Ushtria zvicerane po u bënë thirrje femrave në këtë shtet që të aplikojnë për t’u dërguar në misionin e saj në Kosovë.
Ata thonë se nuk ka rëndësi nëse ato kanë trajnim ushtarak apo jo.
Zvicra në kuadër të forcave të NATO’s në Kosovë aktualisht ka 235 anëtarë. Por në mesin e tyre janë vetëm 26 femra, që përbëjnë vetëm 11 për qind.
Sipas medieve në Zvicër, për të rritur këtë numër, ushtria zvicerane ka filluar një fushatë marketingu ku u bënë thirrje femrave që të rekrutohen për këtë mision, transmeton lajmi.net.
“Femrat shpesh luajnë një rol shumë të rëndësishëm në operacionet paqësore”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ushtrisë zvicerane, adresuar femrave të këtij vendi.
Zyra Federale për Mundësi të Barabarta thotë se mirëpret kërkesën e Ushtrisë për t’u dhënë rol më të madh femrave edhe në këtë fushë.
gazetaexpress.com


Leave a Reply