
Shkencëtarët janë duke hulumtuar nëse ngrënia e vezëve mund ta parandalojë humbjen e kujtesës dhe ta zvogëlojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore.
Në një studim gjashtëmujor amerikan, gjysma e pjesëmarrësve janë udhëzuar t’i hanë dy vezë në ditë dhe gjysma tjetër të mos i përdorin fare.
Të dy grupet do të testohen për kujtesë, fakte, rrjedhshmëri në të folur dhe jetëgjatësi, rënia e këtyre është një faktor mjaft i rrezikshëm për zhvillimin e sëmundjeve nervore më vonë gjatë jetës.
Vezët janë një ndër burimet më të mira ushqyese që ndikojnë në rregullimin e funksionit njohës.
Hulumtuesit e Universitetit “Tufts” në SHBA supozojnë se do të ketë një rritje të konsiderueshme në funksionimin e aspektit mendor për pjesëmarrësit e grupit që iu caktua përdorimi i vezëve./gazetaexpress/


Leave a Reply