
Vera eshte pija qe perftohet nga fermentimi natyral i lengut te rrushit te maturuar ne alkol, nen aksionin biokimik te majase dhe organizmave mikroskopike.
Per sa I perket perberjes , vera eshte nje bashkesi elementesh qe bashkohen me njeri-tjetrin ne menyre komplekse dhe te paqendrueshme; uje sheqer, alkole, acide dhe minerale, perberje te azotit, acetaldehyde dhe substance te tjera disa prej te cilave jane ende nje mister, kjo eshte dhe arsyeja pse eshte e pamundur te behet riprodhimi i saj ne laborator.
Ka tre lloje vererash: Te qetat (te bardha, te kuqe, apo roze). Vererat eferveshente , te cilat i nenshtrohen nje fermentimi te dyte ne shishe si champagne. Vererat e embla natyrale si porto etj, te cilave u shtohet nje pije alkolike neutrale per te ndaluar fermentimin, gje qe lejon ruajtjen e nje fare sasie te sheqerit.
Gjurma me e vjeter e e veres si rrush I fermentuar daton ne vitin 3000 perpara Jezus Krishtit ne Mesopotami (pak a shume Iraku actual).Me vone ishin Perset, Egjiptianet, Armenianet, pjesa me e madhe e vendeve te vendosura ne lindje te Mesdheut, rreth detit Kaspik dhe dhe detit te zi qe filluan te prodhojne vere. Ne Europe ishte Greqia qe ishte historikisht vendi I pare qe prodhoi vere, me pas Romaket te cilet e perhapen kete tradite ne Gaule , qe eshte Franca e sotme.Ne shek e XIII , eshte pikerisht ne Marseille qe linden vererat e para franceze. Dijetaret nuk kishin arritur te kuptonin misterin e fermentimit e cila shihej si nje pije hyjnore. Vetem ne fund te shekullit te XIX me punen e Louis Pasteur u kuptua roli I majase ne transformimin e sheqerit te alkol.
ETJA E BOTES PER VERE PO SHTOHET

Etja e botes per vere nuk do te ndaloje, sipas nje studimi te bere nga Viniexpo, do te kete nje rritje te konsumit prej nje milliard shishesh ne vit , per 5 vitet e ardhshme.
Ne vitin 2018 , konsumi i veres do te jete midis 32,78 miliard shishesh kundrejt 31.7 miliard qe ishte mesatarja ne periudhen midis 2009 dhe 2013 , zbulon studimi i publikuar nga IWSR (International wine and spirits research).
Midis vitieve 2014 dhe 2018, konsumi duhej te rritej afersisht 3 % ne te njejtin ritem si midis 2009 dhe 2013 nga ku ajo kishte progressuar me 2,7 %.
Dhe ne fakt qe prej disa vitesh nuk eshte me vetem kontinenti i vjeter qe do te terheqe shitjet , por Shtetet e Bashkuara ( +11.3 % ne vitin 2014 dhe 2018 sipas studimit) apo Kina ( + 24 .8 % )
Megjithate Franca dhe Italia do te vazhdojne te mbeten konsumatoret me te medhenj te veres ne bote me 45 litra per person ne vit , ne 2018.
Per sa i perket tregut boteror, te gjitha dritat jane jeshile duke llogaritur dhe importet te cilat duhet te rriten me 5 % per Mbreterine e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Kina dhe Hong Kong do te vazhdojne me rritjen spektakolare te importeve me dy shifra 31.3 %.
Shuani etjen tuaj per vere, ejani tek Napoleon……..jemi ne Tirane me tre dyqanet tona dhe sjellim verera me te mira te importuara franceze , italiane dhe spanjolle
LE TE FLASIM PER VERERAT E BORDEAUX….

Somelieri i Napoleon ju njeh me disa fakte:
Te njohura ne te gjithe boten , vererat e Bordeaux gezojne nje tradite vreshtare te jashtezakonshme.
Me vererat e saj prestigjoze te klasifikuara, te shitura ndonjehere me cmim “te arte” ne te gjithe boten, Bordeaux mbetet, vitrina vreshtare e Frances . Margaux, Pauillac, Saint Emilion jane emra qe bejne te enderrojne shumicen e amatoreve te veres ne te gjithe boten.Kjo nuk do te thote qe Bordeaux limitohet vetem tek prodhimi i vererave te shtrenjta. Ne Bordeaux gjejme shpesh verera te cilat shiten me cmime shume te arsyeshme.
Me milezimet e viteve 2009 dhe 2010 Bordeaux do te mbetet ne histori per raportin e jashtezakonshem cilesi- cmim. Te ngjashme me keto vite ishin edhe 1928, 1989 dhe 1990.
Njohja ne shkalle boterore e vererave te Bordeaux eshte pa diskutim pika e tyre me e forte. Asnje krahine tjeter ne bote nuk ka aq shume marka te forta sa krahina e Bordeaux.
Kapaciteti i keshtjellave te Bordeaux per te prodhuar volume te medha eshte gjithashtu nje pike e forte per to, sepse ju jep mundesine te jene te njohur ne te gjitha tregjet boterore.
Nga ana tjeter cilesia e vererave te Bordeaux, eshte sot ne nje nivel aq te larte saqe tashme eshte shume e rralle te gjenden te meta tek nje Bordeaux.
Nga ana komerciale , Bordeaux gezon nje sistem unik ne bote. Keshtjellat nuk i shesin vererat e tyre as me pakice as tek rrjetet e medha te Distribucionit. Ato bashkepunojne me tregtare te ndryshem te cilet marrin persiper te tregtojne veren e tyre ne te gjithe boten.
Napoleon Wine & Spirits ju sjell disa verera te medha te Bordeaux, midis tyre verera me cmime te pabesueshme dhe shume konkuruese per tregun shqiptar.
Ato jane Chateau Carteau, Chateau Loumelat, Haut Selve, Goujon, Teyssier, Bel Air Lagrave etj.
SI PRODHOHET VERA ROSE ?

Somelierit i Napoleon sqaron se vera rose perpunohet me rrush te kuq qe ka leng te bardhe.
Lekura e kuqe eshte ajo qe i jep veres ngjyre deri sa ajo behet roze. Per te realizuar kete vreshtaret mund te perdorin dy menyra.
– Menyra e pare: Rrushi shtypet menjehere pas vjeljes dhe qendron pak kohe me lekuren. Ne kete rast ngjyra e rrushit do te jete shume e lehte sepse koha e qendrimit te lekures me lengun do te jete e shkurter.
– Menyra e dyte : Lekura dhe rrushi lihen se bashku te perziera disa dite. Sa me shume qe kjo kohe zgjat , aq me shume ngjyra behet me e thelle.
Kujdes: Perjashtim ben zona e Champagne.Vreshtaret e kesaj krahine jane te vetmit e autorizuar me ligj per te realizuar vere rose te perzier; kjo konsiston ne perzierjen e veres se bardhe me ate te kuqe per te perftuar nje vere rose me emertimin AOP (Apellation d’Origine Protégé). Gjate ketij operacioni, vera e kuqe do t’i jape perzierjes me shume strukture.
Tek Napoleon Wine & Spirits ju do te gjeni verera rose te lehta dhe te fresketa, shume te pershtashme per embelsirat si dhe per fillimin e darkes, antipastat.
Ato qe ne tek Napoleon propozojme jane Jacqueline rose (vere spumante), ne promocion nga 1500 lek behet 790 lek.Shume e pershtatshme per momente festive si dhe Ines Rose apo So Chic rose. GEZUAR
CILAT JANE RREGULLAT BAZE PER KOMBINIMET VERE- VAKTE ?

Kombinimet vakte-verera jane nje nga gjerat me te veshtira per t’u realizuar. Megjithate ekzistojne nje sere rregullash qe mundesojne orientimin e duhur, per te mos bere gabime. Sommelieri i Napoleon ju zbulon disa prej tyre:
– Kombinimet sipas ngjyres funksionojne cuditerisht mire. Per shembull peshku shkon mire me veren e bardhe.Ne te njejten menyre , nje mish i kuq , do te shkonte shume mire me vere te kuqe.
– Kombinimet e kunderta gjithashtu nuk duhen neglizhuar psh: Mund te permendim ketu kombinimin midis djathit me ereza si Roquefort dhe nje vere e bute e mendafshte si Chateau Haut Selve e bardhe , ky kombinim funksionon sepse te dy pjeset kane te perbashket nje element te vecante ; yndyren e djathit dhe kremozitetin e veres.
– Kombinimet sipas moshes se veres. Vererat e reja pranojne pergatitjet krudo per shkak te freskise dhe aromave te gjalla te te dyjave, e pershtatshme ne kete rast do te ishte nje vere aromatike e fresket si Cadet D’Oc Sauvignon. Ne te kundert verera me te vjetra shkojne me mire me aromat e vjeshtes dhe dimrit , si kerpudhat , mishi i kafsheve te egra etj, ketu mund te sugjerojme Chateau Carteau viti 2005.
– Kombinimet e produkteve te sferes se larte, duke marre parasysh shijen e zgjatur. Nje vere e madhe me strukture imponuese mund te realizoje nje kombinim te mrekullueshem me produktet e sferes se larte si tartufi, mish i kafsheve te egra etj; per amatoret e gjuetise nje Chateau La Forge do te ishte zgjidhja optimale.
Tek Napoleon Wine & Spirits , blerja e nje vere shoqerohet me nje pershkrim profesional te natyres dhe kombinimeve te saj me ushqimin.
Burimi – Facebook


Leave a Reply