Gazeta Shqip
Një projekt i vjetër i artistit gjenial italian, Leonardo da Vinçi do të zbatohet, më tepër se 500 vjet pasi u krijua, nga qeveria turke për të bashkuar dy pjesët e Stambollit. Projekti në fjalë iu paraqit Sulltan Bajazitit në vitin 1502 nga artisti i madh dhe ruhej që nga ajo kohë në arkivat turke të Perandorisë Osmane. Ky projekt është realizuar për herë të parë në Norvegji, në vitin 2011. Lajmin për zbatimin e projektit 500-vjeçar të krijuar nga mendja gjeniale e Da Vinçit e ka dhënë vetë kryeministri turk, Recep Taip Erdogan gjatë një mbledhjeje zyrtare.

Më një gjatësi prej 220 metrash, lartësi pranë brigjeve 10 metra, ndërsa 25 metra në pjesën më të lartë nga sipërfaqja e ujit, ura merr jetë falë një projekti 3-vjeçar të një grupi specialistësh vullnetarë, një skulptor dhe piktor norvegjez, një fizikan turk dhe një shkrimtar indian. Dhe është pikërisht meritë e artistit norvegjez që projekti i vjetër i Da Vinçit u arrit të zbatohej fillimisht në Norvegji dhe tashmë do të bëhet realitet edhe në Turqi. 23 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply