
Martesat e hershme ishin shumë të ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhësit tanë primitive qëndronin bashkë për tu mbrojtur dhe për të mbijetuar më shumë, sesa për të krijuar lidhje të kuptimshme. Dhe në momentin që numri i tyre ishte i sigurtë, njerëzit primitive formuan tribu, të cilave u qëndronin shumë besnike. Disa historianë besojnë se martesat e para kanë qënë grup-martesash, që duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe pak kohë më vonë, burrat dhe gratë filluan të qëndronin bashkë dhe formuan familjet e veçanta. Që nga ajo kohë, martesa nuk kanë qënë gjithmonë një ngjarje e lumtur. Dhe pikërisht prej rivalitetit të tribuve, shpeshherë gratë dhe fëmijët grabiteshin ose rrëmbeheshin. Që kur brenda tribuve ishte e ndaluar të martoheshe brenda klanit, atëherë gratë rrëmbeheshin dhe ishin të detyruara të lidheshin në martesë me të huajt që i kishin rrëmbyer. Historianët i referohen shpesh kësaj periudhe, që ishte pjesë e kohës së erës së martesës me rrëmbim.
Në mënyrë virtuale çdo pjesë e dasmës, që nga fejesa dhe deri në muajin e mjaltit, ka një histori të pasur dhe rrënjët kulturore, prejardhja dhe besimi fetar kanë fokusuar martesën për mijëra vjet të njerëzimit. Kjo është një histori e shkurtër e elementëve të ndryshëm të martesës.
Ritet e para martesore
Martesat e hershme ishin shumë të ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhësit tanë primitive qëndronin bashkë për t’u mbrojtur dhe për të mbijetuar më shumë, sesa për të krijuar lidhje të kuptimshme. Dhe në momentin që numri i tyre ishte i sigurtë, njerëzit primitive formuan tribu, të cilave u qëndronin shumë besnike. Disa historianë besojnë se martesat e para kanë qënë grup-martesash, që duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohë më vonë, burrat dhe gratë filluan të qëndronin bashkë dhe formuan familjet e veçanta. Që nga ajo kohë, martesa nuk kanë qënë gjithmonë një ngjarje e lumtur. Dhe, pikërisht prej rivalitetit të tribuve, shpeshherë gratë dhe fëmijët grabiteshin ose rrëmbeheshin. Që kur brenda tribuve ishte e ndaluar të martoheshe brenda klanit, atëherë gratë rrëmbeheshin dhe ishin të detyruara të lidheshin në martesë me të huajt që i kishin rrëmbyer. Historianët i referohen shpesh kësaj periudhe, që ishte pjesë e kohës së erës së “martesës me rrëmbim”.
Dreka e beqarisë
Sipas shumë të dhënave, që depërtojnë deri në ditët e sotme, ky festim për nder të nuses është quajtur dreka e beqarisë, ose “Gostia e Fundit” (e beqarisë). Ashtu si shumë tradita të tjera martesore, zakoni ka luajtur gjithmone rolin e një testi për kohën në vazhdim. Fillimisht, ky zakon na vjen që nga shekulli i pestë prej Spartës, ku komandantët ushtarake mund të festonin dhe të ngrinin dolli me njëri-tjetrin në prag të martesës së njërit prej shokëve të tyre. Madje edhe sot, një drekë beqarësh bëhet pak para datës aktuale të dasmës, apo ashtu si njihet “shija e fundit e lirisë” për dhëndrin. Duke u shkëputur nga konteksi historik, duhet thënë se në ditët tona ky takim i miqve të nuses dhe dhëndrit, bëhet me një qëllim të thjeshtë, që atyre t’u hiqet ankthi i ditës së martesës, ose ditës së tyre të madhe.
Martesa
Gjatë erës “së martesës me anë të rrëmbimit”, shokët më të afërt, asistonin kur dhëndri rrëmbente nusen nga familja e saj. Shoqëruesit në atë kohë dhe njerëzit më pranë familjes së protagonistit (dhëndrit), duhet të kishin nga një armë “të vogël”, madje dhe mund të luftonin për të ruajtur rrëmbimin e vajzës, nga reagimi i egër i familjarëve të saj, ndërkohë që dhëndri largohej me të. Shoqërueset e nuses dhe vajzat e nderit u bënë më të pranishme në këto aktivitete, kur martesa tashmë ishte diçka e planifikuar.
Që disa ditë para martesës është një grua, që duhet të ndiqte të gjitha përgatitjet e nuses. Kjo vajzë apo matrone (grua romake) nderi, që është edhe sot, siguron të gjithë ceremonialin dhe ndihmon nusen, që të vishet. Të gjitha vajzat e tjera ndihmojnë nusen që të zbukurojnë martesën.
Lulet e dasmës
Përpara përdorimit të luleve në buqetën martesore, gratë mbanin buqeta të ndryshme të herbeve dhe luleve të ndryshme me qëllimin kuptimplotë, për të larguar shpirtrat e këqinj. Me kalimin e kohës, lulet dhe erërat e ndryshme u zëvendësuan me lule që simbolizonin pjellorinë dhe dashurinë e përhershme. Lule specifike kanë kuptime të ndryshme në vende të ndryshme.
Veshjet e dasmës
Rrobat e dasmës nuk kanë qënë gjithmonë kështu si janë sot. Në shekullin e 18-të, nuset e varfëra visheshin me veshje të thjeshta. Kjo simbolizonte për burrin e saj të ardhshëm, se ajo nuk kishte sjellë asgjë dhe po kështu nuk e detyronte të shoqin për asgjë. Ndërsa, në mes të shekullit të 19-të, të gjitha nuset filluan që të aplikojnë veshjet e bardha të nuserisë. E para që e ka përdorur fustanin e bardhë, thuhet se ka qënë në vitin 1840, Mbretëresha Viktoria.
Velloja e nusërisë
Velloja, në mënyrë origjinale, është mbajtur nga gratë e pamartuara për të treguar modestinë. Në ceremoninë martesore, një nuse e mban vellon si simbol të nënshtrimit dhe premtimit, që do t’i bindet të shoqit të saj. Dhe, vetëm pas ceremonisë veli ngrihet për të zbuluar pamjen e nuses, përpara dhëndrit. Dikur në shekullin e 16-të, veshjet me vello ishin shumë delikate, ndërsa vellot me tantella, për herë të parë u bënë popullore mbas martesës së Mbretëreshës Viktoria në vitin 1840.
Unazat e martesës
Tradita e unazave të martesës është nga më të vjetrat ndër të gjitha traditat e tjera martesore. Afërsisht, çdo qytetërim, duke filluar që nga egjiptianët, i kanë përdorur unazat martesore, si simbol të marrëveshjes martesore. Sipas hiroglifeve egjiptiane, rrethi përfaqëson përjetësinë, dhe unazat e para janë bërë nga fijet e barit, lëkura, bari i thatë, kocka apo fildishi. Dhe, kur u zbuluan metalet, atëherë ato zunë vendin kryesor në përbërjen e këtyre unazave.
Dasma Shqiptare
Vendi klasik ku duhet mbajtur unaza martesore është gishti i katërt i dorës së majtë. Ky zakon ka filluar tek egjiptianët, sepse ata besonin që një venë në dorën e majtë, që ndodhej pikërisht në gishtin e katërt, kishte direkt lidhje me zemrën. Ndërsa shpjegimi pragmatist i sotëm është i thjeshtë: vihet në dorën e majtë, sepse shumica e njerëzve e kanë inaktive këtë dorë, pasi këta njerëz shkruajnë me të djathtën.
Por, ka dhe përjashtime, pasuesit e Elisabetës në Angli, e mbanin në dorën e djathtë unazën martesore, dhe mbanin madje disa të tilla. Katolikët romane po ashtu i mbanin në anën e djathtë. Gjithashtu është e ndaluar, që unazat e martesës, të blihen ditën e premte. Për supersticion, unazat nuk duhen mbajtur, përpara ceremonisë së martesës.
Ëmbëlsira e martesës
Ëmbëlsirat kanë qënë pjesë e ceremonisë së martesës që në kohët mesjetare. Në Romë ëmbëlsira e parë e martesës ishte bërë nga feta të bukës së bardhë. Gjatë ceremonisë buka thyhej mbi kokën e nusës, si një bekim për një jetë të gjatë dhe shumë fëmijë. Miqtë e ftuar në dasmë hanin një pjesë të saj, si shenjë të fatit të mirë.
Muaji i mjaltit (hënës)
Muaji i mjaltit, i ciftit të sapomartuar nuk ka pasur kuptimin, që ka në ditët e sotme, si muaji i parë i kaluar së bashku. Fjala ka ardhur, ose ka rrjedhur nga Evropa e Veriut, nga një vend ku për traditë, bëhej verë nga hidromeli (një lloj pije) dhe mjalti. Kjo traditë e Evropës së Veriut, nënkuptonte që çifti për të pasur fat në jetën e tyre, duhej të pinin këtë verë të ëmbël, që quhej metheglen, për një muaj pas martesës. Dhe, që kur muaji i parë u quajt “hënor” kjo periudhë u njoh me emrin “muaj mjalti”.
Burimi : Keshilla.net


Leave a Reply