien fund të ndasive krahinore dhe stopimin e ideve për krijimin e kombeve të reja,le të shërbej si domosdoshmëri për thirrjen e ndërgjegjes kombëtare dhe të ulemi të gjithë bashkë në lokomotivën për në Bashkimin Europian pjesë organike e të cilës jemi.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply