
Përbërësit:
•1/2 kg spinaq
•3 gota qumësht
•3 lugë miell
•6 gota ujë
•gjalpë
•kripë
•piper i zi
Përgatitja:
Spinaqin e grijmë hollë, në të njëjtën kohë në tenxhere hedhim ujin dhe qumështin. Miellin e përziejmë me qumësht para se ta hedhim në tenxhere në mënyrë që të mos mblidhet. Pasi e përziemë për njëfarë kohe, sa ta shikojmë se lëngu është trashur, hedhim spinaqin. Përziejmë përbërësit dhe pastaj i lejmë të ziejnë në ujë të vakët dhe në fund shtojmë gjalpin, kripën. Sipas dëshirës gjatë ngrënies mund të spërkasim pak piper i zi.
Living.al


Leave a Reply