
Duhej të ishte një telefonatë normale mes burrit dhe gruas së tij.
Ai formoi numrin dhe pas dy ose tre zilesh ajo u përgjigj me një “po”. Nuk ishte një përgjigje normale sepse ai dëgjoi në sfond që ajo po rënkonte nga kënaqësia. Kështu nis një shkrim i “Il Giornale” që tregon një rast të çuditshëm në vendin fqinj.
Bëhet fjalë për një sipërmarrës nga Ancona që u bë dëshmitar i tradhtisë së gruas së tij në një mënyrë aspak të papëlqyeshme. Duket se “e zënë me punë” gruaja nuk ka mundur dot ta mbyllë telefonin, por e ka hapur atë duke i lejuar bashkëshortit të dëgjojë çfarë po ndodhte.
Pas zbulimit të tradhtisë 43-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për çështje privatësie, u bë thuajse si i çmendur. Shkon të takojë gruan duke i bërtitur: “Më trego të vërtetën ose të vrava”, “nëse nuk tregon ta hoqa kokën”.
Nga ajo që ka treguar më pas 40-vjeçarja mes janarit dhe shkurtit mes tyre ka pasur zënka të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të dhunshme. Një disa raste ai e ka pështyrë, goditur me shuplaka dhe grushte. Në një moment ajo gjeti edhe një minikamerë në kuzhinë që bashkëshorti i saj e kishte vënë për të vërtetuar tradhtinë e saj. Tashmë çështja është në gjykatë.


Leave a Reply