Nese do të bëni kërkime mbi historinë e Healdsburg-ut (një qytet në Kaliforni), do t’ju këshillonim të vizitonit faqen e internetit ouurhealdsburg.com. Kjo faqe interneti u krijua nga Hannah Clayborn-i, drejtoreshë e Muzeut Historik dhe Shoqëror në Healdsburg. Informacionet e ndryshme të dhëna në formë përmbledhjesh të shkurtra mbi të kaluarën e Haldsburg, janë burim idesh dhe frymëzimi. Kohët e fundit është zbuluar nga drejtoresha e Muzeut Historik të këtij qyteti diçka përsa i përket Letërisë Shqipe dhe Shoqërisë Ushtarake, në fakt bëhet fjalë për fotografi që i përket shekullit të 19-të dhe ku pozojnë një grup grash. Nga kërkimet e kryera, doli se ky grup u formua si një lloj klubi letrar që mbante një regjim mbi shëndetin, duke kryer marshime dhe gjimnastikë, prandaj dhe në foto shfaqen të veshura me uniformë. Ideja e një klubi grash që kryejnë stërvitje ushtarake mund t’ju duket paksa moderne, për mos të thënë post-moderne, dhe fakti që kjo lëvizje ka ndodhur në Healdsburg në vitin 1880 është vërtetë e mrekullueshme. Clayborn-i pohon se kjo është një dëshmi e krijimit të një lëvizjeje akoma dhe më përpara se ajo e të drejtave të grave, e cila arriti kulmin me Amendamentin e shekullit të 19-të, duke i dhënë të drejtën grave për të votuar, bëhet fjalë për një lëvizje 40 vjet më e vjetër se kjo e fundit, që mund t’i ketë fillesat që nga vitet e Luftës Civile. Clayborn-i shton se “ Mesa duket, një grup vajzash nga Healdsburgu ishin krijueset e kësaj lëvizjeje të re të grave, një ide revolucionare ku vajzat mund të kryenin ushtrime pa dëmtuar, psikikën e tyre, trupat e tyre, ose reputacion e tyre. Ato jo vetëm që me anë të origjinalitetit të tyre arrinin të dallonin konceptin mes librave dhe bajonetës, por shkuan dhe me larg, duke ushtruar stërvitje edhe në publik, në skenën e Teatrit Truitt në qendër të Healdsburg-ut në vitin 1880. Por, siç doli më pas, ky grupim kishte vetëm qëllime politike”. Duhet thënë se Shoqëria ushtarake dhe Letërsia shqipe hoqi dorë nga uniforma, si dhe nga disa detyrime të tjera, duke përfshirë edhe kombësinë e tyre të rremë, ky fakt tregon se ato nuk ishin shqiptare. Edhe pse Clayborn nuk arrin të gjejë asnjë arsye përsa i përket identifikimit të kësaj fotoje misterioze. Më kujtohet një film i vitit 1997, ku kishte si subjekt një president, i cili shpiku një luftë të rreme me Shqipërinë, për të shkëputur vëmendjen e popullit nga skandalet dhe krimet e tij. Shqipëria, si në vitin 1997, ashtu dhe në 1880-ën, përfaqësonte epokën e botës gjeopolitike, një vend i largët në Ballkan, i cili pothuajse nuk njihej fare. Kombësia shqiptare në vitin 1880 sapo ishte krijuar, fill pas “ballkanizimit” të Perandorisë Osmane pas luftës Ruso-Turke gjatë viteve 1867-1877. Ndërkohë që gratë në anën tjetër të botës, ato të lëvizjes në SHBA, ose ato në Healdsburg, po luftonin për të identifikuar identitetin e tyre kombëtar. Të dyja palët ishin të pafuqishme, por që të dyja po përpiqeshin që të krijonin identitetin e tyre për të ardhmen. Artikulli mbi Healdsburg-un flet gjithashtu edhe për një pasardhës të një nga zonjat e “grupit”, i cili kujton mamanë e tij që i kish treguar se pjesa më e madhe e këtyre vajzave krijuan një tjetër grup të quajtur Klubi i Zonjave për Zhvillim. Duhet thënë se Klubi i Zonjave për Zhvillim është e dokumentuar si një nga lëvizjet më të fuqishme të shekullit të 20-të, që përmirësuan shumë jetën qytetare në Healdsburg. Që në fillimet e krijimit të saj kjo lëvizje kërkoi: Një sistem bashkiak për ujin, Një fabrikë komunale për energjinë elektrike, Vende të rehatshme në Qendër të Qytetit, T’u vendoseshin emra rrugëve, Rrugët të kishin mbishkrime, si dhe të ndërtohej një burim uji i pijshëm në qendër të Qytetit. Ndoshta këto ide silleshin vërdallë për një kohë të gjatë, dhe ndoshta Klubi i Zonjave për Zhvillim nuk i ka arritur ato që në vitin e parë të krijimit të tyre. Por duhet thënë se ato u përpoqën shumë për t’i arritur ato, ndoshta kjo forcë vinte si rrjedhojë e stërvitjes të tyre “ushtarake”. Shoqëria ushtarake dhe Letërsia shqipe u shndërrua në një lloj Klubi i Zonjave për Zhvillim, e cila u kthye në Klubin e Zhvillimit të Grave, madje në vitin 1912 ato hapën një klub që ndodhej në qendër të rrugës së qytetit. Por në fund të këtij dhjetëvjeçari kjo lëvizje u zhduk, të paktën si organizatë. Klubet e librit, ose shoqëria letrare, mund t’i ketë fillesat shumë të hershme. Ku femrat mund të mblidheshin bashkë me miket e tyre dhe të diskutonin idetë dhe përvojat apo ngjarjet e ditës, ndoshta edhe duke përdorur një libër si një kriter për diskutime më të gjera. Këto Klube shoqërore patën një ndikim të rëndësishëm në shoqëri, si dhe krijimi i Amendamentit të 19-të, i cili nuk duhet lënë pa përmendur. Më duket e drejtë të shtoj se këto klube “zonjash” vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, si “klubet e librit”, që janë shumë të zakonshme në të gjithë vendin. Një lloj klubi i librit është edhe ajo që bën Oprah Winfrey, gjithashtu ato përmenden edhe nëpër filma si ai i Edith Wharton në vitin 1916, të titulluar Xingu, duke i vendosur personazhet e filmit në të njëjtin vend si ato të Klubit të Zonjave për Zhvillim. Sot e kësaj dite në Halsburg mund të gjenden rreth 20 klube librash, edhe pse është e vështirë që të përcaktohet numri i saktë. Këto klube kishin emra të pazakontë, si “Pesë Gishtat”, “Rruga e pisët”, dhe më e rëndësishmja që njihej asaj kohe ka qenë ajo e quajtur “Shoqata Amerikane e Universitetit të Grave”, një organizatë kombëtare me një degë shumë të fuqishme lokale, (që mesa duket është një trashëgimi e lënë nga shqiptaret).
Përktheu: Ledia Resuli
Burimi – Mapo
ARKIV



Leave a Reply