Flet amerikani Tom Ford, stilist dhe drejtor filmi.
Zotëri Ford, a keni pasur ndonjëherë krizë të mesit të jetës?
Po. Largimi nga Gucci ishte shkatërrues për mua. Ishte shkatërrues për arsye se unë kisha dhënë gjithçka në atë punë për pesëmbëdhjetë vjet dhe krejt papritur unë nuk kisha më identitet. “Kush jam unë? Çfarë po bëj? Nuk kam asnjë forum për të folur me dikë më ose të përcjellë mendimet apo idetë e mia”. Ndoshta e teproja me pijen – gjë që kur jeton në në Londër është shumë lehtë për ta bërë. Vëmendja me kaloi në gjëra që nuk ishin të rëndësishme. Kështu që po, unë kisha një krizë të vogël të mesit të jetës. Uroj të kishte një term më të mirë për këtë. Ajo vjen për të gjithë, ndoshta në të tridhjetat, ndoshta në të dyzetat, ndoshta në vitet e gjashtëdhjeta ose shtatëdhjeta, kush e di. Mbërrin në momentin kur mendoni se ora po troket dhe pyesni nëse me të vërtetë je duke shfrytëzuar në maksimum jetën tuaj.
Duket që kur i keni të gjitha në jetë, është më lehtë ta humbni veten.
Dhe kur i keni të gjitha, është më lehtë ta kuptosh se këto nuk janë gjëra të rëndësishme. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk e arrijnë këtë pikë. E kalojnë jetën duke u përpjekur dhe prapë nuk mësojnë. Të tjerët e kuptojnë këtë në moshën njëzet vjeçare dhe janë plotësisht të balancuar e të përmbledhur dhe e kuptojnë se si t’i kontrollojnë gjërat që nga mosha e re.
Si do ta përshkruaje gjendjen tuaj mendore momentalisht?
Më duket se nuk kam nevojë për asgjë për të pasur jetë të mirë, Unë jam rritur në New Mexico dhe sado që kalojnë vitet, aq më pak kam nevojë për kulturë bashkëkohore, qytete të mëdha, dhe të gjitha ato gjëra me të cilat bombardohemi. Jam më i lumtur në fermën time në mes të askundit kur shoh një insekt duke bartur gjethe në bar, duke dëgjuar heshtjen, duke kalëruar, dhe duke qenë në qiell të hapur. Kështu që kam një lloj sigurie që në rast se i humb të gjitha në jetë, do të jem shumë i lumtur me gjëra të thjeshta sepse këto gjëra janë të rëndësishme në jetë.
Pra, glamuri pas të cilit ju qëndroni, nuk ju intereson më?
Pas vetëm dy muajsh në New Mexico, e kam kuptuar që unë mund të punoj prej çfarëdo vendi. Në fund të fundit, unë jam njeri që e pëlqej vetminë; nuk jam shumë i shoqërueshëm. Për shkak të natyrës së punës sime, njerëzit mendojnë që unë dal çdo natë, por në fakt unë urrej këtë. Jam person që pëlqen të rrijë vetëm dhe të takojë disa shokë të afërt. Jam njeri i turpshëm dhe meditues.
A frymëzohesh më së shumti nga natyra? Natyra është bukuria perfekte, në fund të fundit.
Po, natyra është gjëja më e përafërt me Zotin dhe nuk nënkuptoj Zotin e ndonjë feje, por lidhjen time me universin, lidhje të cilën unë mendoj se e kemi humbur. Indianët e Amerikës e kishin këtë lidhje dhe ku unë jetoj, në fakt është qendra e civilizimit Indian Anasazi. Madje unë i kam dy rrënoja të mëdha të Anasazive, aty ku e kam fermën. Nuk po them që pa dyshim ka një lidhje shpirtërore që del nga ky vend, por që mund të ketë. Kur je afër tokës dhe ngrihesh kur lind dielli dhe shkon për të fjetur kur agon, kjo vë gjithçka në perspektivë.
Me të vërtetë?
Po, gjithçka tjetër ikë vetvetiu. Ne e kemi humbur kontaktin me tokën. Qentë nuk ndjejnë faj, qentë nuk kanë komplekse të pasigurisë, qentë nuk mendojnë që ju nevojitet një shtëpi më e madhe se e qenve tjerë. Qentë janë plotësisht vetja e tyre. Janë shumë intuitivë dhe nuk mendojnë për vdekjen. Shtrihen në shpinë, dhe kënaqen se si kjo i bën të ndihen. Mendoj se kjo është një lloj apeli që na e bëjnë kafshët, kjo është ajo që është e rëndësishme.
A jeni person shpirtëror?
Jam person shpirtëror në kuptimin e fesë së lindjes. Kam mësuar se lumturia në të gjithë ne është si një ndërprerës që e komandon në tru. Kjo nuk ka të bëjë me blerjen e një shtëpie të re, makine të re, të dashure të re, apo një palë këpuca të reja. Kultura jonë është shumë e koncentruar në këtë gjë; ne kurrë nuk jemi të lumtur me atë që e kemi sot. Ne gjithmonë mendojmë që na duhet diçka tjetër që të jemi të lumtur.
Kjo po tingëllon sikur e keni shumë të vështirë të jetoni në Hollywood, siç presin të gjithë nga ju.
E kam pasur shumë të vështirë të merrem me këtë dhe kam mësuar se si t’i ndaj këto gjëra nga njëra-tjetra. është një performancë, dhe jam unë që po e luaj një rol. Nuk po them se nuk ka aspekte që nuk më pëlqejnë; unë i dua femrat e bukura, fustanet e bukur, dhe lulet e bukura. Por të gjitha këto duhet të mbesin në perspektivë. Nuk ka asgjë të keqe ta duash faktin se ne të gjithë jemi qenie fizike por duhet t’i mbash në perspektivë. është thjeshtë një shmangie. është një nga gjerat e mira në jetë, sikur kur han një biftek të mirë apo një puthje e mirë – në rregull, një puthje e mirë është ndoshta më e vlefshme se të gjitha gjërat tjera – po këto janë gjëra që do t’i lësh mbrapa kur ikë nga ky planet. Kur unë të gjendem në shtratin e vdekjes, nuk ma merr mendja se do të jem duke menduar për një palë këpucë të mira që kam pasur apo për shtëpinë time të bukur. Do të jem duke menduar për mbrëmjen që kam kaluar me dikë kur kisha njëzet vjetë dhe kur ndihesha plotësisht i lidhur me ta.
Me të vërtetë je kaq romantik?
Po, jam vërtetë romantik,
Sa kohë të merr që çdo mëngjes të bëhesh ai Tom Ford për të cilin folët?
Më merr shumë kohë që të bëhem ai person që të tjerët që të jem. Kur unë jam në depresion, dhe po kaloj një ditë të keqe apo kur diçka e keqe më ndodhë apo kur duhet të ballafaqohem me diçka të tillë, unë e kryej një ritual shumë preciz duke u veshur në mëngjes. Në njëfarë mënyre veshja është si një mbrojtës i blinduar; duke veshur shtresë-mbi-shtresë. Nëse çdo gjë është në rregull në botën time materiale, atëherë unë jam në gjendje ta kapërcej atë situatë. Ky perfeksion vjen nga shenja ime e Virgjëreshës. Bota ime e brendshme është e lidhur me botën time të jashtme. Nëse shtëpia ime është e thyer, unë jam i thyer. Nëse unë jam i përmbledhur, gjithçka është e përmbledhur. është një lloj balanci.
Për shumë vite, e keni kaluar jetën me të dashurin tënd, Richard Buckley. A është ai ideja jote e jetës së mirë?
Rishard është personi që unë e dua më së shumti dhe me të cilin jam bashkë që 23 vite. Kështu që po, mirëpo aq janë edhe qentë e mi. Kam pyetur veten “Nëse unë vdes nesër, cilat gjëra do t’i kujtoj?” dhe e kam kuptuar që loja me njërin nga qentë e mi është një prej gjërave më të çmueshme në jetën time! Kjo do të ishte diçka që do të më mungonte shumë.
Duhet të jetë shumë e rëndësishme që ta kesh dikë që e kalon me ty këtë udhëtim të jetës, dikush që të tregon që jeta nuk është shfaqja e ardhshme e modës apo reklamat që i bën.
Natyrisht që është e rëndësishme. Unë akoma kam shokë me të cilët kam shkuar në shkollë. Shumë prej tyre kanë punuar me mua për 18 vitet e fundit. Kur e gjeni dikë të mirë, mbajini! Mbaji në jetën tënde.
A i çmoni veçanërisht njerëzit tuaj të afërt për arsye se e keni të vështirë të takoni njerëz të rinj?
Sinqerisht, unë nuk takoj dhe aq shumë njerëz. Unë jam i martuar por askush nuk më afrohet, kurrë. është sikur unë nuk ekzistoj seksualisht, As edhe një.
Ti megjithatë je Tom Ford, kështu që ndoshta njerëzit mendojnë që as nuk kanë shans.
Ndoshta kjo është arsyeja, por as edhe një person i vetëm nuk flirton me mua, askush nuk më afrohet. Zakonisht kur njerëzit bëhen personal me mua, në fund të bisedës duan të më japin kartën e tyre të biznesit.
Pra dëshiron që më shumë njerëz të të ngacmojnë?
Natyrisht! (Qesh) Pse jo? Nuk po them se do të reagoja, mirëpo do të ishte mirë.
http://the-talks.com
GazetaExpress
Leave a Reply