
Ushqimi i mëngjesit, apo vakti siç quhet ndryshe, nё kuptimin e mirёfilltё do tё thotë ndërprerje e urisë.
Është e vërtetë se trupi është i uritur gjatë natës dhe për këtë ai është i përgatitur, por, është shumë e dëmshme për shëndetin e organizmit kur uria vazhdon të zgjasë nga njëra darkë deri në drekën e ditës tjetër.
Studiuesit nga Universiteti Massachusetts kanë zbuluar se kapërcimi i ushqimit të mëngjesit rrit rrezikun nga obeziteti për 4.5 herë.
Ndërsa, nëse pritni më shumë se 90 minuta pas zgjimit që uria të kalojë, rreziku nga trashësia rritet po thuajse 50%.
Është e rëndësishme po ashtu të flini mirë para ngrënies së mëngjesit: Nëse flini më pak se 4 orë, çrregullohen hormonet të cilat kontrollojnë apetitin dhe rreziku për të shtuar në peshë rritet në rreth 234%.


Leave a Reply