Shkup, 9 janar – Byroja e Zhvillimit Rajonal “thyen rekordet” e përfaqësimit të shqiptarëve.
Ndonëse drejtoria ka pak të punësuar, është i vetmi institucion ku shqiptarët janë më në numër se të punësuarit maqedonas.
Sipas të dhënave që disponon “Zhurnal”, nga gjithsej 23 të punësuar, 15 prej tyre janë shqiptarë, 7 janë maqedonas dhe 1 është serb.
”Në vitin 2008, kjo byro ka pasur 12 persona të punësuar, prej të cilëve 5 shqiptarë, 6 maqedonas dhe 1 serb. Përfaqësimi i shqiptarëve është 65%. Shqiptarët përfaqësohen drejt edhe në vendet udhëheqëse. Nga gjithsej 4 udhëheqës, 2 janë shqiptarë”, deklaron drejtori Xhemail Elmazi për Agjencinë e Lajmeve “Zhurnal”.
Drejtori, i cili është kuadër i BDI-së, bën me dije gjithashtu se, gjatë vitit 2014, institucioni në fjalë ka financuar 55 projekte, 16 prej të cilave destinuar për komunat shqiptare.
Që ky institucion të jetë i paqortueshëm në kuptimin e respektimit të shqiptarëve, ka edhe versionin e gjuhës shqipe të uebfaqes zyrtare, me të gjitha të dhënat dhe lajmet mbi aktivitetet.
Drejtori Xhemail Elmazi është ekonomist nga fshati Dobrosht i Tetovës, ndërsa në këtë detyrë është emëruar që nga viti 2009.
© ZHURNAL.mk
Leave a Reply