Ide të shkëlqyera për mëngjes! KaIde të shkëlqyera për mëngjes!Mos e shmangni vaktin më të rëndësishëm të ditës. Vakti i mëngjesit është vakti kryesor i ditës, edhe pse shumica nuk e përfillin. Ushqimi në mëngjes nxit metabolizmin tuaj dhe siguron energji përgjatë ditës. Mos i kaloni kurrsesi vaktet, e veçanërisht vaktin e mëngjesit. Për disa është problem se nuk kanë kohë, si dhe pa ide se çka do të hanë për mëngjes.Ne po ju ofrojmë disa ide, tentoni t’i provoni. Edhe nëse nuk keni kohë për përgatitje të mëngjesit, ka gjëra që mund të jenë në frigorifer dhe do të bëhen të mira edhe nëse i përgatitni në mbrëmje. Kurse për disa nevojitet vërtetë shumë pak kohë, dhe besoni se trupi juaj do të jetë shumë mirënjohës!Përveç gjërave të rëndomta për mëngjes siç janë vezët, kosi (jogurti), drithërat muesli, pashteta, salama, buka, provoni ca receta të reja dhe shtoni larminë e ushqimit.
Tërshërë e zier me pak qumësht, me arra, fara kungulli, kanellë dhe banane

Tërshërë me qumesht të zier, dardhë dhe kanellë

Qumësht me banane, rrush dhe fara kungulli

Krepë integrale, gjalpë kikiriku, banane, luleshtrydhe dhe boronicë

Kos i skremuar me arra

Bukë integrale me mjaltë, fara lini, mandarinë, kivi

Kos me banane, boronicë dhe fara kungulli

Tost me reçel, luleshtrydhe, banane dhe bajame

living.al


Leave a Reply