SKENARI I VËRTET NË MAQEDONI ËSHTË NJË REVOLTË POPULLORE SHQIPTARE QË KËRKON RINEGOCIMIN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË TIJ KUNDREJT NJË PUSHTETI FASHIST DHE ANTISHQIPTAR. SKENARËT E TJERË QË N’A JANË PARAQITUR NGA MEDIATË DHE LLAPAQEJT JANË SKENARË TË IMAGJINATËS SË TYRE
Labinot Gjini
Jemi ka e përcjellim situatën në Maqedonin shqiptare me një vëmendje të veçant. Të gjithë i kemi sytë, mendjen dhe zemrën në atë pjesë të Shqipërisë. Ngjarjet e këtyre ditëve ku u sulmua një lagje shqiptare në Kumanovë dhe ku mbetën të vrarë më shumë se 5 policë dhe 30 të tjerë të plagosur, do të duhej të n’a i hapin sytë dhe mendjën më shumë. Por, çështja e një skenari qeveritar vazhdon të propagandohet nga një pjesë e palës shqiptare.
Nuk jam nga ata që do të mund të thoshte se është koha për t’a nisur një luftë në Maqedoni. Nuk jam as nga ata që do të thoshte se një luftë e re në atë anë është në favorin tonë. E di një gjë, si gjithë të tjerët, se klasa politike shqiptare e ka humbur paqen në atë vend duke dorëzuar nga dita në ditë të drejtatë dhe liritë e shqiptarëve që u fituan me luftën e 2001, e cila përfundoj me nënshkrimin e marrëveshjës së Ohrit. E di se sot shqiptarët në atë pjesë të Shqipërisë janë të mohuar si komb, si njerëz dhe janë të nëpërkëmbur, të përulur, të përbuzur nga një pushtet sllavo-maqedon fashist me plotë kuptimin e fjalës. E di se një gjendje e tillë mund të të çoj në një kryengritje. E di se një kryengritje e tillë nuk bëhet me përllogaritjet e mendjëve tona të cilat përllogaritin në bazë të rehatisë sonë individuale, por me përllogaritjet e atyre që e ndjejn shtypjen, përbuzjen, nëpërkëmbjen, mohimin në thellësinë e shpirtit të tyre sepse e kanë përjetuar përditë. E di se një kryengritje ka vetem një kohë : kohën e vetë !
Nga përvoja e di se mund të ketë skenare të krijuara nga vetë pushtetet me qëllim që ai t’i realizoj ambiciet e veta. Por e di se ato pushtete që krijojn skenare lufte janë pushtete tepër të fuqishme (siç SHBA, Anglia, Franca, Rusia… ). Por arsyeja ime nuk e përthëkon dot se një pushtet dhe shtet i brisht siç ai i Maqedonisë mund të krijoj skenare të tilla. Cili është interesi i një skenari të tillë ku vriten më shumë se 5 policë dhe plagosen më shumë se 30 të tjerë ? Ku është interesi i një pushteti të brisht që të krijoj një gjendje lufte brenda teritorit të tij ? Askund !
Mirëpo, një pjesë e shqiptarëve e kanë lidhur të gjithë këtë gjendje me skenare që nuk kanë asnjë shpjegim nga arsyeja e shëndosh, por që kanë një mijë shpjegime nga forca e imagjinatës që ka dominuar mbi arsyen tyre. Dëgjova nga “alamet” analistë se n’a qenka një skenar i Rusisë për të destabilizuar gjendjen në Maqedoni. Me demek ajo deshka ta rikrijoj skenarin e Ukrainës në këtë vend !? Gjerësa, të gjithë arsyet e shëndosha e dinë se Rusia nuk ka asnjë interes që të krijoj skenare të tilla në ballkan sepse ka, së paku, dy fronte të hapura që nuk po i mbyll dot (Ukrainën dhe Sirinë). Ajo nuk ka asnjë interes që një luftë të filloj në ballkan në këto momente sepse do të ishte një front, i cili do t’a gjunjëzonte atë. Prapë më e saktë do të ishte të thuhet se një skenar i tillë është i SHBA-së, e cila është ka do t’a shfrytëzoj gjendjen për t’a zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan. Por as kjo nuk qëndron pa realitetin e terenit. Realiteti i terenit n’a thotë se para së gjithash kjo është një revoltë, një kryengritje kundër shtypjës permanente të shqiptarëve në ato anë.
Megjithatë, pavarësisht mundësive të Rusisë për të qenë prezente ose jo në një luftë në ballkan, kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë të gatshëm momentalisht për të luftuar. Por këtë nuk e vendos dot një klasë politike e korruptuar në Maqedoni, Kosovë dhe Rep. e Shqipërisë, e cila nuk është interesuar të bashkëmendoj dhe bashkëveproj asnjëherë deri më tani si një komb. Përkundrazi, kjo klasë politike e laperaft dhe e përçar e ka lënë në mëshirën e plotë të Gruesvskit popullin shqiptar në atë anë. Sot, asaj dhe llapaqejve të saj që përdorinë forcën e imagjinatës për t’a ç’orientuar popullin shqiptar, duhet t’u themi edhe njëherë se nuk jeni ju që vendosni për një luftë të re në Maqedoni apo për një qetësi. Nuk jeni ju ata të cilët keni për detyrë që t’i zgjasni degët e propagandës antishqiptare të qeverisë fashiste të Maqedonisë. Nuk jeni ju ata të cilët keni për detyrë t’a frikësoni dhe ç’orientoni popullin shqiptar ane mban me skenar e joskenare imagjinative. Nuk jeni ju që duhet të ngreni paralele të paqena në mes një lufte dhe një tjetre. Ju jeni ata që sot me një zë duhet t’a denoni çdo veprim të dhunshëm të qeverisë fashiste të Maqedonisë para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar. Ju jeni ata të cilët jeni të obliguar që t’i qëndroni mbas çdo rezistence shqiptare në viset e veta e cila kërkon drejtësi. Ju jeni ata të cilët do të duhej të kërkoni nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërmarr masa kundër qeverisjës fashiste të Gruevskit dhe të parandaloj dhunën e ushtruar mbi popullatën civile. Nëse doni të jeni llapaqej, atëherë së paku bëhuni llapaqej pro kombit tuaj. Sot, ka një pikë ku mbarë forcat shqiptare duhet të koncentrohen dhe kjo pikë është qeveria sllavo-maqedone fashiste. Cdo energji duhet të harxhohet që ky pushtet fashist dhe, eventualisht, ky shtet të gjunjëzohet para vullnetit të popullit shqiptar. Drejtësia vendosët vetem nëse forca qëndron prapa saj. Prandaj, le t’i japim të gjithë forcën tonë për të fituar drejtësia në atë vend ; drejtësi e cila nuk ka se si të jetë ndryshe pos barazisë së plotë në të drejta, liri dhe vendimarrje politike të shqiptarëve në atë vend.
Pra, skenari i vetem që është ka ndodh në Maqedoni është skenari i një revolte popullore shqiptare kundër një pushtetit shtypës, fashist dhe të huaj. Skenari i një lëvizje për rinegocimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në atë vend. Skenari i një qeverie fashiste që po mundohet t’a shtyp këtë lëvizje qysh në hapat e parë për të mos e lënë që të zgjerohet më shumë. Ja ! Ky është skenari i vetëm dhe i vërtetë që po ndodh atje ! Cdo skenar tjetër që propagandoni është skenar që është “realitetin” e kokës suaj që prodhon vetem imagjinata të kalbura. Imagjinatat tuaja nuk e bëjn dot realitetin. Ai është siç është !


Leave a Reply