
“Vëllai ynë ka qenë njeri i jashtëzakonshëm”, thotë ajo në një bisedë me Zekën. “Kemi qenë tepër ngushtë të lidhur me të. Ai është ekspert i informatikës. Jemi shokuar, sepse askush nga ne nuk kemi ditur dhe nuk dimë gjë për rrethanat se si është arrestuar ne Kumanove”.
“Burimet tona familjare thonë se ai është arrestuar në rrugë së bashku me civilë të tjerë. Fillimisht jemi frikësuar se është i vrarë. Por, më vonë, me ndihmën e disa miqve tanë, e kemi marrë lajmin se ai është i arrestuar dhe se ndodhet ne një burg të Shkupit”.
Afërdita thotë se “bombardimi” më i madh që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, ka qenë loja e rrenave me emrat e të vrarëve dhe të arrestuarve.
“Na ka humbur besimi te secili. Pa e pa vëllain tim të gjallë në burg, nuk besoj asgjë. Dashtë Zoti është i gjallë. Po Qeveria jonë duhet të përkujdeset për këta njerëz. Madje, duhet të bëjë trysni tek autoritetet maqedone qe mos t’i torturojnë vëllezërit tanë te arrestuar”, thotë Afërdita.
“Çka presim nga autoritetet e një vendi i cili ka torturuar edhe civilë të verbër në Kumanovë. Unë e kam shpresën tek bashkësia ndërkombëtare që do të ndërhyjë, në mënyrë që autoritetet e Maqedonisë t’i respektojnë Konventat ndërkombëtare për trajtimin e të burgosurve”, thotë ajo.
Ne fund të intervistës, Afërdita bën apel tek Qeveria e Kosovës që t’ju dalë në ndihmë familjarëve. Por, ajo ka pak shpresa, meqë që në ora 7 të mëngjesit janë bastisur.
“Megjithatë, Policia jonë ka pasë sjellje tepër korrekte dhe njerëzore”, thotë Afërdita.
https://m.youtube.com/watch?v=biW—Z9GdY
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply