Si mund ta di nëse e kam sindromin e lodhjes kronike?
Nëse përgjigjeni “po” në ndonjërën prej pyetjeve të shënuara më poshtë, mund ta keni sindromin e lodhjes kronike.
1. A keni qenë i/e lodhur për një periudhë kohe të gjatë – më shumë se 6 muaj – edhe përkundër asaj se jeni duke pushuar mjaft dhe se nuk jeni duke punuar edhe aq shumë?
2. A nuk ka qenë mjeku juaj në gjendje të zbuloj sëmundjet që do të mund t’i shpjegonin simptomet tuaja? A jeni në gjendje të bëni më pak se gjysma e asaj që keni bërë dikur për arsye se ndjeheni i lodhur?
3. A keni pasur probleme që vazhdojnë të ju rishfaqen ose që nuk ju kalojnë, për 6 muaj e më tepër, me katër ose më shumë shenja dhe simptome si në vijim?
o Pezmatim i fytit (grykës)
o Nyje limfatike të ndjeshme ose të dhembshme në qafë ose nënsqetulla
o Plogështi e pashpjeguar e muskujve
o Dhimbje që lëviz nga nyja në nyje por që nuk shoqërohet me skuqje ose ënjtje
o Kokëdhimbjet që janë ndryshe nga ato që zakonisht ju mundojnë ose kokëdhimbjet që ju bëjnë që e tërë koka e juaj t’ju dhemb
o Probleme me kujtesën afat-shkurtër ose të përqendruarit
o Të ndierit i lodhur më tepër se 24 orë pas ushtrimit i cili më parë nuk ju ka bezdisur
o Probleme me gjumin
Njerëzit me sindrom të lodhjes kronike (SLK) mund të kenë gjithashtu edhe simptome tjera.
Çka e shkakton sindromin e lodhjes kronike?
Askush nuk e dinë me siguri se çka e shkakton sindromin e lodhjes kronike. Simptomet mund të shkaktohen nga sistemi imun që nuk funksionon si duhet ose mund të shkaktohen nga disa lloje të virusëve. Studiuesit janë duke hulumtuar për shkaktarin e SLK.
Si trajtohet sindromi i lodhjes kronike?
Hapi i parë është të shihet nëse ekziston ndonjë shkaktar objektiv i lodhjes suaj. Mjeku juaj me siguri se do të dojë që t’i rishqyrtoi ankesat dhe historinë tuaj mjekësore dhe t’ju preferoj një ushtrim fizik. Mjeku juaj poashtu do t’ju udhëzoj që t’i bëni disa analiza të gjakut, porse analizat laboratorike nuk janë gjithmonë të dobishme.
Disa nga simptomet siç janë dhimbja e muskujve, problemet me gjumin, anksioziteti dhe depresioni mund të trajtohen me barna. Barnat munden vetëm t’ju zbusin simptomet dhe t’ju mundësojnë të jeni më aktiv, por jo t’ju shërojnë lodhjen. Deri më tani nuk ka ndonjë bar që do ta shëronte të sindromin si të tërë. Shumica e simptomeve përmirësohen me kohë.
Si mund t’i ndihmoj vetes sime?
” Mbani një ditar ditor që t’i identifikoni periudhat (kohët) kur ju keni më së shumti energji. Planifikoni aktivitetet tuaja mu për këto kohë. Mbani një nivel të aktivitetit dhe ushtrimit brenda mundësive tuaja. Mjeku juaj mund të ju ndihmoj që të planifikoni një program ushtrimesh që të mbani forcën tuaj në atë nivel që është i mundshëm. Ushtrimet i ndihmojnë trupit dhe mendjes suaj.
” Jepni mundësi vetes suaj që të njihni dhe shprehni ndjenjat tuaja të tilla si -pikëllimi, zemërimi dhe frustrimi. Keni nevojë të brengoseni (shfryheni) për energjinë që keni humbur.
” Kërkoni mbështetje nga familja dhe miqtë. Shikoni për grupe mbështetëse ose këshilluese në komunitetin tuaj. Mjeku juaj është një burim tjetër i ndihmesës. Mbështetja emocionale është mjaft e rëndësishme në përballimin e një problemi shëndetësor kronik.
” Nëse kujtesa dhe përqendrimi juaj janë të ndikuara (prekura) nga lodhja kronike, mbani shënime që të ju përkujtojnë për gjërat e rëndësishme. Gjithashtu jepni vetes suaj më shumë kohë për aktivitete që kërkojnë përqendrim. Barnat mundet poashtu t’ju ndihmojnë të bëni gjumë më të mirë, dhe kjo gjë do të mund t’ju përmirësonte kujtesën dhe përqendrimin.
Si mund të më ndihmojë mjeku im?
Mjeku juaj mund të punoj me ju që të ju lehtësoj simptomet dhe të ju ndihmoj që të gjeni mënyra se si të përballoni mënyrën se si sindromi i lodhjes kronike ndryshon jetën tuaj. Lodhja kronike ju dëmton në aspektin fizikik, emocional dhe social (shoqëror). Kur t’i adresoni tërë këta faktorë atëherë keni mundësinë më të mirë t’i përshtateni sëmundjes suaj dhe të ndjeheni më i kënaqur me jetën tuaj.
Nëse keni sindromin e lodhjes kronike, një raport i mirë afat-gjatë me mjekun tuaj do të ju ndihmoj. Ky raport mund të jetë çelësi që t’ju ndihmoj të ndjeheni më pak i frustruar.
Përgatiti Ass.Dr. Florian Gegaj


Leave a Reply