Gazetari i kronikës Artan Hoxhaështë kërcënuar me jetën e djalitpërmes një mesazhi të mbërritur në telefonin e tij celular.
Shkak i kërcënimit duket se është bërë fakti se Hoxha ka folur në media për laboratorin e drogës në Xibrakë, ku u përfshi edhe nipi i Enver Hoxhës, ErmalHoxha, i cili është arrestuar.
“Këtë sms po ta dërgojmë ta lexosh më vëmendje. Po fut hundët aty ku nuk duhet ti fusësh. Si fillim do qash djalin tënd dhe pastaj do jetë rradhajote. Shif merru me diçka tjetër dhe jo me Xibrakën derisa të të vijë rradha ty”, thuhet në mesazh.
Pas kallëzimit të bërë në polici, prokuroria ka nisur menjëherë hetimet për mesazhin.
Artan Hoxha tha në News24 se këto shantazhe vijnë nga krimi dhe se tha se do të kërkojë ndihmën e oficerëve të policisë për tu mbrojtur.
tetovasot.com
Leave a Reply