
Disa komentues të paqartë me dashje, ose padashje duhet të jenë pak më të kujdesshëm para se të shkruajnë për atë se ç’kam bërë unë për Kosovën. Ja disa fakte:
Si ndërmarrës unë kam investuar shumë miliona euro në Kosovë. Më tepër se 2000 vetë janë të punësuar vetëm në Kosovë. Ka disa fabrika në punë e disa në ndërtim e sipër. Shumë më shumë do kisha bërë nëse nuk do isha penguar në shumë investime të miat, apo në sjelljen e investitorëve të huaj që më kanë parë si pikë referimi dhe garanci. Kam ndihmuar që prej mbarimit të luftës shumë kompani kosovare që të vijonin punën me financime, me garancione, me gjetje partnerësh. Kam dërguar edhe disa mijëra punëtorë jashtë Kosovës (që nga viti 92) dhe familjarët e tyre i marrin pagat e tyre rregullisht këtu. Në shtetet ku kam punuar mund të kisha gjetur krah pune vendor shumë më të lirë, por kam preferuar të ndihmoj familjet kosovare.
Unë nuk kam përfituar kurrë prej Kosovës. Asnjëherë nuk kam marrë pjesë në privatizimet direkt, kam blere 2 objekte të vogla jashtë privatizimit, (Fabrika e gypave, Kompleksi Iliria, Kompleksi industrial në Lebanë, janë blerë nga blerësi i parë i privatizimit.
Ka një kontribut humanitar nga ana ime dhe familjes në dhjetra milionë euro që kanë shkuar për ndërtime shtëpiash, bursa studimi, mbrojtje e trashëgimisë kulturore, ngritje e Universitetit Amerikan dhe Fakultetit filozofik në UP, etj, etj.
Si politikan shumë kush pyet pse unë nuk bëra sa duhet në mandatin qeverisës. Sot është shumë e vështirë me ardhë dikush në politikë nga jashtë politikës.Të jesh lider i suksesshëm në politikë, ti duhesh të veprosh lirshëm, mos të varesh nga politika. Une nuk jam frigu prej askujt, nuk jam varur prej askujt, dhe sidomos nga buxheti i Kosovës.
Dikush përmend se unë isha në koalicion me PDK-në. Së pari, po e them se ne ishim në koalicion vetëm për shkak të proceseve të shtetndërtimit dhe për të mos bllokuar institucionet. Madje për mosbllokimin e tyre kam dhënë dorëheqjen nga President, pa ma kërkuar kush, siç e pranoi dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Koalicioni me këtë parti është diçka që të gjithë partitë e tjera e kanë bërë nga një herë, nga dy herë, janë lutur shumë herë ta bënin apo po e bëjnë prapë!!
Së dyti, AKR kishte vetëm 4 persona në mesin e 20 të tjerëve në qeveri. ku vendimet merreshin me shumicë të cilën në të AKR nuk e patëm.
Për shumë prej projekteve tona për të cilat kam folur që herët, atëherë ishte edhe koha edhe momenti i duhur.
Dhe ne kemi bëre punë të madhe e të mbarë që nga reformat ekonomike e deri te promovimi i Kosovës ndërkombëtarisht. Punuam me nder, sinqeritet e profesionalizëm. Për shkak të inateve e xhelozive, brenda dhe jashtë qeverisë, pjesa më e madhe e punëve tona u bojkotua, nuk u votua në Qeveri ose u bllokua në Parlament. Kështu ishte edhe fati i platformave agroekonomike, 2 zonave të lira, shndërrimit të kompleksit Trepça për të cilën debatohet sot dhe zgjidhjes së problemit të KEK-ut. Edhe diçka; unë punën time e kam bërë pa kompenzim: asnjëherë nuk kam marrë as mëditje, as pagë e as një qindarkë per harxhimet e mija për udhëtimet zyrtare!
Nga njohja e 48-të deri në 108-të e shtetësisë së Kosovës janë kontributi im tërësor, ekskluziv, apo kryesor. Shikoni tani: nga vera deri më tani, sa njohje erdhën, që nga largimi im? I kam vizituar afro 50 shtete në Afrikë…Diku fara që ne mbollëm i dha frytet e veta, diku mund t’i japë më vonë.
Ma gjeni një tjeter politikan në historinë e hershme, të sotme të Kosovës që ka investuar mjetet e veta për veprime humanitare, për shoqërinë? Nuk do ta gjeni. Dhe këtu kam përshkruar vetëm një pjesë të asaj çfarë kam bërë!
Atyre që kanë dyshime, do ju sillja ndërmend një shprehje të Hasan Prishtinës, politikanit që ka dhënë shumë për vendin e vet, megjithë kritikat, sharjet që ka marrë në kurriz nga bashkëvendasit: na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë pas nesh kanë me gjet shejat tona”. Unë asnjë mirënjohje nuk e kam mar deri tani nga askush në Kosovë. Këtë e kanë bërë dhe po e bëjnë të tjerët jashtë Kosovës. Edhe diçka; e dij se “Nuk të bëjnë profet në fshatin tënd” C’est la vie!
Burimi – Facebook


Leave a Reply