KUKËS- Katër të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur aksin Durrës- Kukës, të gjithë të familjes Çengu.
Një makinë ka rënë në humnerë në aksin Durrës- Kukës, në vendin e njohur si Kthesa e Kolshit. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 18:50 dhe sipas policisë makina ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës në rrugë, ndërsa ktheheshin nga një dasëm.
Sipas policisë e mbërritur në vendngjarje sqaron se në aksident janë përfshirë 5 persona të familjes Çengu, 4 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa një prej tyre është plagosur. Njëri prej viktimave është Ilmi Çengu drejtuesi i mjetit, 45 vjeç, nga fshati Shtiqen i Kukësit banues në Tiranë. Viktima tjetër është bashkëshortja e tij Zylfie Çengu, ndërsa viktima e tretë është nusja e djalit të tyre Blerta Çengu. Trupat e viktimave, janë nxjerrë tashmë nga gremina. Pas disa orësh humbi jetën në spital edhe vajza e ciftit Çengu, 20-vjeçarja Diana Çengu, ndërsa ndodhet i plagosur djali i Blerta Çengut, V.Çengu 5 vjeç. Mësohet se Blerta humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa djali i saj ndodhet ende në gjendje të rëndë.
Një aksident tjetër me pasoj vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Fshat të Matit, kur një mjet tip Benz me targa të Shkodrës ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Ramiz Cakoni si dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur 6 aksidente, ku kanë ngel 5 të vdekur dhe 17 të plagosur.
\Shekullin Online\E.Sh\
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply