Eshte rritur 10 fish numri i azilkërkuesve ne Gjermani ne vitin e fundit. Pas ngjarjes se te enjtes te ndodhur ne qytetin e Vlorës, ku 245 pasagjere synonin të shkonin në Gjermani per te kërkuar azil, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadori gjerman Hoffman kane shkuar ne Vlore. Tahiri i beri thirrje qytetareve qe te denoncojnë organizatoret e kësaj sipërmarrjeje sipas tij, te çmendur.
Ndërsa ambasadori Hofman ka sqaruar se Gjermania nuk jep asnjë azil ekonomik.
Dyshohet se grupi i pasagjereve te bllokuar te enjten nga policia ishte i pari qe do te nisej drejt Gjermanise, ndërkohe qe nje grup i dyte prej 320 personash, pritej të nisej pas disa ditësh drejt Gjermanisë. Deri me tani jane arrestuar 5 persona, te cilet akuzohen per veprën penale “Ndihme per kalim te paligjshëm te kufirit”.
VIZION PLUS


Leave a Reply