
Njiheni më shumë me veten nëpërmjet këtij testi të thjeshte të personalitetit. Zbuloni a jeni ëndërimtar, idealist apo realist?
Para jush i keni pyetjet me përgjigje të ndryshme. Zgjidheni përgjigjen e cila ju përgjigjet më shumë juve me karakterin tuaj, dhe mbani mend përgjigjet.
1. Një ditë para se të niseni për pushim veror. Nga agjencia ju lajmërojnë se udhëtimi është anuluar. Si reagoni ?
a) jeni të dëshpëruar ;
b) menjëherë e thirni advokatin ;
c) jeni të zemëruar ;
d) menjëherë rezervoni udhëtim tjetër ;
2. Kur udhëtoni me tren, valixhen tuaj e kontrolloni me shikim…
a) kohë pas kohe ;
b) në cdo stacion ;
c) shumë rrallë ;
d) asnjëherë ;
3. Kur dilni në një takim dashurie
a) silleni totalisht si të cmendur ;
b) ndjeheni të shqetësuar ;
c) duart ju djersiten nga ekstimi ;
d) zemra ju rreh shpejt ;
4. Kur një person tërheqës ju afrohet në rrugë, ju mendoni…
a) sic duket nuk shef mirë ;
b) cfarë ka ky/kjo ? ;
c) sa i / e bukur ;
d) sa simpatik/e qenka ;
5. Nuk mund ta imagjinoni jetën tuaj pa…
a) televizor ;
b)kartë krediti ;
c) celular ;
d) muzikë ;
6. Kur nuk ju zë gjumi, e shfrytëzoni mundësinë për të…
a) imagjinuar ;
b) planifikuar ;
c) lexuar;
d) menduar ;
7. Duhet të dilni , por jashtë koha është e vranët. Sa nuk ka nis të bjerë shi , ju mendoni…
a) ku e lash ombrellën;
b )sa e keqe koha;
c) kjo kohë mi kujtoj pushimet e mija verore;
d) shum mirë, sa nuk ka nis të bjerë shi;
8. Horoskopi është ….
a) dicka që ju nervozon ;
b)punë pa mend;
c) dicka interesante;
d) zbavitje;
9. Shpesh keni nevojë për …
a) brishtësi/butësi ;
b) siguri;
c)vëmendje;
d) surpriza;
10. Shpesh gënjeheni me…
a) lumturinë;
b )ndjenjë/sens të përbashkët ;
c) energjine tuaj ;
d) shqisen e gjashtë;
Rezultatet nga testi :
Numëroni përgjigjet. Nëse keni më shumë përgjigje mes dy opsioneve të ndryshme , atëherë ju gjindeni mes dy tipave të personalitetit.
Më shumë përgjigje nën A
Ju jetoni mbi re. Kah natyra jeni pak si të haruar, nuk është cudi kur ndonjëherë i humbisni celësat ose i hudhni krypë kafes. Shpesh filloni shumë punë në të njëjtën kohë , dhe kur dicka nuk shkon ashtu sic duhet , atëherë ju nervozoheni pastaj të tjerët e kanë fajin. Zgjohuni dhe fokusoni në atë që dëshironi të punoni, në vend që vetëm ta imagjinoni.
Më shumë përgjigje nën B
Jeni shumë te arsyeshëm. Shumë mirë e keni kuptuar se që të arrini atë që dëshironi duhet të mundoheni. Për të diplomuar e dini se duhet të nxehni karrigen. Jeni të guximshëm dhe nuk i shmangeni problemeve. Kur dicka e mendoni atë edhe e realizoni.
Më shumë përgjigje nën C
Jeni shumë të ndjeshëm, reagoni ashpër edhe ndaj detajeve më të vogla. Kur dikush ju kritikon ju eksplodoni, ndërsa kur shikoni skena trishtuese ju mërziteni. Gjithcka që është normale, juve ju duket e mërzitshme.
Më shumë përgjigjë nën D
Ju jeni shumë fatlum. Jeni të lindur nën yllin fatsjellës. Falë intuitës,sensit për humor, zgjuarsisë, ciltërsisë dini si të jetoni dhe gjithmonë shihni anën pozitive të të gjitha gjërave. Shkëlqyeshëm gjindeni në cdo situatë dhe jeni gazmor. Të tjerët mendojnë se jeta juaj është e përkryer.


Leave a Reply