Këto parashikime që bazohen në zhvillimet aktuale ndërkombëtare, janë bërë nga ushtarakë ekspertë, ekonomistë, analistë të politikës së jashtme, diplomatë dhe investitorë të mëdhenj ndërkombëtarë
DASHI
Shëndeti – Viti i Ri 2015 do të nisë për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Dashit në mënyrë shumë energjike. Pikërisht kjo nisje plot vrull dhe energji do t’ju bëjë që sa herë të dilni përpara pasqyrës apo t’i hidhni një sy vetes të bëni të njëjtat pyetje: A jam unë ky? Cili është ky person kaq energjik? Deri më datën 21 Mars ju do të arrini të gjeni një gjendje konstante për shëndetin tuaj mendor, fizik dhe psikologjik. Pikërisht, edhe në 10-ditshin e fundit të muajit mars ju do të mund ta përdorni vetëbesimin dhe qëndrueshmërinë tuaj për të ideuar dhe për të realizuar projektet që keni në mend. Kjo qetësi në fillim do t’ju shqetësojë, por në muajin gusht do të mund të shihni se qetësia është shumë herë më fitimprurëse për idetë dhe projektet tuaja. Një muaj më vonë, në shtator do t’ju duhet të bëni një bilanc, duke kërkuar më shumë se qëndrueshmëri edhe një këndvështrim realist, ndërkohë që, nëntori do të kërkojë më shumë përgjegjshmëri dhe autoritet. Sepse fundi i vitit do t’ju përballë me mundësi që kërkojnë një njeri të maturuar.
Dashuria – Personat që i përkasin shenjës së Dashit kryesisht japin shumë në një lidhje. Për ata që e kanë tashmë partnerin e tyre ky (2015- a) është një vit i mbarë. Lidhja juaj nuk do të jetë shumë energjike dhe nuk do të përmbajë shumë pasion të shfrenuar. Viti 2015 do të jetë viti i një pasioni të qetë, i një marrëdhënieje të pjekur që do të thellohet edhe më shumë. Kjo nuk do të thotë që këtë vit ju do të humbni beteja në shtrat, por çdo periudhë do t’ju gjejë më të fortë dhe gjithnjë bashkë. Momenti më i keq për lidhjen tuaj në çift do të jetë në ditët e fundit të muajit shtator, atëherë kur dy planetët e dashurisë do të përplasen. Ndërsa për ata që janë “të lirë” dhe i përkasin kësaj shenje ka mundësi që në muajin gusht të takojnë një njeri që do t’ia bëjë fytyrën të shkëlqejë. Shtatori do të jetë shumë intensiv për beqarët. Nuk do të ndodhë asgjë në 6-mujorin e parë të vitit, pasi ju vetë do të jeni shumë kërkues dhe energjikë.
Karriera dhe paratë – Nëse keni tashmë një karrierë të konsoliduar apo keni biznesin tuaj, viti 2015 do të jetë viti i sfidave. Kompanitë tuaja do të duhet t’i shtyni drejt një stadi tjetër. Mundësitë për t’i vënë ato të garojnë mes kompanive të të njëjtit lloj do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për gjithçka që keni arritur. Kujdes me mbingarkesën pasi do të jetë disi e vështirë nëse punoni për shumë projekte njëherazi. Financat tuaj këtë vit do të jenë të stabilizuara dhe përpjekja për të rënë disi përfitimi do të vijë diku nga muaji nëntor. E megjithatë, përfitimi që mund të keni pasur gjatë gjithë vitit ju bën të mos ndieni ndonjë ulje të vogël
DEMI
Shëndeti – Ky do të jetë viti juaj për sa i përket shëndetit. Psikologjikisht dhe fizikisht do të ndiheni mirë dhe më e rëndësishmja është që ju do të dini ta çmoni gjendjen tuaj. Psikologjikisht do të jeni gati që të ndërmerrni hapa të efektshëm, kjo sepse ju keni filluar që të përgatiteni më herët për iniciativa dhe sfida të reja. Muajt prill dhe maj do të jenë koha më e mirë për të marrë vendime dhe për t’u ndier të sigurt që zotëroni potenciale të jashtëzakonshme. Në marrëdhëniet tuaja sociale, miqësore dhe ato të bashkëpunimit ju do të dini të krijoni falë shëndetit dhe humorit tuaj marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa për sa i përket marrëdhënies me njerëzit tuaj të zemrës, mendja do të kërkojë gjithnjë e më shumë në muajin shtator. Dozën e të kërkuarit do të duhet ta ulni me partnerin tuak, pasi shtrati mund të jetë një muaj që kërkon më shumë qetësi se sa energji vetëm nga ana juaj. Mos i vini njerëzit e zemrës përballë mendjes dhe fizikut tuaj energjik, pasi ata nuk do ta vlerësojnë aq shumë energjinë e mendjes sa ju. Ata do të mjaftohen edhe nëse do t’ju kenë pranë fizikisht dhe të shëndetshëm.
Dashuria – Këshilla e vetme që mund të japin yjet për vitin 2015 është të shiheni me partnerin sy më sy. Gjithçka që keni ta diskutoni bashkë dhe kaq do të mjaftojë për ju që këtë vit të shijoni një lidhje të mirë në çift. E keni zgjedhur partnerin prej kohësh dhe keni një marrëdhënie të konsoliduar? Ky do të jetë një vit që do ta thellojë dhe forcojë edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Do të ketë vetëm pak luhatje në shtator, atëherë kur lidhja do të duket sikur e humbet potencialin e saj, por kjo nuk do të duhet t’ju shqetësojë. Ju do të dini ta kaloni shumë thjesht këtë fazë, madje edhe vetëm duke u parë në sy. Për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje dhe janë beqarë, i gjithë viti do të sjellë emocione, por nëse vërtet mendoni për diçka serioze kjo do të mund t’ju dhurohet vetëm në muajin e dhjetë të këtij viti. Tetori do të jetë mëse emocional. E nëse në tetor e gjeni shpirtin tuaj binjak, kjo lidhje është e predispozuar që të zgjasë shumë, vërtet shumë kohë. Deri në tetor do të duhet të orientoni veten çfarë kërkoni te partneri që dëshironi të keni në krah për gjatë gjithë jetës.
Karriera dhe paratë – Karriera juaj i ka të gjitha shanset për të shkëlqyer këtë vit. Thuajse gjatë gjithë vitit do t’ju ofron shumë mundësi të mira për të shkëlqyer. Projektet që ju serviren, mjaft që t’i peshoni mirë dhe të veçoni elementet më të mira. Ju vetë do të jeni aq të fortë sa të merrni qoftë edhe vetëm peshën e realizimit të tyre. E megjithatë, nëse do të flasim për financat tuaj, ky vit parashikon shpenzime për të kënaqur shpirtin. Luksi dhe gjërat që ju bëjnë të shkëlqeni kanë qenë gjithnjë një pasion i madh i juaji. I kushtoni vërtet rëndësi pamjes së jashtme dhe shkëlqimit tuaj në veshje, por gjatë muajve korrik dhe gusht do t’ju duhet që ta frenoni pak veten. Përpos, faktit që do të shpenzoni për pushime, ju do të duhet të përballeni me koston e atyre gjërave që ju pëlqejnë më shumë të keni në gardërobën tuaj. E megjithatë, një vit i mirë në karrierën tuaj profesionale do t’i justifikojë shpenzimet e kryera.
BINJAKËT
Shëndeti – Muaji i parë i vitit do të jetë për të gjithë ju që i përkisni shenjës së Binjakëve, një muaj i qetë, ku do të doni të shijoni pushimet që mendja juaj do t’i zgjasë deri në fund të muajit janar. Nuk do të bindeni kollaj se puna duhet të rinisë dhe me një potencial të madh mendor. Megjithatë në marrëdhënie me kolegët dhe të afërmit duket se gëzoni dashurinë e tyre. Kjo lloj ngrohtësie dhe mikpritjeje do t’ju mbushë me siguri. Në 2015-ën për ju duket se nuk kanë rëndësi sëmundjet që qarkullojnë në muajt e parë dhe të fundit të vitit. Edhe pse nuk do të keni kohë të merreni me sport, ju do të jeni shumë aktivë në ambientin e punës. Kjo do t’ju sigurojë juve një gjendje të mirë shëndetësore gjatë gjithë vitit. Problemi më i madh shëndetësor për ju mund të koha e pushimit. Sigurohuni që gjumin dhe pushimin ta realizoni më së miri. Gjithçka tjetër mes fizikut dhe psikologjisë tuaj duket se do të shkojë më së miri gjatë këtij viti.
Dashuria – Në marrëdhënien që keni në çift, këtë vit do t’ju duhet të jeni të duruar. Kjo nuk është një shenjë e karakterit tuaj, e sidomos në një raport më të ngushtë si ai që keni me partnerin. Viti 2015 do të jetë një vit i vështirë, në një farë mënyre, e sidomos në periudhën e parë të vitit. Do të duhet të duroni e të mos përfshiheni në aventura që bindshëm mund të vënë në rrezik marrëdhënien tuaj. Kujdesi më i madh duhet bërë në komunikimin me partnerin. Edhe pse shumë kërkues ndaj jush, ju nuk do të duhet të shpërfytyroheni apo të humbni toruan kur të flisni me të për paratë, apo për gjëra të tjera materiale. Ndërkohë që për beqarët që i përkasin kësaj shenje, viti 2015 do të jetë një vit sharmant. Ata do të shfaqen në pjesën më të madhe të vitit shumë joshës dhe të gatshëm për aventura. Jo pak raste beqarët e kësaj shenje do të ndihen të admiruar. Shkëlqimi më i madh i tyre pritet të vijë në mes të muajit shtator.
Karriera dhe paratë – Këtë vit në aspektin profesional do të duhet të punoni jo pak herë me njerëz që nuk i keni njohur më parë. E mira është që ju të tregoheni bashkëpunues që në takimet e para me njerëz të rinj. E në qofshin ata më të zotë se ju, atëherë një gjë e mirë vjen sërish në bashkëpunimin tuaj. Do të dini të mësoni dhe të pranoni metoda të reja pune. Sa më bashkëpunues të jeni, aq më mirë për karrierën tuaj. Do të mësoni shumë këtë vit. Në aspektin financiar, ju do të mund të ndiheni të sigurt, sepse do të dini për çfarë të shpenzoni. Këtë vit keni mësuar vërtet si të shpenzoni për gjërat që ju nevojiten më shumë. Nuk do të keni të ardhura të shumta, por ama do të dini të ruani më së miri stabilitetin tuaj ekonomik, edhe pse në shifra modeste në krahasim me ato që dëshironi të arrini në 2015-ën.
GAFORRJA
Shëndeti – Ky vit do të jetë për ju viti i instinkteve, intuitës dhe sensacioneve të reja. Dy muajt e parë të vitit 2015 ju do të jeni më shumë se kurrë të fokusuar në shëndetin dhe në mirëqenien e të tjerëve, familjarëve dhe miqve, ndërkohë që do të harroni veten. Do ta ndieni veten jashtëzakonisht të kënaqur që keni mundur të mblidhni rreth vetes miq që ju harmonizojnë dhe që ju shpërndajmë pozitivitet. Por, kjo nuk do të ndihmojë gjendjen tuaj shëndetësore. Gjatë muajve maj dhe qershor do të jeni shumë të zënë në punë, ndaj edhe nuk do t’ju mbetet shumë kohë që të kujdeseni për veten. Këshillohet që të jeni të angazhuar me punë, por edhe me aktivitete sportive që në pjesën e parë të vitit. Sepse pas 14 qershorit, pra në pjesën e dytë të vitit, gjendja nuk do të jetë shumë e mirë.
Dashuria – Personi që keni në krah ndoshta do të dojë të jetojë me ju përgjithmonë. Edhe pse nga ana shëndetësore ju nuk do të ndiheni shumë energjikë në këtë lidhje, marrëdhënia juaj gjatë vitit 2015 do të bëhet më e thellë dhe do të marrë më shumë formën e një lidhjeje të gjatë dhe të pamundur për t’u shkëputur apo shkatërruar nga të tjerët. Ditët tuaja më pasionante do të jenë 10-ditshi i fundit i muajit shkurt, fundi i muajit gusht dhe ditët e para të nëntorit. Beqarët me shumë gjasa do ta gjejnë gurin e tyre të çmuar gjatë muajit mars. E megjithatë, edhe nëse asgjë nuk keni bërë deri më tani ju do të duhet që t’i jepni më shumë kohë vetes dhe personave që dëshirojnë t’ju qëndrojnë pranë. Bëni mirë që të mos gënjeni në marrëdhëniet që do të krijoni.
Karriera dhe paratë – Nëse keni tashmë një punë apo keni një biznes tuajin, viti 2015 do të jetë viti i përgjegjësive. Me siguri që keni qenë gjatë gjithë vitit në trajnime dhe programe edukimi, por ky vit do të kërkojë më shumë praktikë se teori. Dituria dhe njohuritë që keni fituar me eksperiencën tuaj profesionale janë të vetmet, që do t’ju ngushëllojë gjatë këtij viti. Kreativiteti dhe bujaria duhet të jenë objektet kryesore mbi të cilat do të ndërtoni marrëdhënie të reja profesionale dhe financiare. Në muajt e verës ju do të jeni më shumë se kurrë të gatshëm për të dhuruar disa para për bamirësi. Por gjithsesi, paratë do të mund ta përmirësojnë gjendjen tuaj financiare vetëm pas muajit gusht. Në fillim të dhjetorit, kur të bëni bilancin financiar, do ta gjeni veten në të njëjtën situatë si një vit më parë. Gëzohuni që nuk keni pasur humbje, pasi 2015 nuk është viti juaj në karrierë dhe financë.
LUANI
Shëndeti – Ky vit do të jetë shumë kompleks për ju për sa i përket shëndetit. Në fillim të vitit do të jeni i ndjeshëm, si në fizik ashtu edhe moralisht. Në fund të muajit shkurt do të mund ta qetësoni pak veten dhe të fitoni pak imunitet edhe ndaj virozave apo shqetësimeve që ju vijnë. Ndjeshmëria do të ulet dhe ju do të jeni më të fortë. Muaji prill do të jetë më energjik, madje mund të jetë muaji më energjik i vitit. Rivlerësimi i marrëdhënieve tuaja miqësore është mirë të bëhet gjatë pjesës së parë të vitit 2015, në mënyrë që psikologjikisht të ndiheni mirë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit dhe në mënyrë që ju t’i gjykoni marrëdhëniet tuaj me më shumë gjakftohtësi. Ndonjëherë stresi, që të induktojnë ngjarjet e këqija me miqtë është më i dëmshëm për shëndetin se sa një ftohje që zgjat edhe më shumë se në javë.
Dashuria – I gjithë ky vit që po vjen do të ofrojë për të gjithë të dashuruarit një intensitet dhe pasion që gjithkush që ju njeh do ta ketë zili. Lidhja juaj e jashtëzakonshme dhe plot me energji do të xhelozojë thuajse të gjithë shenjat e tjera, përveç jush dhe partnerin. Nuk ka një periudhë shkëlqimi, pasi ju do të shkëlqeni gjatë gjithë kohës. Në muajit e stinës së nxehtë të verës do të shijoni një raport më shumë romantik se sa intensiv dhe pasionant. E megjithatë kjo do ta përgatisë edhe më shumë raportin tuaj në çift për erërat e vjeshtës dhe të ftohtin e dimrit. Në muajin tetor, kur Dielli dhe Hëna, do të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore brenda shenjës tuaj, do të krijohet një mjedis i përsosur, që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2015. Dhjetori do të jetë muaji i surprizave në çift dhe viti do të mbyllet më së miri për ju dhe partnerin tuaj. I vetmi kujdes që duhet të bëni është të mos dëgjoni të tjerët se çfarë do t’ju thonë për marrëdhënien tuaj. Beqarët nuk do të kenë frikë të njihen me persona të rinj. Të gjithë relacionet miqësore të reja, të cilat do të kenë ulje dhe ngritje do të kthehen për ta, në mundësi të mira joshjeje. Ditët më të mira janë ato mes 25 gushtit dhe 6 shtatorit, kur më shumë se kurrë beqarët do të ndihen joshës dhe plot energji.
Karriera dhe paratë – Vitit 2015 do të jetë një vit shumë produktiv për të gjithë ata që i përkasin shenjës së luanit. Instinkti dhe inteligjenca do të bashkohen bashkë tek ju dhe do të sjellin vetëm fitore dhe suksese. Mos u frikësoni për të guxuar. Ky do të jetë viti juaj i suksesit në projektet, hapat e realizimit të të cilëve i keni menduar më së miri. Vetëm në Mars juve do t’ju duhet të zgjidhni mes të dy alternativave që do t’ju paraqiten. Duhet të mendoheni gjatë nëse do t’i nënshtroheni burokracive, apo do të bëni të një hap tjetër drejt krijimit të një mjedisi më të mirë profesional që ndonjëherë nuk vjen nga ana materiale. Fundi i vitit 2015 do t’ju gjejë nga ana monetare apo thënë ndryshe në aspektin financiar më mirë se një vit më parë, ndaj gëzohuni që, jo vetëm që keni ruajtur balancat, por edhe i keni përmirësuar ato dukshëm.
VIRGJËRESHA
Shëndeti – Ky vit për Virgjëreshat do të jetë një vit fatlum. Më shumë se punë për të arritur një shëndet të mirë mendor e fizik rrethanat do të jenë ato që do t’ju ndihmojnë më së shumti. Përpiquni të mos i refuzoni drekat dhe darkat, të cilat i shtrojnë miqtë tuaj e sidomos në pjesën e parë të vitit. Sepse do të ndiheni mirë psikologjikisht në këto darka, por edhe mos e teproni me konsumimin e ushqimeve të konservuara apo ato që bëhen jashtë ambientit shtëpiak. Frutat, perimet dhe zarzavatet e stinës do të jenë burimi i një shëndeti të mirë për këtë vit. Nëse gjatë gjysmës së parë të vitit keni marrë ushqimin e duhur, gjatë gjysmës tjetër nuk do të jeni aspak të detyruar të shkoni në palestra për të tonifikuar trupin. Do të dini shumë mirë që gjatë këtij viti të menaxhoni energjitë tuaja dhe të prezantoheni gjithnjë energjikë.
Dashuria – Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme gjatë gjithë vitit, por edhe juve do t’ju duhet të mundoheni pak. Do të gaboni herë pas here duke e mërzitur partnerin tuaj, por do t’ju duhet gjithashtu t’i kërkoni falje me anë të dhuratave. Dhuratat dhe surprizat jo të zakonshme do të ulin për këtë vit të gjithë intensitetin e zënkave tuaja. Edhe gjatë verës, stinë në të cilën ju mendoni se do t’i lini pak pas dore romancat dhe dashuriçkat, situata në çift do të jetë e qëndrueshme. Do të keni besim tek partneri që keni në krah dhe do të flisni për gjithçka me të. Kjo do të bëjë të mundur që ai\ajo t’i kuptojë më së miri angazhimet tuaja. Në dashuri suksesi i takon beqarëve të kësaj shenje. Nëse ata që janë të angazhuar në një lidhje do të kalojnë një periudhë të keqe gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014, për beqarët kjo do të jetë një kohë e mbushur plot romancë. Gjithsesi pasioni i shfrenuar do të mungojë edhe për këto të fundit.
Karriera dhe paratë – Ky vit nuk do të jetë i mbarë për ju, nëse nuk përpiqeni ta përmirësoni seriozisht nivelin tuaj të përgatitjes dhe të veprimit në projektet ku do të përfshiheni. Duhet të mbusheni me vetëbesim njëherë e më pas të filloni të pranoni angazhime të reja. Nëse jeni ende të papunë, duhet që t’i jepni vetes forca dhe të mendoni seriozisht për strategjitë dhe aftësitë që ju duhet të për të punuar në ambientin dhe në fushën që ju kërkohet. Por, përpara se të hidhni ndonjë hap, mendojini mirë alternativat, pasi pa i peshuar mirë avantazhet e secilës alternativë, do të ndërmerrni hapa të gabuar. Marsi është muaji i parave, ndërsa këshilla më e mirë për karrierën tuaj është: Jepni sa më shumë në mënyrë që edhe ju të merrni dyfishin e asaj që jeni mësuar të keni nëpër duar.
PESHORJA
Shëndeti – Në pjesën më të madhe të këtij viti do të jeni shumë energjikë dhe të shëndetshëm. Duket sikur sëmundjet do të jenë larg kësaj shenje këtë vit, pasi më së shumti vëmendjen do ta çoni te sendet e luksit dhe të bukurisë. Pra, jo vetëm që nuk do të keni probleme me shëndetin, por do të kërkoni gjithnjë dhe më shumë, që të dukeni bukur. Që t’i jepni shumë rëndësi pamjes suaj të jashtme vëmendjen më të madhe duhet t’ia kushtoni kujdesit për lëkurën. Një lëkurë e mirë rrezaton shëndet edhe atëherë kur gjendja psikologjike është disi e trazuar. Muajt qershor dhe korrik do të jenë më të bukurit dhe më energjikët. Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj gjatë gjysmës së dytë të shtatorit dhe gjysmës së parë të tetorit për t’ju bërë më të rregullt dhe më organizativë. Në dy muajt e fundit të vitit 2015 ju do të ndiheni të rilindur dhe plot fuqi. Energjia që do të rrezatoni gjatë këtyre muajve do t’i bëjë edhe të tjerët pranë jush shumë të lumtur e pozitivë.
Dashuria – Viti 2015 do të rezervojë për ju periudha magjike, periudha të qeta dhe periudha pasioni. Muajt e parë do të duhet të bëni shumë shpesh pyetje në lidhje me raportin tuaj në çift. Do të mundoheni shumë që gjërat mes jush dhe partnerit të jenë edhe më të mira. Lidhja juaj e veçantë do të bëjë që ju ta realizoni qëllimin tuaj, thjesht duke dëgjuar veten dhe instinktet tuaja. Muajt e verës do të jenë jo vetëm energjikë, edhe të nxehtë në marrëdhënien tuaj në çift, por edhe shumë ekstravagantë. Ju do të rrezatoni modernizëm në mënyrën se si e shijoni raportin tuaj në çift. Stina e vjeshtës do ta bëjë më të qetë lidhjen tuaj, ndërkohë që në dimër do të shijoni një lidhje tashmë të pjekur, që nuk ka nevojë për shumë fjalë dhe vepra, por thjesht mirëkuptim. Për të gjithë beqarët këshilla e vetme është kjo: Bëhuni të duruar deri në muajt e vjeshtës. Sepse jo gjithmonë kur bien gjethet e pemëve, duhet të bjerë edhe humori juaj. Është mirë që të mbaheni me sa të mundeni, sepse gjatë muajve shtator dhe tetor ju do të keni kohën e shkëlqimit.
Karriera dhe paratë – Për vitin 2015, horoskopi parashikon se aftësia juaj joshëse do t’ju hyjë në punë edhe në sferën profesionale. Kujdesi që do t’i kushtoni pamjes së jashtme, do t’i përgjigjet njëkohësisht edhe dëshirës suaj për të rritur kujdesin tuaj kundrejt karrierës. Për t’u rritur profesionalisht dhe për të realizuar pritshmëritë e shefave, do të shtoni dhe çoni përpara punën në ndërmarrjen tuaj dhe do të lidhni kontrata të reja. Megjithatë, duke u treguar shumë të zellshëm, rrezikoni të bëni xhelozë disa njerëz në punë. Mësoni të jeni diskretë, që të mos lëndoni egot e disa kolegëve. Përsa i përket, anës financiare ju do të duhet të bëni kujdes. Është e vërtetë që paratë shkojnë e vijnë, por në pjesën e dytë të vitit do t’ju duhet të shpenzoni më shumë. Dhe nëse keni shpenzuar shumë gjatë muajve të parë, do të ndiheni keq gjatë muajve të fundit. Deri në fund të vitit duhet të bëni kujdes me paratë.
AKREPI
Shëndeti – Kryesisht 2015-a do të jetë një vit i fuqishëm. Ju nuk do të ndiheni të dobët nga ana shëndetësore. Kryesisht nuk do të prekeni nga virozat apo sëmundjet, por ama do t’ju duhet të punoni me gjendjen tuaj emocionale. Në muajt shkurt dhe mars do të duhet të jeni të duruar dhe shpeshherë ta vini veten në pozicionin e atyre që ju qëndrojnë pranë. Nëse arrini të evitoni sforcime të tepërta, qoftë në punë apo në aktivitete sportive që do t’ju duhet të ndërmerrni, viti 2015 do të jetë një vit ku do t’ju shoqërojë një formë e mirë fizike dhe emocionale. Gjatë muajve maj dhe prill, disa gjëra mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës suaj, ndaj do t’ju duhet që të gjitha ndryshimet t’i merrni me qetësi dhe të mos reagoni si të ishin surpriza, edhe pse impakti që do të krijojë te ju do të jetë i madh. Mundohuni që të mos e dëmtoni veten e të vuani psikologjikisht për incidente të kota e të papritura, që nuk ju ndodhin vetëm juve. Mundohuni sepse energjia nuk do t’ju mungojë gjatë këtij viti.
Dashuria – Fuqia e fjalëve dhe e veprave do të jetë e madhe këtë vit. Do të duhet të jeni më të kujdesshëm në 2015-ën, pasi marrëdhënia juaj që tashmë ka marrë një hije tjetër mund të kërcënohet shpejt. Viti që po mbyllet (2014-a) ka qenë i bukur dhe i ka stimuluar të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje dhe që kanë një raport në çift. Edhe viti 2015 do t’ju dhurojë momente akoma më të bukura dhe pasionante. Do të zbuloni se logjika juaj do t’i bindë njerëzit që t’ju ngarkojnë me përgjegjësi dhe të keni edhe fuqinë për t’i ngarkuar me përgjegjësi. Por, duhet të keni kujdes. E gjitha kjo fuqi mund të shpërdorohet. Një flirt i rastësishëm mund të kthehet në një histori të nxehtë dhe një marrëdhënie si e juaja mund të marrë fund shpejt. Mjafton t’i besoni aftësisë suaj për shndërrimin e eksperiencave në aventura të paharrueshme dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë, ndryshe do të duhet t’i besoni komunikimit me fjalë të zgjedhura për ta mbajtur gjallë raportin në çift. Shtatori, tetori dhe nëntori do të jenë muajt më të qetë të vitit, si për ata që janë në çift edhe për beqarët që do të vënë pikat mbi i dhe do të jenë më të qetë për të kuptuar se çfarë duan.
Karriera dhe paratë – Do të rrethoheni gjatë Vitit të Ri nga një atmosferë serioze, ku do të ndjeheni më të bindur se çdo herë tjetër për punën dhe karrierën tuaj. Do të merrni një vrull energjie, që do t’ju surprizojë me intensitetin. Fuqitë e bindjes suaj do të zmadhohen në mënyrë të ndjeshme dhe do ta gjeni veten duke mësuar se në çfarë drejtimi janë rezultatet më interesante. Kjo do të zgjasë të paktën 3 muajt e parë të vitit, kur do të mund të merrni edhe oferta të reja. Shumë shpejt, në muajin prill do të duket sikur asgjë nuk ka qenë mirë. do të kërkohet nga ju që të jeni të hapur, të duruar dhe herë pas here të merrni frymë thellë përpara se të flisni. Për financat nuk do të jeni të interesuar. Por, në pjesën e parë të vitit është më mirë që të filloni të mendoni se si të investoni të ardhurat tuaja, edhe jo si t’i shpenzoni apo t’i keqpërdorni ato.
SHIGJETARI
Shëndeti – Ky është një vit i jashtëzakonshëm për ju. Admirim, respekt dhe autoritet do të jenë fjalët me të cilat do të mund t’ju përshkruajnë kur t’ju shohin të shëndetshëm dhe të kuruar deri në detajet më të vogla. E vetmja gjë që do t’i mungojë shëndetit tuaj psikologjik është modestia, me të cilën miqtë më të mirë tashmë janë mësuar. E megjithatë këshilla edhe pse do të ndiheni në mënyrë të shkëlqyer nuk mungon. Bëni mirë që të ushqeheni gjithnjë shëndetshëm, edhe pse ju ushtroheni. Mos abuzoni me kaloritë dhe gjumin e tepërt. Shijoni gjithçka në tavolinë, por gjithnjë me një masë të caktuar, nëse dëshironi që të shkëlqeni edhe për shumë vite të tjera. Vetëm muaji mars mund të ofrojë disa shqetësime të vogla, por që do të kalojnë edhe pa nevojën e një mjeku. Sepse mjeku është në mendjen tuaj.
Dashuria – Për ata persona që jetojnë një histori serioze ky do të jetë një vit ndryshimesh për shkak të krizave të partnerit në muajt e para të stinës së pranverës. Por, kryesisht marrëdhënia juaj në çift do të jetë elektrizuese, entuziaste, inovative dhe rigjeneruese. Jo çdo ndodhi që do t’ju godasë së jashtmi do të mund të lërë gjurmë në marrëdhënien tuaj në çift. Pra, në vitin 2015, jeta sentimentale do të jetë tepër e kënaqshme. Momentet më të bukura pritet të jenë në muajt tetor dhe nëntor. Ndërkohë që, muajt më të mirë për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak do të jenë qershori, korriku dhe gushti, pikërisht në këta muaj do të jetoni një aventurë të re tepër të këndshme. Por, gjithashtu edhe shumë gjëra do të jenë të paparashikuara. Dashuria do të vijë ashtu papritur, dhe befas ju, do të gjendeni ne krahët e një personi të ri. Nuk do të ishte e çuditshme, nëse ky person vjen nga një kulturë komplet ndryshe nga e juaja.
Karriera dhe paratë – Vitit që po vjen është edhe periudhë e mirë për pavarësi, nëse jeni përpjekur për një drejtim të ri. Vizioni juaj për karrierën do ta bëjë 2015-n akoma më të mirë se vitet e tjera. Çdokush me të cilin do të përballeni në punë do të dëgjojë atë që ju doni të dëgjojnë dhe kjo nuk do të jetë fare e vështirë për ju. Në mars është një periudhë e mirë për të kërkuar investime apo për të mbledhur projekte të reja. Jupiteri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj deri në fund të muajit nëntor. Kjo do të ndihet më tepër në anën financiare. Viti 2015 do të duket që në fillim, që është i jashtëzakonshëm për ekonominë tuaj. Projektet që do të arrini të realizoni do t’ju sigurojnë edhe shpërblime pozitive. Këto shpërblime do t’ju vlejnë për vite me radhë.
Shekulli
Leave a Reply