
Atë kohë modelja 19-vjeçare, arriti që të mbijetonte vetëm me një mollë në ditë. Beth Cowan fatmirësisht arrti që të mundte anoreksinë që e bëri të shkonte vetëm 40 kg.Tashmë ajo ka marrë pjesë në një konkurs bukurie, gjatë të cilit u dha mesazhin vajzave të reja që të mos bëjnë të njëjtin gabim. Historia e saj, është bërë publike nga gazetarët anglezë, të cilët publikuan disa fotot shokuese të momenteve më të këqija të sëmundjes së saj, kur fiziku i modeles dukej si një skelet dhe personat që ndodheshin pranë, e vështronin pa mundur që të bënin asgjë. Ajo ishte si një e vdekur mes të gjallëve.
“Dua që vajzat e tjera të dinë që anoreksia mund të luftohet dhe ka një mënyrë për t’ia dalë”, ishin fjalët që Beth Cowan iu drejtua publikut në konkursin e bukurisë “Miss British Empire 2015″. Shpresa e modeles ishte që historia e saj të shërbente për ndërgjegjësimin e vajzave që duan të qëndrojnë elegante, pa marrë parasysh shkaqet. ” Isha vetëm 16 vjeç kur u sëmura dhe nuk e nuk e di se si ndodhi. Haja vetëm një mollë në ditë dhe më pas më përfshinte rutina, duke harruar që të haja. Atë kohë njerëzit më thonin se dukesha si viktimë. Ata që më bindën që të haja ishin mjekët. Më thanë që ishte shumë e nevojshme që të ushqehesha sepse në të kundërt nuk do të kisha fëmijë në të ardhmen. Anoreksia po më merrte gjithçka.
Mes gjërave që më duhej të hiqja dorë, ishte edhe shkolla. Mu desh që të ndalja frekuentimin dhe në shtëpi kisha nevojë që dikush të më qëndronte pranë. Në atë periudhë nëna ime qante dhe më luteshe që të bëja diçka.I premtoja se do të nisja të ushqehesha ditën tjetër, por ajo e nesërmja nuk erdhi kurrë. Gënjeja veten dhe prindërit e mi ”, tregoi Beth. Ndonëse ajo arrit që të luftonte anoreksinë, Beth pranon që ende nuk i ka arritur të gjitha objektivat e saj.
“Anoreksia më zvarriti për tre vjet. Tani peshoj më pak se 50 kg, por duhet të bëj më të mirën. Nuk jam lodhur ende së luftuari, kështu që do të vazhdoj. Anoreksia nuk është një gjë që kalon brenda ditës, por mund të kontrollohet. Unë nuk do të isha këtu, nëse nuk do të kisha zgjedhur që të luftoja. Mos hiqni dorë”, apelon Beth Cowan për vajzat e reja.


(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply