
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Mulletit, në afërsi të Tiranës, ku janë përfshirë 2 makina, në një nga të cilat udhëtonte gazetari Çim Peka.
Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti tip ‘Benz’ ku udhëtonte Peka është goditur nga pas nga një mjet tip ‘Audi’.

Për pasojë, sipas policisë, ka humbur jetën një vajzë që udhëtonte në automjet me gazetarin Peka, e cila është identifikuar si shtetësja Fleura Kola, 30 vjeçe, nga Tirana, vajza e ish-ambasadorit tonë në Itali, Llesh Kola.

Ndërkohë, janë plagosur 2 persona, mes tyre Çim Peka dhe Emiljano Pelushi, i cili drejtonte mjetin tip ‘Audi’.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që të plagosurit janë nisur me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme.
(gazeta-Shqip.com)






Leave a Reply