
Një shtëpi primitive, e ndërtuar me tulla balte dhe guri, në një zonë të humbur mes maleve orientalë të Afganistanit të njohura si Tora Bora.
Pikërisht këtu gjendej një nga vendet ku fshihej ish-lideri i Al Kaedës, Osama Bin Laden, për të cilin CNN ka publikuar një seri të rralla imazhesh.
Fotografitë janë shfaqur për herë të parë muajin e shkuar gjatë procesit gjyqësor ndaj togerit të Bin Ladenit, Khaled Al Fawwaz, që po zhvillohet në Manhatan.

Në fotot të publikuara nga CNN, duket lideri i Al Kaedës me kallashnikovin tij të markës ruse së bashku me një person tjetër me emrin Mustafa Setmariam Nasar, ose më mirë i njohur si Abu Musab Al Suri, një sirian që nuk shfaqet në publik prej rreth një dekade dhe që është bërë një nga ideologët më ndikues botë lëvizjes xhihadiste.

Sipas asaj që shkruan CNN, tri gratë e Bin Ladenit me dhjetëra fëmijët e tyre, nuk ishin dakord me mënyrën e jetesës së terroristit, e ndarë mes maleve të Tora Boras, ku e vetmja dritë ishte ajo e hënës dhe fenerët me gaz.

Ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm vinte me porosi nga qyteza më e afërt që ishte me qindra kilometra larg.

Burimi i vetëm i ngrohjes gjatë dimrit të ftohë dhe me borë, ishte një sobë druri dhe mbijetesa ishte siguruar nga një ushqim i pakët me bazë orizi, buke, veze dhe djathi.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply