Nga: Fahri Xharra
Konti Berchtold
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është
të fshini kujtesën e tij !..Shkatërroni librat e tij,
kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere, vini dikë
të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të
re, të shpikë një histori të re !!…..Para se të
kalojë shumë kohë kombi do të harrojë
se çfarë është dhe çfarë qe !!»…..
Kontit Leopold Berchtold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala,e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhë koha e shqiptarëve.Ishte kjo para 100 vitesh , ishte lajmi më i gëzuar në historinë tonë.
Në Vjenë në 1912-tën,” nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuen kolegun e tij, Àt Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëhere(Davidin) e mueren me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurr sekretet. E mueren si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve” ,Ndoc Ndoja). Dhe përkthimin e udhëhoqi At David Pepa.
Kush ishte At David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? At Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në Takimin e Ministrit të Jashtëm të perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në pragë të Pavarsisë së Shqipnisë….. …Atëhere Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëhere Konti Berthold iu përgjegj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar. Àt Davidin e ngarkuen me e shoqnue Ismail Kemalin deri në Triestë, ku pritëshin tjerë shqiptar “. Më vjen keq që historia 5o vjeqare e komunizmit dhe kjo e fundit 20 vjeqare heshtin për veprën fisnike atdhetare të At David Pepës.
Të rrije si hije edhe pranë burrit të madh të Pavarsisë, plakut të Vlorës Ismail Qemali ishte një nder i madh dhe të bisedoje akoma edhe t’i përktheje fjalët e urta të kryeminstrit të Parë të Shqipnisë pas 443 vjet robëri osmane në Zyrën e Kontit Berhtoldit, Ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungarisë ma të pathyeshëm në atë kohë në Europë në pragun e Pavarsisë ishte një vlerë historike, që nuk mund ta pranoji analet historike të heshtet të vazhdohet ende të injorohet me heshtjen të At David Pepës si njeri i Klerit e mbi të gjitha si shqiptar i gjakut të Kastriotve.
”Është nder për Të dhe nje nder i madh i bahet historisë. Nder i bahet edhe Ismail Qemalit që kishte në biseda sekrete për atë kohë një djalosh besnik, student i ri në Vjenë nga Shkodra i quejtun David Pepa (Ndoc Ndoja)”
:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar. Dhe unë mendoj se s`ka gjë më të dëmshëm se sa të gjymtohet e vërteta për hirë të paragjykimeve politike fetare, sektare,interesave personale të të gjitha llojeve ndaj cilido njeri për punën dhe veprën edhe ’’të vogël’’ ndaj kombit dhe njeriut.
Si do të dukeshim sot po mos të ishte Ismail Qemali, i cili përkundër pozitës së tij në Perandorinë Otomane, i cili përkundër pasurisë dhe familjës që e rrezikonte , nuk u zbraps nga ideja e ”fjetur” në zemrën e tij dhe të të gjithë shqiptarëve për 445 vjet, që Shqipërinë ta shpallte mëvete . Por kur Kontit Berhtold , i duhej një përkthyes i besueshëm , por për njeri të besueshem që të shpallë pavarësinë si e zgjodhi mu Ismail Qemalin ,? Rastësi? Jo.
Por unë mendoj se s`ka gjë më të dëmshëm se sa të gjymtohet dhe të mëshefet e vërteta për hirë të paragjykimeve politike fetare, sektare,interesave personale të të gjitha llojeve ,dhe të heshtet e të mos flitet për vendimmarrësin më i fortëtë para 100 vjetëve Konti von Berchtold.
Leopold, Konti von Berchtold, me emrin e plotë Leopold Anton Johann Sigismund Joseph Korsinus Ferdinand, Konti Von Berchtold (1863-1942), minister i Jashtëm i Austro-Hungarisë është figurë e madhe që ne për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë duhet t`i bëjmë homazhe. Konti i ynë ,një pasanik i madh i Austro-Hungarisë u fut në shërbimin diplomatik të shtetit të tij me 1893 ,ku zuri vende të rëndësishme në Paris dhe Londër ,dhe me 1906 u emrua ambasador në Rusi. Më 12,Shkurt 1912 u emërua ministër i jashtëm. Dhe e shifni që pas disa muajsh e kërkoi Ismail Qemalin që të shpallë pavarësinë dhe të mbetet Serbia pa dalje në det. Dihet fort mirë që dalja e Serbisë në Adriatik kishte për të pasur pasoja tragjike pë shqiptarët. Humbja e një populli të tërë.
Konti Berhtold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e Austo-Hungarisë pë r ”luftë më të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë.
Si të prehej Serbia ,kjo ishte brenga e Berhtoldit. Britanikët ishin të bindur në vendimin e drejt të Vjenës,por Grekët e kuptuan dhe e kishin një pamje më të gjerë dhe i kuptuan mirë veprimet e Berhtoldid në Pallplatz të cilat mund të kishin” pasoja ”për te. Edhe pse shkohej kundër formulës ”Stop në Beograd” por gjithësesi trupat Austriake mund të okuponin Beogradin me pohimin e Fuqive të Mëdha,që kështu Serbia të pranonte ultimatumin. Dëshira e Austrisë ishte që Kosova t`i ipet Shqipërisë.
Sipas shënimeve serbe problemi i madh i Shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa i përket ideve nacionale dhe nacionaliste në at kohë : ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në mbrendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”. Të mbrendshmit ishin shumë konservatorë; sepse me besimin e madh ne solidaritetin Musliman(së bashku me Turqinë) ata i dëshpronin shqiptarët e diasporës. Ata të mbrendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gadi për nacionalizëm dhe kufinj, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmive që punonin në këtë drejtim. Dhe është plotësisht e kuptueshme pse shqiptarët patriotë e ndien të nevojshme për një Rilindje Kombëtare., Dhe kjo e spjegon pse Manastiri, Ohri,Kiqeva, Dibra ,Prizreni , Prishtina, Gjakova dhe Shkodra ishin tërheqëse për revolucionarët. Kjo e spjegonte afinitetin filozofik të shqiptarëve të jashtëm dhe atyre të kufirit.
12 Gushti 1912,u përhapën lajme se shqiptarët do të sulmojnë Prizrenin,turqit e filluan ikjen e tyre në qytete më të sigurta për ata.Pritej një lëvizjee madhe, i cili kulmoj me grumbullimin e 15 mijë shqiptarëve drejt Shkupit.. Shqiptarët e armatosur e çliruan Gjakovën. Mitrovicën dhe u futën në Shkup…..
Dhe ,me ndihmën e Austro Hungarisë ,Kontit Berchtold dhe vullnetit të madh për atdhe të Ismail Qemalit ,erdhi dita e realizimit të një ëndrrëje 500 vjeqare : “Në Vlonë më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912
Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.
Prishtina Press
Per”Alba -Dansk” Shkodrani
Leave a Reply