GazetaExpress
Lajmi është rrëqethës, aq sa duket si ndonjë pjellë e fantazisë.
E megjithatë ngrënia e maceve në Itali është ende një praktikë mjaft e përhapur, sidomos në disa rajone.
Ose të paktën kështu bën të ditur Aida&a, shoqata italiane e mbrojtjes së kafshëve dhe mjedisit, që ka analizuar të dhënat e shërbimit segnalazionereati@libero.it.
Sipas shoqatës vitin e kaluar “në Itali janë vrarë 6-7.000 mace që më pas janë gatuar, dhe nuk e kemi fjalën për restorante aziatike, por për italianë, të cilët kryesisht në provincat e Breshias, Kremonës, Viçencës, Veronës por dhe në zonat ndërmjet Milanos dhe Parmës, në disa raste organizojnë dreka të vërteta me bazë macesh me praninë e 20-30 personave”.


Leave a Reply