
Më vështirë për mua Eshte shërimi i sinqeritetit…
Nese ke ndonje moter, ti duhet ta dish pergjigjjen vet dhe para se te presesh pergjigjje nga te tjeret, duhej te pergjigjeshe i pari…
Une mendoj se çunat Shqiptar jan teper fanatik (flas ne pergjithesi), sepse shumica e tyre sillen “bajat dhe teper palidhje” ndaj femrave dhe nuk e mendojne se ne vend te asaj femre mund te jete edhe motra e tyre dhe dikush tjeter te luaj me ndjenjat e saja…
Prandaj, te kete motra e tyre te dashur? Ajo per ta eshte tmerr! Mirepo une mendoj se kush sillet mire me femrat apo te dashurat e tyre, nuk e sheh edhe problem te madh te kete edhe motra e tyre te dashur, vetem nese eshte teper “fanatik dhe i prapambetur”.
E nese vllezerit e mi nuk duan qe une te kam te dashur? 😆 😆 Atehere si ta gjej fatin tim une? Te ma gjej babi e mami pa me pyetur fare? JO 😉 Mendoj se ne si femra duhet ta krijojme nje lidhje te mire me vllezerit tane qe edhe ata ta kuptojne se EDHE NE dojme nje te ardhme, edhepse ndoshta ndonje lidhje deshton, sepse garanci nuk ka per asgje, madje as kur te jesh i/e martuar 😉
…ehhhh motra eshte e familjes…motra nderi me i madh qe ekziston..
nuk e di perse,por inat eshte kur psh i dashuri te thote: “jo motra ime,nuk ben dot ose nuk guxon dot”
po njerez edhe ne jemi motrat e dikujt…te gjitha grate ose nuset jane motrat e dikujt..jane femijet e dikujte..jane te “shenjta” sikur motrat e juaja!
Epo i din me mirë ato pune se gocat,ka lloj lloj mashtruesish dhe sdihet se me cfar njeriu prek,pastaj varet dhe nga familja qe është edukuar goca,po qe edukuar ne familje te mirë normalisht qe do i ruaj ato tradita,se e di te miren dhe te keqen,nëqoftëse është edukuar me një familje te shthurur me prinder te divorcuar dihet fare qartë si do dali vajza,ne Shqipëri gocat kontrrollohen me leht nga vllezrit e kushurijt se sa nga prindërit qe nuk mund ta din se cfar bën vajza e tyre ne shkoll e kudo qe shkon,kurse ku ke vllezer është me ndryshe se një vlla nuk mund ta lejoj motren te bëj ç’të doj e te merret me çuna,pasi dhe shumë çuna kanë frikë po pati ajo goc qe e ngacmojn për tu tallur vllezer me te medhenj,për te tilla gjëra ndodhin shumë sherre te neve.
mendoj se s’duan qe te kenë te dashur, sepse pastaj i bie qe te vdesin murgesha pa dëshirën e tyre pikepyetje
Janë disi me protective se c’mund te ishte një motër për një motër (do të thoja unë), kjo për arsye se ata janë djem vet… dhe e dinë sesi mund te arsyetoj, veproj, mashtroj, e marr nëpër këmbë dinjitetin e një femre një mashkull… d.m.th. i dinë mirë “hilet e lojes” luj syun
Ah po, ekziston ajo… qe sa je 18 vjeç, gjallë ne botë se i pëlqen te shoh motren e tij te lidhur me një djalë qe duket si i “dyshimte” për të mos qenë thjesht një shok perqeshje
Mendoj se vellai nuk deshiron qe dikush te tallet me motren e tij….se përsa i përket te dashurit..ai nuk do ta këtë motren beqare (jo se do i zere deren jo).
E pra vellezerit kanë merak për motrat.
Meshkujt nuk duan qe motrat e tyre te kene te dashur pasi ata mendojne se ato mund te tallen me motrat e veta dhe ata nuk e durojne dot dicka te tille!!


Leave a Reply