
Mbledhja e djeshme me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve, megjithëse e shkurtër nuk ka kaluar pa debate dhe ironi mes deputetit Tom Doshi dhe ish-kolegëve të tij socialistë.
Në momentin që ka hyrë në mbledhje, shkruan Panorama, Doshi ka përshëndetur deputetët duke u thënë “mirëmbrëma”, por asnjëri prej tyre nuk ia ka kthyer, ç’ka nuk ka kaluar në heshtje nga Toma. Në një moment të mbledhjes Doshi është përplasur edhe me prokurorin e Krimeve të Renda, Adnand Xholi, të cilit i ka kërkuar t’i vendosë në dispozicion provat që disponon dhe mbi bazën e të cilave kërkon arrestin.
DEBATET NE KESHILL
(Deputeti Tom Doshi hyn në sallën e mbledhjeve)
Tom Doshi: Mirëmbrëma të gjithëve! (Deputetë e maxhorancës nuk i kthejnë përgjigje)
Tom Doshi: Pse nuk flisni?! As nuk përshëndesni! O Namik, pse nuk flet?! (Doshi ulet në krah të deputetëve të maxhorancës, afër Armando Subashit)
Tom Doshi: Unë kërkoj kohë për t’u njohur me akuzat. Ju për të përgatitur relacionin keni 4 javë kohë, kurse mua mbrëmë në darkë më prutë njoftimin dhe sot doni shpjegimet. Kam nevojë për kohë që të njihem me kërkesën. Dua kohë që ta lexoj dhe ta shqyrtoj dhe të marr avokat. Kam nevojë për një proces të rregullt ligjor brenda një kohe të arsyeshme që të përgjigjem.
Fatmir Xhafaj: Z.Doshi ka depozituar një shkresë ku kërkon kohën e nevojshme dhe të përfaqësohet me një avokat. Koha e nevojshme për provat mendoj se ka qenë e mjaftueshme se i është dhënë në dispozicion dhe për avokat. Mendoj se është një kërkesë normale dhe e drejtë e tij. Mendoj se ky këshill duhet t’i japë kohë shtesë dhe e dyta që të përfaqësohet këtu me një avokat.
***
Tom Doshi – Adnand Xholit: Ti duhet të më njohësh mua me provat, sepse s’mundet që të kërkosh arrestin tim pa më thënë se në çfarë provash bazohesh…
Adnand Xholi: Provat t’i kam shkruar në relacion….
Tom Doshi:Çfarë relacioni?! Sipas ligjit, që të kërkosh arrestin tim duhet të kesh dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova. Kështu që më jep provat dhe më trego në çfarë provash bazohesh që kërkon arrestin ndaj meje, më jep provat që dhe unë të përgatitem të kthej përgjigje. Ti e di shumë mirë që unë nuk kam bërë deklaratë të rreme, sepse ti je në dijeni të denoncimit tim qëkur kam folur me kryeprokurorin Llalla që para gjashtë muajsh.
(Deputeti Mark Frroku dorëzon mbrojtjen me shkrim dhe argumentet e tij më pas largohet nga salla e Këshillit të Mandateve)
albnews.al


Leave a Reply