NËN HIJEN E LISIT
Në freski
Fillojmë dhe mbarojmë
Aktet e bekuara të dashurisë
…
Stubëll, 22 gusht 2012
LULET E MIA
Janë të mrekullueshme
Gjithmonë
Me ngjyra
Dhe vezullima
Të dashurisë së mirëfilltë
Që bëhet hyjnore
!!!
Stubëll, 22 gusht 2012
LIDHJE TË REJA
Në historinë tonë
Në kopshtin e dashurisë
Mes luleve të bukura
Gjithnjë e më shumë
Bëhen
Lidhje të reja intime
Viti, 22 gusht 2012
RRUGË PA KTHIM
Rruga e lirisë sonë
Është trasuar dhe lulëzuar
Me dashuri
Është rrugë historike
Që kalon nëpër shekuj
Dhe shkon në amshim
Po
Rrugë pa kthim!
Fusha e Pajtimit (Kaçanik), 22 gusht 2012
NË VARGUN E RI
Me zë të lartë
I këndoj
Shumë gëzueshëm
Dashurisë së vjetër
Fusha e Pajtimit (Kaçanik), 22 gusht 2012
ME NJË FJALË
Marrim vendimin historik
Për shumë motive
Dhe për vetë jetën
Që e bëjmë
T’amshuar
Me dashuri
Fusha e Pajtimit (Kaçanik), 22 gusht 2012
NË STUBLLËN TIME
Është hapur
Dera e parë
E tempullit të diturisë
Dhe dritarja e jetës
Me dashuri
Në gjuhën tonë t’ëmbël
Shqipe
Këtu
Është derdhur gjaku i martirëve
Për të lulëzuar
Lule bese
Dhe dashurie
Në kopshtin e bekuar
Të Dardanisë
Gëzuar!
Shtërpcë (Kosovë), 22 gusht 2012
VETËM NE
Jemi nisur
Dhe vazhdojmë
Në rrugën pa kthim
Të dashurisë
Me flamurin e shenjtë
Të lirisë
…
Brezovicë, 22 gusht 2012
PËR SHQIPËRINË
Betohemi
Dhe këndojmë
Edhe kremtojmë
Shekull mbas shekulli
Deri në amshim
Prevallë (Kosovë), 22 gusht 2012
JEMI NE
Njëherë argatë të denjë
Pastaj protagonistë
Të parët
Jemi ne
Në fronin e bekuar
Të dashurisë
Prevallë (Kosovë), 22 gusht 2012
NE ME JU E JU ME NE
Shkojmë përpara në marsh
Me flamurin e dashurisë
Lartë të ngritur
Në qiellin e bekuar të lirisë
Të gjithëve bashkë
Na pret amshimi
Me garanci dashurie
Prizren, 22 gusht 2012
NUK VDES POEZIA
Ndodhë shpesh
Kur poetët
Shkojnë nga kjo jetë
Dhe strehohen në amshim
Duke ndërruar jetë
Por
Poezia nuk vdes kurrë
Gjithmonë jeton
E këndon
Në shpirtin tonë
Prizren, 22 gusht 2012
FRYMËZIMI IM
Siç ishte dje
Është edhe sot
E do të jetë edhe nesër
E bekuara dashuri
Prizren, 22 gusht 2012
MOTIV I RI
Dijeni të gjithë
Sot jam këtu
Për një motiv të ri
Që quhet dashuri
Prizren, 22 gusht 2012
JETË E RE
Në regjimin tonë
Ka fituar
Dhe komandon
Dashuria
Po
Tani është
Një jetë
Krejtësisht e re
I përqafon të gjitha stinët
Me kënaqësi
…
Prizren, 22 gusht 2012
DUKE DALUR
Janë kujtuar
Se kanë gabuar
Po
Janë betuar
Se do i shërbejnë
Gjithnjë dashurisë
Prizren, 22 gusht 2012
DITË E RËNDË
(kushtuar poetit të madh Ali Podrimja)
Në këtë stinë të nxehtë
Më erdhi një ditë
Shumë e rëndë
Medet
Ma mori poetin
E dërgoi n’amshim
Për të mos u kthyer më
Mes nesh
Prizren, 22 gusht 2012
SHKALLË E RE
Para diellit të dashurisë
Në derën e fronit
Për mua e mbretëreshën
Vetë Zoti
Ka vënë
Një shkallë të re
E përdorim
Të denjë
Prizren, 22 gusht 2012
TË RRETHUAR NGA FATI
Me mbretëreshën time
I besojmë
Suksesit të plotë
Dhe kënaqësisë
Sepse
Me dorën e mrekullisë
Jemi të rrethuar
Nga fati
Sa bukur
Përpara!
Duhël (Therrandë – Kosovë), 22 gusht 2012
DUKE HYRË
Jemi kujtuar
Se jemi
Në misionin historik
Të dashurisë
Shtime, 22 gusht 2012
TEJ SHKRONJAVE
Shkëlqen emri i bekuar
I dashurisë
Ka shumë domethënie
Për mua
Për ty
E për të gjithë njerëzit
Shtime, 22 gusht 2012
NJË DHEMBJE…
Sado që shihen
Sukseset e ëmbëlsuara
Të dashurisë
Në botën tonë
Kemi një dhembje
Të rëndë
Që quhet korrupcion
Ferizaj, 22 gusht 2012
VETËM FJALË
Ata të gjorët
Nuk dijnë të bëjnë asgjë
Kanë vetëm fjalë
Asnjë lëvizje
…
Ferizaj, 22 gusht 2012
DUKE ÇMUAR
Jam bërë ekspert
Në të pestën stinë
Duke e çmuar shumë
Mbretëreshën time
E kam shpallur
Dallëndyshe e dashurisë
Viti, 22 gusht 2012
BASHKË ME LULET
Unë dhe mbretëresha e lume
Bashkë me lulet
Hijeshojmë
Kopshtin e bekuar
Të dashurisë
Gëzuar!
Viti, 22 gusht 2012
DRITË LIRIE
Ajo që na prinë
Në çdo shteg të dashurisë
Është dritë e garantuar
E lirisë
Sa bukur
Jemi të privilegjuar
Stubëll, 22 gusht 2012
NDËRGJEGJE E PASTËR
Jemi shumë të pastër
Unë me mbretëreshën
Me ndërgjegje
I shërbejmë
Me shumë besnikëri
Së lumes dashuri
Stubëll, 22 gusht 2012
PRESIM NE
Sado që nguten ata
Pa i parë vonesat
Ne presim
Me durim
Duke qenë të bindur
Se ia del
Dhe jeton
Gjithmonë
Dashuria
Stubëll, 22 gusht 2012
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply