
1. Qelizat e nuhatjes ndërrohen çdo 28 ditë, pra çdo katër javë ju merrni një “hundë të re”.
2. Nuhatja është shqisa më sensitive. Njerëzit mund të mbajnë mend aroma me 65% saktësi mbas një viti, ndërsa rikujtesa vizuale është rreth 50% pas 3 muajsh.
3. Studimet tregojnë që 75% e emocioneve nxiten nga nuhatja, e cila është e lidhur me kënaqësinë, mirëqënien, emocionin dhe memorjen.
4. Shqisa e të nuhaturit mërzitet lehtë. Për shëmbull, nëse jeni në një furrë buke ose në dyqanin e luleve, do të jeni shumë të ndjeshëm ndaj aromave në kontakt të parë, por me kalimin e kohës, nuk do mund të nuhatni të gjitha aromat e ndryshme.
5. Është shqisa e parë, që krijohet në trupin tonë. Edhe përpara se të lindim, shqisa e nuhatjes është tërësisht e formuar dhe
funksionale.
6. Shqisa e nuhatjes është më e zhvilluar tek femrat, se sa tek meshkujt. Ndjeshmëria e nuhatjes rritet gjatë ciklit mentrual dhe arrin kulmin kur ajo është më pjellore.
7. Nuhatja arrin kulmet gjatë fundit të rinisë dhe fillon një rënie graduale më pas. Njerëzit që kanë aftësi të kufizuar nuhatjeje,
kanë tendencën e të ushqyerit në mënyrë më pak të shëndetshme.
8. Mund ti nuhatni gjërat më mirë në pranverë ose në verë, si pasojë e lagështirës në ajër. Për të njëjtën arsye, nuhatja forcohet
pas aktivitetit fizik, i cili rrit lagështirën në kanalin nuhatës.
9. Njerëzit kanë 6 milion qeliza aromë-identifikuese, por kjo shifër nuk është asgjë krahasuar me mbretërinë e kafshëve.
Lepujt kanë 100 milion, ndërsa qenjtë 220 milion.
10. Harroni shënjat e gishtave apo ID-të. Shkencëtarët kanë vërtetuar, që ushqimi që marrim, ilaçet që pimë, gjinia, madje edhe gjëndja mendore apo shpirtërore ndikon në formimin e një arome të djersës, që është unike për çdo njeri.
11. Truri i njeriut mund të proçesojë diku rreth 10.000 aroma në hapësirën e një pulle poste, secila prej tyre duke nxitur një sinjal nervor.
12. Ndjesia e të paturit një makinë të re? Ja pse ndodh kjo.
Industria e makinave ka krijuar “Aromën e makinës së re” e cila, nxit një ndjesi të bukur për blerjen e kësaj makine të re.
Ata e hedhin në makina pasi i prodhojnë dhe aroma qëndron në makinë për 6 muaj.


Leave a Reply