Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muçoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.
Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.
Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.
Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.
Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.
Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.
Keto Materiale u mblodhen nga burime te ndryshme ne Internet dhe Historia e Popullit Shqiptar, botim i Ministrise se Arsimit.
alipasha.tepelena.com
——————————————————
Sherbimi Sekret i Pashallekut
Drejtuesi i pashallëkut të Janinës forcoi së tepërmi pozitat e tij duke, zgjeruar hapësirat e kjo ndërhyrje u bë në kushte lufte mes Ali Pashait dhe armiqëve që vinin nga jashtë e brenda pashallëkut. Në këto kushte fuqitë më të mëdha të kohës, Rusia, Franca e Anglia kishin organizuar agjenturat e tyre në Janinë nga ku informoheshin për çdo plan të Pashait. E nuk mungonin vetëm informatat por agjentura e tyre mundi të organizonte edhe kryengritje të mëdha me anë të feudalëve, të cilat kishin si qëllim të mos lejonin bashkimin e pashallëkut të Janinës me atë të Shkodrës, për ta kthyer vendin në një fushë nga ku Perandoria Osmane sulmohej më lehtë.
Të njëjtin interes kishin edhe sulltanët që sunduan gjatë kohës së qeverisë së Ali Pashait. Këta të fundit synonin që pashallëku të mbetej i vogël e i copëtuar që ta pushtonin më lehtë. Agjentura e Pashait Drejtuesi i pashallëkut të Janinës duke parë situatën rreth tij mori të gjitha masat jo vetëm për të siguruar pushtetin, por edhe pushtetin e tij. Që kur ai mori postin e Derven Pashës që i siguronte atij ruajtjen e rrugëve, ai organizoi një polici sekrete e cila nuk ekzistonte në asnjë provincë tjetër të Perandorisë osmane.
Kjo polici e informonte Ali Pashë Tepelenën mbi çdo gjë duke filluar qysh nga veprimtaritë deri te bisedat e planet e kujdo njeriu që i interesonte të Parit. Policia sekrete survejonte të gjithë të huajt, por duke mos harruar edhe grekët e shqiptarët. Në këtë mënyrë, pashai informohej për çdo kohë e lëvizje duke krijuar mundësinë për të parandaluar veprimtarinë kundra tij. Për personat që dyshoheshin edhe letrat që qarkullonin brenda pashallëkut lexoheshin nga njerëzit e Ali Pashë Tepelenës dhe shpesh herë edhe në prani të tij. Në krye të policisë sekrete qëndronin njerëzit më të besuar të Ali Pashës. Më i njohuri ka qenë Tahir Abazi. Në këtë post punoi edhe Thanas Vaja, i cili e kishte fituar besimin e sovranit. Në këtë rrjet të agjenturës Ali Pashai organizoi njerëz të profesioneve të ndryshme duke nisur që me emisarët e tij diplomatikë, tregtarë, udhëtarë, mjekë, persona të dërguar jashtë shtetit pikërisht për mbledhjen e informacioneve, ushtarakë e deri barinj.
Peng familja Agjentët jashtë shtetit kërkonte garanci nga personi siç ishte lënia peng e fëmijëve apo personave të tjerë të familjes, në mënyrë që ata jo vetëm të ktheheshin në kohën e duhur në Janinë por edhe të kryenin sa më mirë detyrën e caktuar. Vllahija, Moldavia, Thraka e Maqedonia ishin të mbushura me punonjës së shërbimit sekret të Ali Pashait. Sipas dokumenteve franceze vetëm në Korfuz pashai kishte 40 informatorë. Mes këtyre njerëzve ishte edhe selihtari (mbajtësi i shpatës) dhe bostanxhibashi (kopështari) i Sulltanit. Në vitin 1810 në shërbim të Ali Pashait u fut edhe Veziri i Madh (kryeministri) i shtetit osman, i cili i mbronte hapur interesat e sovranit të Janinës në Portën e Lartë. Çdo gjë që ndodhte brenda dhomës së Sulltanit i bëhej e ditur brenda 8 ditëve Ali Pashait, ndërsa nga ana e këtij të fundit nuk mungonin edhe shpërblimet e majme.
Penetrimi te Fuqitë e Mëdha Në vitin 1809 Napoleon Bonaparti urdhëroi burgimin në Vjenë të tregtarit nga Janina Stavro Joanit, pasi ai dyshohej si agjent i Ali Pashë Tepelenës. Botimet greke pranojnë se Stavro shpenzoi për daljen nga burgu 14 mijë grosh, të cilat më vonë ia ktheu Ali Pasha. Në vitin 1807 Rusia që kishte pushtuar ishujt e detit Jon, tentoi të shpërthente një kryengritje në pashallëkun e Janinës, në bashkëpunim me lidhjen e bejlerëve të shqipërisë jugore. Tentativa përfundoi me shumë agjentë rusë të arrestuar dhe me ndërprerjen e fijeve të këtij komploti, e kjo falë agjenturës së Ali Pashës. Në pashallëkun e Janinës nuk munguan as agjenturat e tjera, por të pasuksesëshme. Konsulli i Napoleonit në Janinë Pukëvili dhe vëllai i tij, që kryente detyrën e zëvendëskonsulit në Prevezë organizuan agjenturën përkatëse për tiu kundërvënë Pashait të Janinës. Qëllimi i francezëve ishte diskretitimi i Alisë në Stamboll, të nxiste protesta dhe revolta nga pakënaqësitë… I vënë në dijeni për agjenturën franceze, Ali pashë Tepelena filloi çensurimin e fshehtë të korespondencës diplomatike, kryesisht asaj me stambollin.
Më 1808 kur Napoleoni po bëhej gati të pushtonte pashallëkun e janinës, Pashai thirri një gdhendës nga Malta që përgatiti vulat e ministrit të jashtëm të Francës, të ambasadorit të tyre në Stamboll, komandatit të ushtrisë franceze në Dalmaci, guvernatorit në ishujt jonianë, konsullit të Napoleonit në Janinë si dhe në shkodër. Këtë e përdori për të lexuar të gjithë korespondencën që më pas edhe mund ta vuloste duke zbuluar kështu planin e pushtimit. Materialet e Mbledhura Ali Pasha i dërgoi në stamboll dhe rezultat i zbulimit ishte acarimi i Portës së Lartë me Francqn, ndërsa Shqipëria nuk u shkel nga forcat franceze.
Pas kësaj francezët filluan të përdonin kodin shifror por edhe këtë Ali Pasha e deshifroi duke i kërkuar ndihmën anglezëve të cilët gjetën çelësin. Por edhe këta të fundit kishin krijuar në Janinë agjenturën e tyre. Mes këtyre informacioneve të gjetura nga historiani Ilir Ushtelenca në arkivat e huaja, Ali Pashai krijoi të parën shërbim informativ, të cilën e shtriu shumë gjerë. Mes këtij shërbimi, Ali Pashë Tepelena mundi të shmangte të gjitha prapaskenat për copëzimin e pashallëkut të Janinës dhe sulmet për pushtimin nga fuqitë e mëdha. Ai organizoi një polici sekrete e cila nuk ekzistonte në asnjë provincë tjetër të Perandorisë osmane. Kjo polici e informonte Ali Pashë Tepelenën mbi çdo gjë duke filluar qysh nga veprimtaritë deri te bisedat e planet e kujdo njeriu që i interesonte të Parit
nga Arber Bilbili
http://www.alipasha.tepelena.com/antologji/sher.sek.htm
Leave a Reply