
Prinderve nuk guxoja tú tregoja se per ate qe po ndodhte me jeten time , sepse kisha frike se nuk do te me perkrahnin dhe do te me thoshin se kjo kishte qen zgjedhja ime. Me dukej se do te plasja nga merzia.Kulmi i tere kesaj ishte fakti se une tashme kisha ngelur shtatzenë. Kur u kontrollova te gjinekologu dhe me dha kete lajm, qava tere diten ne vend qe te gezohesha . I tregova per kete burrin tim. Ai thoshte ”Ndoshta ky femije nuk eshte i imi sepse ti je mesuar me shum djem” me tha. Kete nuk e durova dot . Me enen qe kisha ne dore, sepse po beja darken, iu hodha. I rashe disa here dhe ia theva krahun. Ai u terbua, por nga dhembja nuk mundi kesaj radhe te me rrahte. Iku per te mjeku nga dhimbja ndersa un bera gati rrobat e mia dhe shkova ne shtepine time. U tregova prinderve per te tere ate e po ndodhte me jeten time. Ata me thane qe te mos kthehesha me tek ai. Kisha edhe nje dileme te abortoja apo te lindja femijen tim. E zgjodha te dyten, do te lindja femijen tim, sepse ai nuk me kishte faj qe un kisha zgjedhur nje burre te lig dhe nje baba te gabuar per te . Tani po e shikoj barkun si me rritet ndersa ai nuk me ka kerkuar me kurre as qe eshte interesuar per femijen e tij qe un e mbaj ne bark. Shume shpesh vuaj, por qetesohem kur kujtoj se lidhja ime do te perfundonte nje dite, heret a vone. Shpresoj te gjej ndonje pune pasi te lindi femijen dhe ta rris vetem ashtu sic eshte me se miri. Per burrin tim thone se tani ai jeton ne shtepine tone me ate tjetren . Do te porosisja te gjitha vajzat.
Living.al


Leave a Reply