Qepa e re është ushqim të cilin duhet ta hani çdo ditë. Shumë njerëzve u pengon shija dhe aroma e qepës, por kjo nuk është arsye pse nuk duhet ta konsumoni.
Ekspertët pëlqejnë ta quajnë qepë pranverore, sepse është karakteristike për këtë periudhë të vitit.
Shijen dhe aromën mund ta lehtësoni ashtu që e vendosni në sallata, perimet e preferuara, gjellët e ziera dhe në tavë.
Qepa e ere fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa konsumimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë te:
• Ulja e nivelit të sheqerit në gjak;
• Rregullimi i nivelit të kolesterinës;
• Rregullimi i nivelit të tensionit të gjakut;
• Reduktimi i rrezikut nga krijimi i kancerit, veçanërisht kanceri i zorrës së trashë;
• Lehtësimi i inflamacioneve kronike në trup;
• Reduktimi i radikaleve të lira.
Kompozimet të cilat janë përgjegjëse për aromën dhe shijen e pakëndshme po ashtu janë përgjegjëse edhe për veçoritë shëruese të qepës.
rtklive.com


Leave a Reply