
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu në mbledhjen e Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka thënë se trupi i pajetë i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, dyshohet se është i varrosur në njërin nga basenet e Burgut të Dubravës, raporton gazetarja e gazetës “Kosova Sot”.
Megjithatë, ai tha se për këto informacione ende janë të pakonfirmuara. “Sa i përket çështjes së Ukshin Hotit, ka informacione se trupi i tij mund të gjendet në njërin nga tre bazenet në burgun e Dubravës. Në maj, ne do shkojmë të hetojmë sepse çdo informacion ne e hetojmë”, ka deklaruar Gërxhaliu. (INA)
Gërxhaliu: Trupi i Ukshin Hotit, në njërin nga basenet e Dubravës

Veprimtari i çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti mund të gjendet në ndonjërin prej baseneve të Burgut të Dubravës. Kontrollimi i këtyre baseneve do të filloj të bëhet në pjesën e dytë të majit kur edhe koha fillon të jetë e favorshme për të kontrolluar atë lokacion.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Peticione dhe Persona të Pagjetur, ku u miratuan rekomandimet lidhur me Peticionin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit.
Gërxhaliu ka thënë se qysh në vitin 2004 kanë bërë një kërkesë tek pala serbe për çështjen e profesor Ukshin Hotit, por zyrtarisht asnjëherë nuk kanë marr asnjë përgjigje zyrtare nga pala serbe lidhur me këtë çështje, derisa informacionet se ai mund të gjendet në basenet e Dubravës janë nga familjarët.
“Në anën tjetër këto janë informacione nga ana e familjes së tij të cilat na janë prezantuar, për këto që ekzistojnë në basenet e Dubravës të cilët me përmirësimin e kohës do të planifikojmë dhe besojmë nga pjesa e dytë e majit të kontrollojmë këto basene, sepse ne duhet të kontrollojmë çdo informatë që e posedojmë”, tha Gërxhaliu.
Drejtori i DML-së, tha se nga viti 2002 kur është themeluar zyra për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore, e deri tani janë duke punuar me një rregullore të nënshkruar në kohën e UNMIK-ut. Ai tha se për këtë kohë kanë filluar me 6 mijë persona të pagjetur, derisa kanë ardhur në 1655 persona të pagjetur.
Gërxheliu bëri të ditur se nga 1655 persona sa janë të zhdukur, afër 500 janë të komuniteteve pakicë, dhe vetëm serbë janë 400. Ai po ashtu tha se për t’u pajisur me një laborator të ADN-së, kanë hasur në pengesë nga faktori ndërkombëtar me arsyetimin se një i tillë është në Policinë e Kosovës.
Gjithashtu, Gërxhaliu ka akuzuar edhe politikën sepse çdo parti që ka ardhur në pushtet ka ndërruar komisionin për të pagjetur, ku i vetmi nga vitit 1999 është ai që ka mbetur derisa të tjerët janë larguar.
“Gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur ndonjë tretman në këtë aspekt, në stafin profesional nuk është bërë asnjëherë ndonjë investim apo trajnim, por Ministria e Drejtësisë është dashur t’i mbuloj këto vrima me shumë mundime. Sa i përket Komisionit qeveritar, asnjë herë asnjë ekspert mjeko ligjor asnjë njeri nuk është dërguar për ndonjë trajnim apo pjesëmarrje diku. Bile edhe kur është bërë bartja e ICMP-ja në Hagë ku është dashur të merret kodi sepse duhet ta dini që ajo posedon mostrat e ADN-së të familjeve që kanë marr gjakun sepse ne nuk mundemi pa e marr monstren krahasuesu me ditë kush është”, tha Gërxhaliu.
Megjithatë, sipas tij, nuk ka pasur ndonjë refuzim pa marr parasysh partive që kanë qenë në pushtet, pasi të gjithë kanë qenë pro nga aspekti shpirtëror, sepse secili e ka ndje, por ende janë duke punuar me një memorandum të kohës së UNMIK-ut.
Në mbledhjen e sotme Komisioni ka miratuar edhe vendimin për përsëritjen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi javën e kaluar dështoi ky proces.
/Arbresh.info/
Dyshime të reja për vendndodhjen e trupit të Ukshin Hotit

Trupi i pajetë i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, dyshohet se është i varrosur në njërin nga basenet e Burgut të Dubravës.
Kështu ka thënë Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, gjatë një mbledhje në komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.
Gërxhaliu tha se qysh në vitin 2004 kanë bërë një kërkesë tek pala serbe për çështjen e profesor Ukshin Hotit, por zyrtarisht asnjëherë nuk kanë marr asnjë përgjigje zyrtare nga pala serbe lidhur me këtë çështje, derisa informacionet se ai mund të gjendet në bazenet e Dubravës janë nga familjarët.
“Në anën tjetër këto janë informacione nga ana e familjes së tij të cilat na janë prezantuar, për këto që ekzistojnë në basenet e Dubravës të cilët me përmirësimin e kohës do të planifikojmë dhe besojmë nga pjesa e dytë e majit të kontrollojmë këto basene, sepse ne duhet të kontrollojmë çdo informatë që e posedojmë. Ne jemi në fazën kur pas luftës kemi hapur 20-30 vend-lokacione, ku 27-28 kanë qenë pozitive, ara dy viteve kemi hapur 87 lokacione vetëm tri akne qenë pozitive. Jemi në kohën kur bëjmë shumë punë por rezultati nuk matet me gjetje sepse informacioni shpesh nuk është i saktë. Mirëpo çdo informatë ne duhet të kontrollojmë, kështu që jam dakorduar edhe më ekspertët e EULEX-it për një vizitë të marrim përmasat e atyre lokacioneve, baseneve sa janë thellësia që të largohet ai ujë dhe të kontrollohet pa marrë parasysh që zyrtarisht nuk kemi asgjë nga pala serbe për fatin e Ukshin Hotit”, tha Gërxhaliu.
Drejtori i DML-së, tha se nga viti 2002 kur është themeluar Zyra për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore, e deri tani janë duke punuar me një rregullore të nënshkruar në kohën e UNMIK-ut. Ai tha se për këtë kohë kanë filluar me 6 mijë persona të pagjetur, derisa kanë ardhur në 1655 persona të pagjetur.
Gërxhaliu bëri të ditur se nga 1655 persona sa janë të zhdukur, afër 500 janë të komuniteteve pakicë, dhe vetëm serbë janë 400. Ai po ashtu tha se për t’u pajisur me një laborator të ADN-së, kanë hasur në pengesë nga faktori ndërkombëtar me arsyetimin se një i tillë është në Policinë e Kosovës.
Gërxhaliu ka akuzuar edhe politikën sepse çdo parti që ka ardhur në pushtet ka ndërruar komisionin për të pagjetur, ku i vetmi nga vitit 1999 është ai që ka mbetur derisa të tjerët janë larguar.
“Gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur ndonjë tretman në këtë aspekt, në stafin profesional nuk është bërë asnjëherë ndonjë investim apo trajnim, por Ministria e Drejtësisë është dashur t’i mbuloj këto vrima me shumë mundime…Sa i përket Komisionit qeveritar, asnjë herë asnjë ekspert mjeko ligjor asnjë njeri nuk është dërguar për ndonjë trajnim apo pjesëmarrje diku. Bile edhe kur është bërë bartja e ICMP-ja në Hagë ku është dashur të merret kodi sepse duhet ta dini që ajo posedon mostrat e ADN-së të familjeve që kanë marr gjakun sepse ne nuk mundemipa e marr monstren krahasuesu me ditë kush është”, tha Gërxhaliu.
Megjithatë, sipas tij, nuk ka pasur ndonjë refuzim pa marr parasysh partive që kanë qenë në pushtet, pasi të gjithë kanë qenë pro nga aspekti shpirtëror, sepse secili e ka ndje, por ende janë duke punuar me një memorandum të kohës së UNMIK-ut.
Në mbledhjen e sotme Komisioni ka miratuar edhe vendimin për përsëritjen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi javën e kaluar dështoi ky proces.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=27297


Leave a Reply