
Shqipëria ka mundur që të fitojë ndaj Armenisë. Fillimisht duket se fati nuk i buzëqeshi shumë skuadrës sonë, pasi mbrojtësi Mavraj me anë të një autogoli në minutën e tretë, kaloi në avantazh Armeninë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0:1 për skuadrën mike. Në minutën 77-të, Mërgim Mavraj gjuajti me kokë topin, duke mposhtur portierin armen dhe rezultati ishte 1:1. Brenda pak minutave, Shqipëria do të kalonte në avantazh. Ermir Lenjani me mjeshtri harkoi topin dhe Shkëlzen Gashi nga një pozitë e vështirë arriti që të ndryshonte rezultatin në 2:1 për Shqipërinë. Ndërkohë që nga minuta e 71-të, Armenia ka qenë me një lojtar më pak, pasi Hambardzumyan ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje tejet të ashpër.
Skuadra vendase është përpjekur të barazojë, teksa nga një goditje këndi, ka goditur shtyllën, duke rrezikuar seriozisht. Në minutën e fundit shtesë, Çikalleshi ka marrë një karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt. Tifozët kanë qenë ata që ndezën atmosferën. Mes brohorimave dhe duartrokitjeve,e ata duket si i dhanë zemër skuadrës së tyre të zemrës.
Me këtë fitore, kuqezinjtë dalin përkohësisht në vend të parë të grupit me 7 pikë, po aq sa ka Danimarka, ndërkohë që Portugalia po luan me Serbinë dhe me një sukses, do të merrte kryesimin me 10 pikë të plota.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply