Në konkursin e fundit të shpallur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për 118 administratorë, kanë konkurruar 6 222 persona, ose rreth 52 veta për një vend pune në administratën shtetërore
Të rinjtë shqiptarë kanë treguar interes të jashtëzakonshëm për tu punësuar në administratën shtetërore. Vetëm në konkursin e fundit të shpallur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për 118 administratorë, kanë konkurruar 6 222 persona, ose rreth 52 veta për një vend pune në administratën shtetërore. Papunësia e madhe që ka kapluar Maqedoninë e sidomos të rinjtë është një nga shkaqet kryesore të interesimit të madh të të rinjve për një vend pune. Në Maqedoni, përveç administratës nuk ka mbet asnjë vend tjetër, ku të rinjtë të mund të punësohen.
Kandidatët e paraqitur në Konkursin e shpallur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit tashmë e kanë kaluar filtrin e parë, deri në përzgjedhjen finale që pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Javën e kaluar është bërë testimi i tyre nga Agjencia për Administratorë Shtetëror, ndërkaq procedurat për realizimin e këtij konkursi vazhdojnë.
Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha thotë se konkursi është në procedurë. “Është bërë testimi nga Agjensia për Administratorë dhe pastaj do të vazhdohet me
procedurat e tjera”, sqaroi Hoxha. Zëdhënësi Hoxha nuk jep datë të saktë se kur do të dihen rezultatet përfundimtare të këtij konkursi, pasi siç thotë ai, këto janë procedura që vazhdojnë.
Konkursi për punësimin e 118 administratorëve u shpall në shtator të këtij viti dhe pritet që të realizohet deri në fund të këtij viti.
Lajm
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply