Është një ngjarje që do të ishte e denjë për një skenar filmi, por edhe një herë fatkeqësisht është pjesë e realiteti shqiptar.
Një grua e martuar së bashku me të dashurin i ka kërkuar një mijë euro bashkëshortit që të kthehej në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në Devoll të Korçës dhe policia ka arrestuar Aleksandra Shëpin dhe të dashurin e saj Kosta Ago.
26-vjeçarja nga fshati Cangonj i Devollit braktisi shtëpinë për të jetuar me dashnorin e saj 38-vjeçar, por duke mos u mjaftuar me kaq, kanë menduar edhe të përfitojnë financiarisht nga bashkëshorti i Aleksandrës.
“Nga 27 janari e në vazhdim ata kanë kërcënuar shtetasin P.Shëpi dhe i kanë kërkuar 1 mijë euro që ajo të kthehej në shtëpi”, raporton policia e Korçës.
Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë për hetime të mëtejshme.


Leave a Reply