Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në emisionin Opinion
TIRANË, 26 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i pranishëm në emisionin opinion të gazetarit Blendi Fevziu u mohoj të gjitha zërat të cilat e vendosin emrin e tij në listën e kandidatëve për kryetar bashkie në Tiranë apo Vlorë.
Ministri Tahiri, fillimisht mohoi faktin se ka transferuar vendbanimin e tij në Vlorë, më tej theksoi se edhe për Bashkinë e Tiranës do të kandidoj, duke argumentuar se ai ka marrë zotimin për të çuar deri në fund misionin e tij në Ministrinë e Brendshme, për të kthyer policinë e shtetit në një model suksesi të ngjashme me policitë e vendeve perëndimore. “Nuk është e vërtet që kam transferuar vendbanimin, e aq më pak që dua të kandidoj në Vlorë. Po ashtu nuk do jem kandidat për Tiranën. Jam totalisht i angazhuar për të vijuar misionin tim në krye të Ministrisë së Brendshme. Por, mund t’ju them me siguri se në Partinë Socialiste janë të paktën 10 persona të cilët janë të denjë për të kandiduar dhe për të fituar betejën për Bashkinë e Kryeqytetit”.
“Kjo, sipas Tahiri vjen edhe për shkak të punës së dobët të kryer gjatë këtyre viteve nga Kryebashkiaku Lulzim Basha. Gjatë këtyre katër viteve Bashkia e Tiranës ka ecur vetëm me hapa prapa”, përfundoi Tahiri
Leave a Reply