Qe kur rashë ne dashuri
si i marre beja për ty
Te besova edhe jetën
ndaj te shihja drejt ne sy
Unë te doja marrëzisht
ndaj dhe zemra me rrihte forte
Po një gjë se kuptova
edhe sot se kuptoj dot
Pse e shkele ti besimin
qe te dhashë pa kufi
Pse u bere mosmirënjohëse
edhe sot nuk e di
Ndoshta ti ushqyer ishe
me gënjeshtra ne vegjëli
Karakterin se formove
as ne jete as ne dashuri
Kur unë isha ne vështirësi
edhe forca me kish lënë
Ti zuzare gjete rastin
gjete kohen shije leme
Unë vuaja i lënduar
kur te shihja ty me sy
Ndërsa ti s’mendoje fare
humbe ndjenjat ne dashuri
Unë qëndroja i dëshpëruar
ndaj dhimbja mu shtua shume
Por ish vone e nuk kish kthim
dashuria kish shkuar ne lume
Unë mallkimin se njoh fare
se mallkuar s’kam qene kurrë
Ndoshta ti do vuash mëkatet
duke shkuar burrë me burrë
Pak nga pak forca me erdhi
edhe ndihem shume i forte
Ndaj me kot nuk i thonë
dashuria s’mposhtet dot
Ne një dite te bukur gushti
kur dhe dielli nuk kish dal
Një flutur e rene nga qielli
se ç’më doli balle për balle
Unë sytë nuk ia ndava
sa dhe zemrat folën vet
Unë gjeta dashurinë
dashurinë e vërtetë
Jetoj jetën e ëndërruar
dhe ne qiell dhe ne toke
Jetoj jetën qe adhuroj
ndaj i lumtur ndihem sot
Engjell Shehu
25.08.2012
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply