
Njeriu dallon nga gjallesat tjera me mendje dhe nga të folurit. Periudha e rinisë është periudha e fuqisë, e cila gjendet në mes dy periudhave të dobësisë, të fëmijërisë dhe dobësisë së pleqërisë. D.m.th. kjo fazë e fuqisë është Rinia, andaj ta shfrytëzojmë këtë fuqi, ta shfrytëzojmë këtë rini, në të mirën tonë dhe në të mirën e shoqërisë në përgjithësi. Jo rastësishtë thonë se rinia është ardhmëria e një populli, nëse duam të shikojmë ardhmërin e një populli, atëherë le të shikojmë rininë e tij, nëse rinin e ka të mirë të tillë do e ketë të ardhmen, dhe anasjelltas.
Por ku është Rinia jonë? Me çka meret rinia jonë?
Ne nuk duam rini pa aspirata, nuk duam rini pa ideale për jetë, nuk duam rini e cila sillet vërdallë rrugës duke u “dalldisur” pas gjërave të kota, rinia e tillë është e pa dobishme. Këtij populli i duhet një rini e armatosur me dituri, me moral të mirë, me aspirata për jetë, sepse kjo rini është ARDHMËRI.
I duhet dituri sepse çdo hap më afër kulturës, është hapi më afër lirisë.
“Shfrytëzoje rininë para se të vijë pleqëria”, ” Puno sa je i ri se kur të plakesh ske dobi”
O JU TË RINJË ZGJOHUNI, Leonardo Da Vinçi për ata që flenë tha: ” O ti që fle, më thuaj ç’është giumi ? Gjumi i ngjan vdekjes, andaj pse nuk punon që edhe kur të vdesësh t’i ngjash një të gjalli” ! Po po, t’i ngjash një të gjalli që të jetoj emri yt me shekuj me radhë.
E mira arrihet ngadalë e me mund, kërkohet punë, kërkohet shumë punë… Picaso tha: “Më ka thënë nënë: Po deshe të bëhesh ushtarë, do të bëhesh general, po deshe të bëhesh prift, do të bëhesh papë, kurse un desha të bëhem piktor e tash jam Picaso”
Si ai e arriti këtë? Jo në gjumë, jo duke humbur kohën, por duke punuar dhe duke e vlerësuar punën dhe kohën e tij!
O ju të rinjë, ndaluni dhe mendoni, jeta është para juve, ndërtoni kulla të larta të suksesit, ditët e rinisë janë ditët e shkëlqimit, mbi gjitha këto zgjedh një shoqëri të shëndoshë ajo të ketë dobi nga ti dhe ti nga ata, jo rastësishtë kanë thënë “Më thuaj ç’shokë ke, të të them cili je”.
Oj Rini, zgjohu more, zgjohu, zgjohu i them edhe vetes, edhe un jam nga ju, por premtoj se do bëj çmos për ta ndryshuar këtë, për të bërë më të mirën për pupullin tim, për t’i shërbyer së pari vetes e pastaj të gjithëve, se ai që s’është për vete, nuk është për askënd, jo jo për askend s’mund të jetë.
Un nuk dua ta zgjas më tepër, por dua t’ju them që arma e vetme që duhet ta përdorim ne është dituria dhe hapat tonë do të jenë të sigurt drejt të ardhmes së suksesshme, dhe drejt realizimit të qëllimeve tona. Mendoni se përparoni nëse perëndimin e imitoni, a përparim e konsideroni nëse prostitucion në mes të rrugës bëni, apo vallë lakuriqsinë te femrat si modernizëm e shikoni! Jo vëllezër e motra kjo nuk është përparim, kjo është primitivizëm, kjo është prapambeturi. Pse nuk shkojmë pas perëndimit në të ariturat shkencore, teknologjike etj., por marrim vetëm atë që çon në shkatërim, por e kanë emërtuar si… “Modernizim”. O ju të rinjë, hapni zemrat tuaja që të hyjë në të drita e udhëzimit, shikojeni realitetin e jetës me sytë e zemrës, nuk do të gaboheni.
Pra të jesh i bindur se jeta e njeriut ka fund në këtë botë, por emri i tij mund të mbesë si një pikturë e varrur në një murë, ashtu emri i tij do të jetë i varur në muret e jetës së njerëzve.
E tillë është kjo botë, pra ka fituar ai që ka punuar, ai që ka punuar punë të mira. Nëse mendon se kjo është e vërtetë, dhe të jesh i bindur se kjo është e vërtetë, atëherë dije se pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po i’a ktheni shpinën të vërtetës?! /shprehja/


Leave a Reply