Belgjika u ka refuzuar azilin politik 51 shqiptarëve, të cilët sot janë rikthyer në atdhe. Rreth orës 14:45 minuta ata kanë zbritur nga avioni dhe janë shoqëruar nga forcat e policisë së Rinasit. Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, ka sqaruar se shtetasit e kthyer janë kryesisht nga zonat e veriut të Shqipërisë.
“Policia ka krijuar një database për të gjithë të kthyerit dhe përveç respektimit të këtyre saksioneve ka marrë masat për mos lejimin e abuzimeve për të ndryshuar të dhënat e tyre. Mesazhi është i qartë për të gjithë ata që do të thyejnë rregullat e lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen”, u shpreh Burgaj.
24 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply