Një astronaut amerikan dhe një kozmonaut rus mbërritën në banesën e tyre të re, Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Astronauti i NASA-s Scott Kelly dhe kozmonauti Mikhail Kornienko do të qëndrojnë deri në marsin e vitit të ardhshëm, periudha më e gjatë ndonjëherë e qëndrimit në stacionin orbital.
Shkencëtarët shpresojnë të studiojnë efektet fizike dhe mendore të të jetuarit në hapësirë ndërsa Kelly dhe Kornienko rrinë përtej periudhës së zakonshme prej 6 muajsh në stacion.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply