
Ndryshimi i sistemit solli, rrjedhimisht, dhe ndryshimin e botëkuptimit të prindërve e komunitetit mbi edukimin. Kjo bëri që të ndryshojnë raportet e marrëdhënieve midis prindërve, por dhe midis tyre dhe shkollës e qeverisë. Në këto raporte morale, shoqërore, politike dhe ligjore, duhen parë dhe përgjegjësitë e edukimit.
Përgjegjësi që e kanë burimin në përcaktimin se kush vendos për qëllimet e edukimit dhe drejtimet e tij, për programet e tekstet mësimore, kush vendos për metodat e zbatimit të tyre apo ku dhe si, në ç’kushte do të realizohen.
Në relacionin e krijuar duhen përcaktuar dhe rolet; cili është roli i qeverisë, i prindërve dhe komunitetit, i mësuesve dhe shkollës. Pasi dihet se, sfida që has çdo shoqëri është të përcaktoje balancën e saktë të autoritetit dhe kontrollit të secilit.
Fëmija është në qendër të të gjitha marrëdhënieve të krijuara, i cili do të mësohet, edukohet e përgatitet për një shoqëri demokratike.
Pra, mbi këtë fëmijë do të ushtrojë ndikimin e vet drejtpërsëdrejti prindi, shkolla me të gjithë komponentët, dhe gjithë aktoret dhe faktorët e tjerë të shoqërisë civile në fushën e edukimit. Raportet tregojnë dukshëm rolin primar dhe thelbesor te prindit, te familjes. I theksova keto per lexuesin e thjeshtë, pasi per qeveritaret dhe te gjithe ata qe flasin per prioritete te arsimit dhe edukimit, keto i dine mire.
Mirepo, ne gjithe procesin e edukimit apo infrastruktures se shkolles, prinderit e komuniteti nuk pyeten fare ose fare pak, sa per te plotesuar garnituren e mbështetjes dhe qellimin formal te perfshirjes se prinderve.
Kjo menyre e terheqjes se mendimit te prinderve dhe komunitetit sherben per te mbuluar punet e bera keq nga pushtetaret, por dhe per te thene se ne punojme per ju dhe bejme ate qe doni ju, qe me se shumti, si propagande, kjo mund te binde te paditurit, apo kenaq ata me bindje te verber te krahut politik perkates.
Biles, ndonjehere, arrihet deri aty sa merren te mireqena e te vlefshme vetem mendimet dhe opsionet qe jep ndonje OJF e politizuar, dhe kjo pastaj shitet si nje arritje e madhe e terheqjes se mendimit te shoqerise civile. Nuk jemi kundra perfshirjes se gjithe aktoreve e faktoreve ne kete proces, perkundrazi.
Por, prinderit, shoqatat e tyre dhe gjithe komunteti, nuk duhen pare thjesht dhe vetem si perfitues te sistemit arsimor. Ata duhen konceptuar dhe trajtuar si aktore, partnere dhe oponente, se bashku me aktore te tjere te shoqerise civile.
Duke qene se arsimi është sherbimi me masiv qe shteti u ofron qytetareve dhe duke qene se prinderit jane kliente te shkolles, ata marrin rendesi te veçante jo vetem per shkollen, por edhe per organet drejtuese te arsimit, si ne nivel zonal, rajonal, ashtu edhe ne ate kombetar.
Keshtu qe, politika nuk duhet te jete hallke ndarese ne bashkepunimin midis prinderve, sepse parcelizohen prinderit dhe mendimet e tyre, nderkohe qe duhet nje ze i bashkuar dhe i fuqishem per te permiresuar edukimin. Per çdo rast, prinderit jane ta gatshem te bashkepunojne dhe te jene partnere per te miren e perbashket.
Perveç kësaj, ata duan te mbrojne dhe interesat e tyre, te bejne oponencen perkatese per ate qe nuk është e drejte, qe është abuzive, qe nuk është transparente, sepse duke blere sherbimet u lind dhe e drejta e kerkeses se llogarise.
Gjeresia e perfshirjes ne kete grupim dhe karakteri jopolitik, e ben ate me te hapur, me te drejtperdrejte, pa doreza e nenkuptime per te kerkuar ate qe i takon dhe per te bashkepunuar e mbështëtur ate qe duhet.
Ndertohen shkolla, kopshte, fusha, ndryshohen programe tekstesh apo struktura shkollore dhe keto behen per femijet, prinderit e komuntetin. Shume mire. Por si po behen?
A jane me cilesi apo sa per te kaluar radhen dhe na bien tavanet mbi koke? A na sherbejne programet e tekstet apo jane kthyer ne biznes? A vlen struktura e re e arsimit apo menyra e zbatimit është nje katrahure?
Prinderit nuk pyeten.
Kerkohet te luftohet korrupsioni ne arsim, por shtohen kurset e palicencuara, shtohen notat e kalimet me ryshfete.
Neper shkolla kryhen veprimtari te ligjshme, por edhe te paligjshme. Klasat apo palestrat shfrytezohen jashte orarit per kurse me leke, te padeklaruara.
Perseri prinderit nuk pyeten. Ne aktivitete apo ekskursione qe kushtojne me pak, u merren leke me teper nxenesve. Prinderve u thone, po deshe. Ndersa drejtorite e shkollave, drejtorite arsimore apo MASH-i, jo vetem heshtin se i kane gatuar vete, por dhe zerat e prinderve nuk i degjojne.
Prinderit duhen vetem kur ua do puna formalisht dhe per te ndihmuar shkollen me pune ose fonde. Edhe pse kane struktura institucionale e te bazuara ne ligj, si perfaqesues ne bordet e shkollave apo shoqatat e prinderve, zeri i tyre nuk degjohet ne organizmat shteterore, sepse nuk ka komunikim institucional, nuk ka perfaqesues te prinderve ne organizmat perkates.
Edhe ne qofte se prinderit kerkojne takim per te zgjidhur problemet, nuk i pret njeri, apo tejzgjatet afati, derisa humbet rendesia e problemit.
Prinderit, duke qene te shumte, kane dhe kapacitete te shumta te trajnuara nga shoqata e prinderve per te identifikuar e adresuar problemet, per te percaktuar prioritete e dhene mendim per zgjidhje, apo monitorimin e projekteve ne zbatim.
Ata jo vetem ndihmojne shkollen dhe edukimin e femijeve te tyre, por ndihmojne dhe ne hartimin e ligjeve efikase, ndihmojne ne perkrahjen e shtresave te margjinalizuara e vulnerabel dhe shume probleme te tjera sociale, duke dhene kontributin e tyre te disazeshem njeheresh.
Keto i realizojne me sukses, sepse jane ekuilibrues dhe te paanshem. Prinderit nuk kerkojne pushtet zyrtaresh e rrogetaresh. Ata kerkojne perfshirjen e tyre ne vendimmarrje, nepermjet terheqjes se mendimit dhe mundesise per kerkese llogarie.
Pra, duhen ndertuar strukturat perfaqesuese te prinderve. Keshtu ata nuk do te jene vetem bashkepunetore, por dhe partnere e oponente. Per te mbështetur perfshirjen e prinderve ne nivel lokal e kombëtar, duhen politika te qarta planifikimi e zbatimi.
Dhe kjo është e rendesishme, sepse zgjeron bazen e demokracise ne vendimmarrje dhe e forcon ate. Vendimet merren ne perputhje me interesat e komunitetit, behen me te zbatueshme e me te kontrollueshme, rritet transparenca dhe zvogelohet keqkuptimi e konflikti. Mbi te gjitha, rriten rezultatet e femijes, lehtesohet integrimi social dhe rritet mbështetja publike per edukimin.
Deri tani jo vetem qe nuk ka partneritet me prinderit, por çdo lloj bashkepunimi i është lene spontanitetit. Ne planifikim dhe ne zbatim. Kjo duket ne strategjine e arsimit, ne strategjite e sherbimeve sociale apo kujdesit social, ne luften kunder korrupsionit, etj., ku shkruhen dy rreshta, sa per mos t’i lene prapa liste, “se per keto probleme do te terhiqet dhe mendimi i prinderve”. Si, sa dhe kur, asgje.
Dhe thuajse asgje s’behet ne terheqjen e mendimit per planifikime dhe, aq me teper, asgje s’behet per te terhequr mendimin ne zbatimin e ketyre strategjive.
Është e vertete qe prinderit, nepermjet strukturave te tyre, nuk duhet te presin. Por është po aq e vertete qe mungesa e hapesires bashkepunuese, mungesa e deshires se mire dhe e nenvleresimit te rolit te prindit, ben qe ketyre nismave per bashkepunim e vendimmarrje t’u mbyllet dera pa filluar.
Pra, prinderit kane nevoje per me teper hapesira dhe mundesi bashkepunimi e partneriteti, sidomos per problemet e edukimit. Domosdo qe shkolla ka per detyre edhe terheqjen e prinderve ne kete proces, pasi mesuesit, si forca me e kualifikuar, duhet te jene promotori nxites e stimulues per perfshirjen e prinderve ne arsim.
Ndonjehere, me pa te drejte, prinderit ia lene gjithçka shkolles, dhe shkolla, me te drejte, kerkon ndihme e mbështetje. Por shkolla çfare ben per vete prinderit? Si i terheq drejt shkolles dhe si i ndihmon? Ne shkolla akoma nuk ka infrastrukture te krijuar per terheqjen e prinderve.
Mos ka ardhur koha, qe me zgjerimin fizik te tyre, shkollat te behen qendra komunitare? Qendra ku veç nxenesve, t’u sherbehet edhe prinderve?
Rendesi te veçante do te kishte, gjithashtu, dhe aftesimi i mesuesve te rinj qe, ne shkolle, nepermjet nje teksti te veçante per bashkepunimin me prinderit, me permbajtje teoriko-praktike.
Po keshtu, rol jo me pak te rendesishem do te luante dhe trajnimi i perbashket mesues-prinder, apo trajtimi ne media i problematikave te arsimit dhe te prinderve. Probleme keto qe s’mund te zgjidhen pa nje bashkepunim real midis prinderve, pushtetit vendor e atij qendror.
Ato kerkojne pune ne vazhdimesi, partneritet e oponence me aktoret e faktoret qe veprojne ne kete fushe. Duke qene te tille, prinderit behen bashkepergjegjes per edukimin.
Ata do te jene te gatshem t’i bashkojne kontributet e tyre me te gjithe aktoret e shoqerise civile qe duan te kontribuojne ne permiresimin e cilesise se arsimit shqiptar, per demokratizimin dhe emancipimin e metejshem te sistemit arsimor ne vendin tone.
Hysni ELEZI
Kryetar i Shoqates se Prinderve Tirane / Mësues matematike. 20 vjet në arsim


Leave a Reply