
MALLAKASTËR- Banorët e fshatit Drenovë janë ngritur sot në protestë kundër firmës naftënxjerrëse ‘Stream Oil’.
Në themel të kërkesave të banorëve protestues ishte dëmshpërblimi për ndotjen që shkakton firma.
“Na janë dëmtuar drurët frutorë nga ndotja, kërkojmë që firma të na dëmshpërblejë”, thonë ata.
Sipas tyre, asnjë prej banorëve të fshatit nuk është punësuar nga kjo firmë. Ata thonë më tej se do presin një reagim nga firma deri më 15 janar.
(ma.ar/BalkanWeb)


Leave a Reply